( 1 Vote )
Lideri i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se Kosova, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, pasi sipas tij, shumica e shteteve do ta pranojnë realitetin dhe mendimin e GJND-së.
Ai pohoi që Serbia ta pranojë mendimin e GJND-së për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës, të cilin e ka kërkuar vetë Beogradi, dhe duhet ta ndryshojë strategjinë shtetërore për Kosovën, duke iu përshtatur qëllimeve reale.
Në këtë kuadër, Drashkoviq, theksoi se Serbia me Bashkimin Evropian, duhet të kërkojë zgjidhjet më të mira për popullin serb dhe kishat në Kosovë dhe së bashku me BE-në, ta shkruaj një rezolutë, e cila do t’i paraqitej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Nuk jemi të detyruar ta pranojmë Kosovën, ashtu sikur që Kina nuk e njeh Tajvanin, por duhet të bashkëpunojmë”, i tha Drashkoviq, gazetës beogradase “Press”.
Sipas tij, zgjidhja duhet të kërkohet në dialog me BE-në, me bashkësinë e gjerë ndërkombëtare dhe me autoritetet në Prishtinë, njofton "Kosovapress".
Lideri i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se Kosova, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, pasi sipas tij, shumica e shteteve do ta pranojnë realitetin dhe mendimin e GJND-së. Ai pohoi që Serbia ta pranojë mendimin e GJND-së për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës, të cilin e ka kërkuar vetë Beogradi, dhe duhet ta ndryshojë strategjinë shtetërore për Kosovën, duke iu përshtatur qëllimeve reale.
Në këtë kuadër, Drashkoviq, theksoi se Serbia me Bashkimin Evropian, duhet të kërkojë zgjidhjet më të mira për popullin serb dhe kishat në Kosovë dhe së bashku me BE-në, ta shkruaj një rezolutë, e cila do t’i paraqitej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Nuk jemi të detyruar ta pranojmë Kosovën, ashtu sikur që Kina nuk e njeh Tajvanin, por duhet të bashkëpunojmë”, i tha Drashkoviq, gazetës beogradase “Press”.
Sipas tij, zgjidhja duhet të kërkohet në dialog me BE-në, me bashkësinë e gjerë ndërkombëtare dhe me autoritetet në Prishtinë, njofton "Kosovapress".
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/07/2010 10:55 - Ambasadori austriak në Kosovë rreh gruan, shkarkohet nga detyra
- 27/07/2010 09:59 - Parlamenti i Serbisë i jep mbështetje qeverisë për bisedime
- 26/07/2010 14:56 - 27 vendet antare të BE-së: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE
- 26/07/2010 12:44 - Jeremiq: 55 vende janë në prag të njohjes së Kosovës
- 26/07/2010 10:27 - BE diskuton sot për Kosovën
Të vjetra:
- 26/07/2010 10:12 - Thaçi: Mendimi i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës
- 24/07/2010 12:49 - Presidenti Sejdiu në vizitë informale në Shqipëri
- 24/07/2010 12:46 - Albert Rohan bën thirrje për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e tjera të BE-së
- 24/07/2010 11:17 - Prishtina gati me 121 ftesa për vendet që s'e kanë njohur pavarësinë
- 24/07/2010 11:12 - Hashim Rexhepi i drejtohet Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

