( 1 Vote )
Bashkimi Evropian do të mbledhë sot ministrat e jashtëm për të diskutuar mbi Kosovën, pas mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Bëhet e ditur se Brukseli do t'i ofrojë Prishtinës dhe Beogradit mbështetje të plotë politike për dialog që synon ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore për një të ardhme më të mirë. Belgjika, e cila është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, ia ka bërë të ditur Beogradit se ajo që i intereson tani është sjellja e Serbisë pas vendimit të gjykatës. BBC citon burime të Brukselit të kenë thënë se shefat e diplomacive evropiane në takimin e sotëm për Kosovën do të mbështesin deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Baronesha Ashton në deklaratën e saj pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tha se e mirëpriste atë dhe se BE-ja do ta studionte me kujdes mendimin e dhënë në favor të pavarësisë.
Bashkimi Evropian do të mbledhë sot ministrat e jashtëm për të diskutuar mbi Kosovën, pas mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Bëhet e ditur se Brukseli do t'i ofrojë Prishtinës dhe Beogradit mbështetje të plotë politike për dialog që synon ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore për një të ardhme më të mirë. Belgjika, e cila është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, ia ka bërë të ditur Beogradit se ajo që i intereson tani është sjellja e Serbisë pas vendimit të gjykatës. BBC citon burime të Brukselit të kenë thënë se shefat e diplomacive evropiane në takimin e sotëm për Kosovën do të mbështesin deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Baronesha Ashton në deklaratën e saj pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tha se e mirëpriste atë dhe se BE-ja do ta studionte me kujdes mendimin e dhënë në favor të pavarësisë.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/07/2010 11:01 - Droutsas: Greqia do të shtjerrë çdo mundësi për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë
- 27/07/2010 10:55 - Ambasadori austriak në Kosovë rreh gruan, shkarkohet nga detyra
- 27/07/2010 09:59 - Parlamenti i Serbisë i jep mbështetje qeverisë për bisedime
- 26/07/2010 14:56 - 27 vendet antare të BE-së: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE
- 26/07/2010 12:44 - Jeremiq: 55 vende janë në prag të njohjes së Kosovës
Të vjetra:
- 26/07/2010 10:15 - Drashkoviq: Shumica e shteteve do ta pranojnë mendimin e GJND-së
- 26/07/2010 10:12 - Thaçi: Mendimi i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës
- 24/07/2010 12:49 - Presidenti Sejdiu në vizitë informale në Shqipëri
- 24/07/2010 12:46 - Albert Rohan bën thirrje për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e tjera të BE-së
- 24/07/2010 11:17 - Prishtina gati me 121 ftesa për vendet që s'e kanë njohur pavarësinë

