( 0 Votes )
Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 2008, ishte e ligjshme. SHBA ka porositur Evropën se “është koha të bashkohet për një të ardhme të përbashkët”. “Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë ka pohuar fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e ligjshme, një gjykim të cilin ne e mbështesim. Tani është koha për Evropën të bashkohet për një të ardhme të përbashkët", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Crowley, në një deklaratë për shtyp, transmeton Express.
Në anën tjetër vlerësimi i GJND-së se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ka irrituar Rusinë, aleatin më të madh të Serbisë. Sipas zëvendës-shefit të Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës ruse, Slutsky Leonid, GJND-ja ka sjellë frikë se mund të rriten pretendimet për pavarësi nga vende të tjera. Diplomati rus ka thënë se me ky rast mund ta hapë "kutinë e Pandorës". Ai ka bërë dallimin në mes të asaj se pse duhet njohur Kosovën, e jo Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.
Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 2008, ishte e ligjshme. SHBA ka porositur Evropën se “është koha të bashkohet për një të ardhme të përbashkët”. “Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë ka pohuar fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e ligjshme, një gjykim të cilin ne e mbështesim. Tani është koha për Evropën të bashkohet për një të ardhme të përbashkët", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Crowley, në një deklaratë për shtyp, transmeton Express.Në anën tjetër vlerësimi i GJND-së se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ka irrituar Rusinë, aleatin më të madh të Serbisë. Sipas zëvendës-shefit të Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës ruse, Slutsky Leonid, GJND-ja ka sjellë frikë se mund të rriten pretendimet për pavarësi nga vende të tjera. Diplomati rus ka thënë se me ky rast mund ta hapë "kutinë e Pandorës". Ai ka bërë dallimin në mes të asaj se pse duhet njohur Kosovën, e jo Osetinë Jugore dhe Abkhazinë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/07/2010 11:01 - Qeveria e Serbisë, mbledhje të jashtëzakonshme për Kosovën
- 23/07/2010 10:58 - Kryeministri Thaçi fton vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos humbin kohë për të vendosur
- 23/07/2010 10:28 - Arrestohet guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi
- 22/07/2010 21:44 - Spanja përgëzon arritjen e Kosovës por e heshtur për njohje
- 22/07/2010 20:16 - Klinton bën thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës
Të vjetra:
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së
- 22/07/2010 19:09 - Krerët e Kosovës të lumtur me mendimin e Gj.N.D-së
- 22/07/2010 15:13 - Gj.N.D - Pavarësia e Kosovës e ligjshme
- 22/07/2010 15:02 - Shtohen forcat e rendit në Mitrovicë
- 22/07/2010 13:14 - Serbia nuk pret që Gj.N.D të vendosë në favor të Kosovës

