( 0 Votes )
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Dretësisë për pavarësinë e Kosovës, ka bërë të reagojnë Abkhazia dhe Osetia Jugore.
E drejta për vetëvendosje e kosovarëve që u legjitimua dy ditë më parë në Hagë, u përshëndet nga liderët e rajoneve separatiste të shkëputura nga Gjeorgjia.
Kreu i De Fakto qeverisë së Abkhazisë, Sergei Shamba të shtunën bëri një paralelizëm në mes vendit të tij dhe Kosovës.
“Ky fakt konfirmon të drejtën e popullatës për vetëvendosje dhe gjithsesi që forcon argumentet tona. Nga ana tjetër gjithçka është e motivuar politikisht. Nëse ne do t’I adresoheshim Hagës, nuk ka asnjë garanci që do të merret vendimi i njejtë, edhe pse ne kemi më shumë argumente juridike, historike dhe morale”, tha Kryeministri i Abkhazisë, Sergei Shamba.
Nga ana tjetër, Zëvendësministri i Jashtëm i Osetisë Jugore Kazbulat Tshovrebov vlerësoi se vendimi i GJND-së për Kosovën, do të sjellë njohje të reja për vendin e tij.
“GJND-ja do të stimulojë shtetet tjera të konsiderojnë njohjen e pavarësisë tonë. Ne themi se pavarësia gjithashtu u shpall jashta ligjit ndërkombëtarë, por ne jemi të gatshëm ta dëshmojmë edhe në OKB për të drejtën tonë për mëvetësi”, është shprehur Tskhovrebov.
Dy rajonet e shkëputura nga Gjeorgjia deri më tani janë njohur vetëm nga Rusia, Venezuela, Nikaragua dhe Nauru.
Ndërkaq, shteti më i ri në botë Kosova, njihet nga 69 vende.
Pas vendimit të GJND-së pritet që shteti më i ri në botë të njihet edhe nga 40 vende tjera.
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Dretësisë për pavarësinë e Kosovës, ka bërë të reagojnë Abkhazia dhe Osetia Jugore. E drejta për vetëvendosje e kosovarëve që u legjitimua dy ditë më parë në Hagë, u përshëndet nga liderët e rajoneve separatiste të shkëputura nga Gjeorgjia.
Kreu i De Fakto qeverisë së Abkhazisë, Sergei Shamba të shtunën bëri një paralelizëm në mes vendit të tij dhe Kosovës.
“Ky fakt konfirmon të drejtën e popullatës për vetëvendosje dhe gjithsesi që forcon argumentet tona. Nga ana tjetër gjithçka është e motivuar politikisht. Nëse ne do t’I adresoheshim Hagës, nuk ka asnjë garanci që do të merret vendimi i njejtë, edhe pse ne kemi më shumë argumente juridike, historike dhe morale”, tha Kryeministri i Abkhazisë, Sergei Shamba.
Nga ana tjetër, Zëvendësministri i Jashtëm i Osetisë Jugore Kazbulat Tshovrebov vlerësoi se vendimi i GJND-së për Kosovën, do të sjellë njohje të reja për vendin e tij.
“GJND-ja do të stimulojë shtetet tjera të konsiderojnë njohjen e pavarësisë tonë. Ne themi se pavarësia gjithashtu u shpall jashta ligjit ndërkombëtarë, por ne jemi të gatshëm ta dëshmojmë edhe në OKB për të drejtën tonë për mëvetësi”, është shprehur Tskhovrebov.
Dy rajonet e shkëputura nga Gjeorgjia deri më tani janë njohur vetëm nga Rusia, Venezuela, Nikaragua dhe Nauru.
Ndërkaq, shteti më i ri në botë Kosova, njihet nga 69 vende.
Pas vendimit të GJND-së pritet që shteti më i ri në botë të njihet edhe nga 40 vende tjera.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/07/2010 10:12 - Thaçi: Mendimi i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës
- 24/07/2010 12:49 - Presidenti Sejdiu në vizitë informale në Shqipëri
- 24/07/2010 12:46 - Albert Rohan bën thirrje për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e tjera të BE-së
- 24/07/2010 11:17 - Prishtina gati me 121 ftesa për vendet që s'e kanë njohur pavarësinë
- 24/07/2010 11:12 - Hashim Rexhepi i drejtohet Gjykatës së Qarkut në Prishtinë
Të vjetra:
- 24/07/2010 10:29 - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi takon ekipin ligjor të Departamentit të Shtetit
- 23/07/2010 17:22 - Presidenti Ahtisari, Presidenti Josipoviç dhe Ambasadori Uizner urojnë Kosovën
- 23/07/2010 17:17 - Ki-moon bën thirrje për dialog kontruktiv Kosovë - Serbi
- 23/07/2010 11:13 - Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën e cila mbështet vendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:11 - Parlamenti Evropian mirëpret mendimin e Gj.N.D-së

