( 0 Votes )
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen konstruktivisht në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, ndërsa ka apeluar në të gjitha ato shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.
Kosovapress njofton se Klinton vlerësoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me mendimin e saj këshillëdhënës vendosmërisht është pajtuar me pikëpamjen e mbajtur për një kohë të gjatë nga Shtetet e Bashkuara se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare.
“Kjo është pikëpamja që ne e kemi përcaktuar në përmbledhjen që ia kemi dorëzuar Gjykatës, si dhe në diskutimet gojore që ajo i mbajti dhjetorin e kaluar. Kosova është një shtet i pavarur dhe territori i saj është i pacenueshëm”, ka thënë ajo.
Sekretarja amerikane u ka bërë edhe thirrje shteteve të botës që tani të mos hezitojnë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Thërrasim të gjitha shtetet që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen konstruktivisht në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, dhe apelojmë në të gjitha ato shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, është shprehur ajo.
Sipas saj, Kosova dhe Serbia janë shtete mike dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara dhe se tani është koha që ato të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të lëvizin përpara, duke punuar së bashku konstruktivisht për të zgjidhur çështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popujve të Kosovës, Serbisë, dhe rajonit.
Ajo tha se ky është shtegu drejt ardhmërisë, si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe, ndërsa i ka mirëpritur përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar të dyja shtetet në realizimin e synimeve të tyre evropiane.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen konstruktivisht në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, ndërsa ka apeluar në të gjitha ato shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë. Kosovapress njofton se Klinton vlerësoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me mendimin e saj këshillëdhënës vendosmërisht është pajtuar me pikëpamjen e mbajtur për një kohë të gjatë nga Shtetet e Bashkuara se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare.
“Kjo është pikëpamja që ne e kemi përcaktuar në përmbledhjen që ia kemi dorëzuar Gjykatës, si dhe në diskutimet gojore që ajo i mbajti dhjetorin e kaluar. Kosova është një shtet i pavarur dhe territori i saj është i pacenueshëm”, ka thënë ajo.
Sekretarja amerikane u ka bërë edhe thirrje shteteve të botës që tani të mos hezitojnë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Thërrasim të gjitha shtetet që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen konstruktivisht në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, dhe apelojmë në të gjitha ato shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, është shprehur ajo.
Sipas saj, Kosova dhe Serbia janë shtete mike dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara dhe se tani është koha që ato të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të lëvizin përpara, duke punuar së bashku konstruktivisht për të zgjidhur çështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popujve të Kosovës, Serbisë, dhe rajonit.
Ajo tha se ky është shtegu drejt ardhmërisë, si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe, ndërsa i ka mirëpritur përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar të dyja shtetet në realizimin e synimeve të tyre evropiane.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/07/2010 11:11 - Parlamenti Evropian mirëpret mendimin e Gj.N.D-së
- 23/07/2010 11:01 - Qeveria e Serbisë, mbledhje të jashtëzakonshme për Kosovën
- 23/07/2010 10:58 - Kryeministri Thaçi fton vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos humbin kohë për të vendosur
- 23/07/2010 10:28 - Arrestohet guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi
- 22/07/2010 21:44 - Spanja përgëzon arritjen e Kosovës por e heshtur për njohje
Të vjetra:
- 22/07/2010 19:33 - Sh.B.A-ja dhe Rusia me mendime të ndryshme për pavarësinë e Kosovës
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së
- 22/07/2010 19:09 - Krerët e Kosovës të lumtur me mendimin e Gj.N.D-së
- 22/07/2010 15:13 - Gj.N.D - Pavarësia e Kosovës e ligjshme
- 22/07/2010 15:02 - Shtohen forcat e rendit në Mitrovicë

