( 0 Votes )
Me fytyrë të buzëqeshur e në mesin e miqve amerikan.
Kështu u duk kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, të enjten mbrëma në kryeqytetin më të fuqishëm të botës.
Xhorxh Washigntoni i Kosovës, sikur e quajti zëvendëspresidenti amerikan Xhozef Bajden, dy ditë më parë, duket sikur nuk ka mundur të gjejë një vend më të mirë, në ditën kur gjykata e Hagës e konfirmoi pavarësinë.
Pas krejt këtyre zhvillimeve, ai pati argumente të forta për të bërë një thirrje.
“Si lider i Kosovës, si Kryeministër i qeverisë, ftoj nga Uashingtoni të gjithë shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, të mos humbasin asnjë moment, dhe të njohin shtetin tonë”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Megjithatë, Thaci nuk harron fqinjët. Pati një ofertë edhe për Boris tadiqin e Serbisë
“Unë e ftoj Presidentin Tadiq të Serbisë, që të fillojmë së bashku të krijojmë një rezolutë për problemet e përbashkëta dhe çështjet teknike në mes Serbisë dhe Kosovës”, shtoi Thaçi.
Por çfarë deshi të thotë me këtë fjalinë e fundit?
“Desha të them që Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës sa më shpejtë që është e mundur, sepse askush s’ka arsye të shtyjë njohjen”.
Mesazh për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë pati edhe Departamenti i Shtetit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Phillip Crawley ka theksuar:
“GJND-ja e dha mendimin e vet që është në përputhje me qëndrimin e kahmotshëm të SHBA-së, se pavarësia e Kosovës është e ligjshme. Tani është koha që Kosova dhe Serbia të lënë anash dallimet, dhe të ecin para duke zhvilluar punë konstruktive dhe duke zgjidhur problemet praktike për të mirë e njerëzve që jetojnë në Kosovë, Serbi dhe rajon”
Gjykata e Botës të mërkurën i dha të drejtë të plotë shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shba mirëpriti këtë gjë dhe vetë sekretarja e shtetit u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.
Me fytyrë të buzëqeshur e në mesin e miqve amerikan.Kështu u duk kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, të enjten mbrëma në kryeqytetin më të fuqishëm të botës.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/07/2010 17:22 - Presidenti Ahtisari, Presidenti Josipoviç dhe Ambasadori Uizner urojnë Kosovën
- 23/07/2010 17:17 - Ki-moon bën thirrje për dialog kontruktiv Kosovë - Serbi
- 23/07/2010 11:13 - Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën e cila mbështet vendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:11 - Parlamenti Evropian mirëpret mendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:01 - Qeveria e Serbisë, mbledhje të jashtëzakonshme për Kosovën
Të vjetra:
- 23/07/2010 10:28 - Arrestohet guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi
- 22/07/2010 21:44 - Spanja përgëzon arritjen e Kosovës por e heshtur për njohje
- 22/07/2010 20:16 - Klinton bën thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës
- 22/07/2010 19:33 - Sh.B.A-ja dhe Rusia me mendime të ndryshme për pavarësinë e Kosovës
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së