( 3 Votes )
Policia e EULEX-it, ka arrestuar Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Hashim Rexhepin. Aksioni është ndërmarrë në në zyrën e tij në BQK e cila ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”në qendër të Prishtinës, rreth orës 10 të ditës së sotme.
Arrestimi I tij është bërë në lidhje me një hetim financiar për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.
Task Forcës Kundër Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka bastisur edhe shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, ndër të cilat edhe ajo e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dhe monitoruesit policor to EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, kanë hyrë në Bankën Qendrore për mbikqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale si dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave që janë aty .

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/07/2010 17:17 - Ki-moon bën thirrje për dialog kontruktiv Kosovë - Serbi
- 23/07/2010 11:13 - Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën e cila mbështet vendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:11 - Parlamenti Evropian mirëpret mendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:01 - Qeveria e Serbisë, mbledhje të jashtëzakonshme për Kosovën
- 23/07/2010 10:58 - Kryeministri Thaçi fton vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos humbin kohë për të vendosur
Të vjetra:
- 22/07/2010 21:44 - Spanja përgëzon arritjen e Kosovës por e heshtur për njohje
- 22/07/2010 20:16 - Klinton bën thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës
- 22/07/2010 19:33 - Sh.B.A-ja dhe Rusia me mendime të ndryshme për pavarësinë e Kosovës
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së
- 22/07/2010 19:09 - Krerët e Kosovës të lumtur me mendimin e Gj.N.D-së