( 0 Votes )
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmit Sejdiu, dje dhe sot, ka pranuar urimet më të sinqerta për mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga burrështetas dhe presonalitete të shquara ndërkombëtare.
Në një njoftim të presidencës thuhet se Presidentin Sejdiu e përgëzuan ambasadori amerikan Frenk Uizner, ish-Presidenti i Findlandës, Nobelisti i Paqes Marti Ahtisari, Presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviç etj.
Në bisedën telefonike që pati me Presidentin Ahtisari, u vlerësuan të arriturat e deritanishme të popullit dhe të institucioneve të Kosovës. Presidenti Ahtisari e siguroi Presidentin Sejdiu se ai do të përkrahë edhe më tej afirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës kudo në botë.
Në këtë bisedë të përzemërt, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi i GJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund të ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhë njohjeve të reja.
Ndërkaq, duke i shprehur urimet e tij, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kroacisë, Presidenti Josipoviç theksoi gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmit Sejdiu, dje dhe sot, ka pranuar urimet më të sinqerta për mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga burrështetas dhe presonalitete të shquara ndërkombëtare.Në një njoftim të presidencës thuhet se Presidentin Sejdiu e përgëzuan ambasadori amerikan Frenk Uizner, ish-Presidenti i Findlandës, Nobelisti i Paqes Marti Ahtisari, Presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviç etj.
Në bisedën telefonike që pati me Presidentin Ahtisari, u vlerësuan të arriturat e deritanishme të popullit dhe të institucioneve të Kosovës. Presidenti Ahtisari e siguroi Presidentin Sejdiu se ai do të përkrahë edhe më tej afirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës kudo në botë.
Në këtë bisedë të përzemërt, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi i GJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund të ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhë njohjeve të reja.
Ndërkaq, duke i shprehur urimet e tij, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kroacisë, Presidenti Josipoviç theksoi gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/07/2010 12:46 - Albert Rohan bën thirrje për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e tjera të BE-së
- 24/07/2010 11:17 - Prishtina gati me 121 ftesa për vendet që s'e kanë njohur pavarësinë
- 24/07/2010 11:12 - Hashim Rexhepi i drejtohet Gjykatës së Qarkut në Prishtinë
- 24/07/2010 10:48 - Mendimi i Gj.N.D-së për Kosovën vë në lëvizje Abkhazinë dhe Osetinë Jugore
- 24/07/2010 10:29 - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi takon ekipin ligjor të Departamentit të Shtetit
Të vjetra:
- 23/07/2010 17:17 - Ki-moon bën thirrje për dialog kontruktiv Kosovë - Serbi
- 23/07/2010 11:13 - Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën e cila mbështet vendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:11 - Parlamenti Evropian mirëpret mendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:01 - Qeveria e Serbisë, mbledhje të jashtëzakonshme për Kosovën
- 23/07/2010 10:58 - Kryeministri Thaçi fton vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos humbin kohë për të vendosur

