( 0 Votes )
Mungesën e kuorumit në fillim të seancën plenare, kryeministri Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar për të paraqitur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimet e fundit pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me këtë rast, kreu i ekzekutivit ka thënë se opinioni i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës, ka respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Thaçi ka thënë se opinioni i GJND-së ishte një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, por edhe për gjithë rajonin.
“Opinioni i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës, ka respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Po ashtu ka legjitimuar në gjithë botën pavarësinë e Kosovës. Ne kemi besuar gjithmonë në drejtësinë ndërkombëtare dhe çdo vendim e kemi marrë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka theksuar Thaçi, njofton "Kosovapress".
Ky vendim, sipas tij, nuk është kundër askujt, por është në dobi të paqes dhe stabilitetit dhe është një përgjigje e drejtë për gjithë botën për të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe shtet të pavarur.
Me prezantimin e opinionit të GJND-së, Thaçi ka theksuar se, Kosova u bë shteti më i legjitimuar në historinë e krijimit të shteteve, kurse vetë opinioni i GJND-së ishte i qartë, ashtu sikur që ishin përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.
“Ky vendim ka prekur edhe kujtesat tona për gjithë ata njerëz që sakrifikuan për lirinë e shtetit tonë dhe ka forcuar bindjen se rruga jonë ishte e drejtë dhe se duhet të vazhdojmë me këtë bindje dhe këtë punë. Ky vendim ka forcuar bazamentin e të kaluarës sonë, por edhe ka hapur perspektivën tonë. Ky vendim rrit përgjegjësinë tonë për konsolidimin e shtetit, për sjellje serioze, andaj edhe ne zotohemi se do të vazhdojmë të angazhohemi që besimin i botës demokratike, legjitimimin i pavarësisë ta shndërrojmë në punë dhe kontribut permanent për paqen, stabilitetin për botën demokratike”, është shprehur Thaçi para ligjvënësve, duke shtuar se vendimi i GJJND-së po ashtu i ka hapur Kosovës rrugë edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe për integrim në NATO, BE dhe OKB.
Duke njoftuar ligjvënësit për vizitën e tij në SHBA, kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se në takimet që ka zhvilluar atje, është rikonfirmuar edhe njëherë mbështetja e SHBA-së për qeverisjen e mirë në Kosovë, për luftën kundër korrupsionit dhe për ndërtimin e shtetit demokratik dhe multietnik.
Pas prezantimit të opinionit të GJND-së, sipas Thaçit, definitivisht i ka ardhur fundi përmbylljes së suksesshme të pavarësisë së mbikëqyrur.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ai ka ftuar të gjitha vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta marrin vendimin për njohjen e shtetit më të ri në botë.
E ndërkohë që kryeministri ka prezantuar në Kuvend qëndrimin e Qeverisë për zhvillimet e fundit, në seancën plenare është arritur kuorumi i nevojshëm për të vazhduar seancën me shqyrtimin e dytë Projektligjit për miniera dhe minerale, i cili është miratuar amandament pas amandamenti.
Në rend dite në seancën e sotme është edhe Projektligji për inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese dhe disa raporte të punës, sikur ai i Avokatit të Popullit, raporti i ART-së, raporti i Institutit Gjyqësor të Kosovës, raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Kompanisë së ujësjellësit rajonal “Prishtina” dhe disa raporte të tjera të agjencioneve të pavarura dhe institucioneve tjera.
Mungesën e kuorumit në fillim të seancën plenare, kryeministri Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar për të paraqitur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimet e fundit pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me këtë rast, kreu i ekzekutivit ka thënë se opinioni i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës, ka respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Thaçi ka thënë se opinioni i GJND-së ishte një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, por edhe për gjithë rajonin.
“Opinioni i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës, ka respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Po ashtu ka legjitimuar në gjithë botën pavarësinë e Kosovës. Ne kemi besuar gjithmonë në drejtësinë ndërkombëtare dhe çdo vendim e kemi marrë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka theksuar Thaçi, njofton "Kosovapress".
Ky vendim, sipas tij, nuk është kundër askujt, por është në dobi të paqes dhe stabilitetit dhe është një përgjigje e drejtë për gjithë botën për të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe shtet të pavarur.
Me prezantimin e opinionit të GJND-së, Thaçi ka theksuar se, Kosova u bë shteti më i legjitimuar në historinë e krijimit të shteteve, kurse vetë opinioni i GJND-së ishte i qartë, ashtu sikur që ishin përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.
“Ky vendim ka prekur edhe kujtesat tona për gjithë ata njerëz që sakrifikuan për lirinë e shtetit tonë dhe ka forcuar bindjen se rruga jonë ishte e drejtë dhe se duhet të vazhdojmë me këtë bindje dhe këtë punë. Ky vendim ka forcuar bazamentin e të kaluarës sonë, por edhe ka hapur perspektivën tonë. Ky vendim rrit përgjegjësinë tonë për konsolidimin e shtetit, për sjellje serioze, andaj edhe ne zotohemi se do të vazhdojmë të angazhohemi që besimin i botës demokratike, legjitimimin i pavarësisë ta shndërrojmë në punë dhe kontribut permanent për paqen, stabilitetin për botën demokratike”, është shprehur Thaçi para ligjvënësve, duke shtuar se vendimi i GJJND-së po ashtu i ka hapur Kosovës rrugë edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe për integrim në NATO, BE dhe OKB.
Duke njoftuar ligjvënësit për vizitën e tij në SHBA, kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se në takimet që ka zhvilluar atje, është rikonfirmuar edhe njëherë mbështetja e SHBA-së për qeverisjen e mirë në Kosovë, për luftën kundër korrupsionit dhe për ndërtimin e shtetit demokratik dhe multietnik.
Pas prezantimit të opinionit të GJND-së, sipas Thaçit, definitivisht i ka ardhur fundi përmbylljes së suksesshme të pavarësisë së mbikëqyrur.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ai ka ftuar të gjitha vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta marrin vendimin për njohjen e shtetit më të ri në botë.
E ndërkohë që kryeministri ka prezantuar në Kuvend qëndrimin e Qeverisë për zhvillimet e fundit, në seancën plenare është arritur kuorumi i nevojshëm për të vazhduar seancën me shqyrtimin e dytë Projektligjit për miniera dhe minerale, i cili është miratuar amandament pas amandamenti.
Në rend dite në seancën e sotme është edhe Projektligji për inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese dhe disa raporte të punës, sikur ai i Avokatit të Popullit, raporti i ART-së, raporti i Institutit Gjyqësor të Kosovës, raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Kompanisë së ujësjellësit rajonal “Prishtina” dhe disa raporte të tjera të agjencioneve të pavarura dhe institucioneve tjera.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/07/2010 09:59 - Parlamenti i Serbisë i jep mbështetje qeverisë për bisedime
- 26/07/2010 14:56 - 27 vendet antare të BE-së: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE
- 26/07/2010 12:44 - Jeremiq: 55 vende janë në prag të njohjes së Kosovës
- 26/07/2010 10:27 - BE diskuton sot për Kosovën
- 26/07/2010 10:15 - Drashkoviq: Shumica e shteteve do ta pranojnë mendimin e GJND-së
Të vjetra:
- 24/07/2010 12:49 - Presidenti Sejdiu në vizitë informale në Shqipëri
- 24/07/2010 12:46 - Albert Rohan bën thirrje për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e tjera të BE-së
- 24/07/2010 11:17 - Prishtina gati me 121 ftesa për vendet që s'e kanë njohur pavarësinë
- 24/07/2010 11:12 - Hashim Rexhepi i drejtohet Gjykatës së Qarkut në Prishtinë
- 24/07/2010 10:48 - Mendimi i Gj.N.D-së për Kosovën vë në lëvizje Abkhazinë dhe Osetinë Jugore

