( 0 Votes )
Krerët e shtetit të Kosovës kanë përshëndetur mendimin e dhënë nga Gjykata ndërkombtëtare e Drejtësisë e cila ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pak çaste pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se ky mendim rikonfirmoi fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës ka qenë vendim në përputhje të plotë me të drejtën e popullit të Kosovës për pavarësi.
“Populli dhe institucionet e Kosovës e përshëndetin dhe e çmojnë lartë mendimin e drejtë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka deklaruar presidenti Sejdiu dhe ka shtuar se ky mendim përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t’i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Ai u bëri thirrje këtyre vendeve që ta njohin Republikën e Kosovës.
“Ky menim hap rrugë për progresin e më tejmë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu i ka bërë thirrje Republikës së Serbisë që t’i bashkëngjitet misionit të përgjithshëm të shteteve të rajonit, për integrim të përbashkët në institucionet euro-atlantike .
Lidhur më qasjen e Kosovës ndaj 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai pohoi se Kosova do të ketë qasje të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së, siç ka pasur edhe më parë.
Presidenti i Republikës në fund të paraqitjes së tij para mediave, ka thënë se “dita e sotme është ditë e bekume për Kosovën”.
“Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përgjigja më e mirë që i është dhënë botës për të drejtën e Kosovës si shtet legjitim dhe legal, si shtet i konsoliduar dhe funksional”, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke theksuar se kjo është një përgjigje e drejtë historike ndërkombëtare ndaj padrejtësive historike që janë bërë ndaj Kosovës.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, nga Uashingtoni, kryeministri Thaçi ka falënderuar gjithë mbështetësit e Kosovës, ndërkaq ka theksuar se opinioni i GJND-së paraqet një ditë historike për Republikën e Kosovës.
“Sot Kosova funksionon, do të funksionojë si shtet njëherë e përgjithmonë, sepse e ka edhe bekimin e të drejtës ndërkombëtare, e ka pasur edhe më herët, por sot është rikonfirmuar. Kështu që kjo është një fitore historike për Kosovën dhe rajonin, e në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë me punën tonë për një vend të mundësive të barabarta për të gjithë dhe për integrim në NATO, OKB dhe strukturat tjera euroatlantike”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se Kosova e ka ndërtuar bazën e saj legale dhe legjitime, ngase drejtuesit e institucioneve të saj kanë qenë të bindur për të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.
Me këtë rast, ai u ka dërguar mesazh gjithë qytetarëve të Kosovës për festë dinjitoze të këtij vendimi, ndërkaq ka thënë se askush nuk duhet të ndjehet si humbës, por të gjithë duhet ta ndjejnë këtë opinion si diçka që forcon shtetin.
Kreu i ekzekutivit të vendit, e ka konsideruar vendimin e sotëm si një sukses që duhet t’i dedikohet popullit të Kosovës dhe gjithë atyre njerëzve që kanë punuar dhe janë sakrifikuar në periudha të ndryshme për shtetin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shprehur mirënjohjen për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shpallja e pavarësisë pasqyronte vullnetin e popullit të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë, në të mirë të të dy popujve.
I pari i Kuvendit falënderoi të gjitha shtetet që kanë përkrahur Republikës e Kosovës në të gjitha proceset politike, dhe sidomos në kontributin e tyre pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në veçanti ato që kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
“Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare rikonfirmon edhe një here se deklarata e datës 17 shkurt 2008 që shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran ishte një akt i udhëheqësve të popullit që pasqyronin vullnetin e popullit të Kosovës dhe që i përgjigjej thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj.
Ai po ashtu shprehi gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë.
“Shprehim gatishmërinë tonë të sinqertë për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë në të mirë të të dy popujve tanë dhe të stabilitetit dhe prosperitetit politik, social dhe ekonomik të rajonit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi bëri thirrje edhe shteteve që nuk e kanë njohur akoma Republikën e Kosovës që ta njohin atë, duke shprehur bindjen që këto shtete do të gjejnë tek Republika e Kosovës një partner të sigurt dhe të denjë të familjes së shteteve paqedashëse në botë.
Ndryshe, Krasniqi paralajmëroi se mëngjesin e së premtes do të bisedojnë me grupet parlamentare dhe do të vendosin që nesër, ose të hënën, Kuvendi të zyrtarizojë mendimin këshillëdhënës së GJND-së, duke bërë edhe një deklaratë për këtë çështja.
Krerët e shtetit të Kosovës kanë përshëndetur mendimin e dhënë nga Gjykata ndërkombtëtare e Drejtësisë e cila ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare.Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pak çaste pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se ky mendim rikonfirmoi fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës ka qenë vendim në përputhje të plotë me të drejtën e popullit të Kosovës për pavarësi.
“Populli dhe institucionet e Kosovës e përshëndetin dhe e çmojnë lartë mendimin e drejtë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka deklaruar presidenti Sejdiu dhe ka shtuar se ky mendim përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t’i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Ai u bëri thirrje këtyre vendeve që ta njohin Republikën e Kosovës.
“Ky menim hap rrugë për progresin e më tejmë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu i ka bërë thirrje Republikës së Serbisë që t’i bashkëngjitet misionit të përgjithshëm të shteteve të rajonit, për integrim të përbashkët në institucionet euro-atlantike .
Lidhur më qasjen e Kosovës ndaj 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai pohoi se Kosova do të ketë qasje të bashkëpunimit me të gjitha vendet e BE-së, siç ka pasur edhe më parë.
Presidenti i Republikës në fund të paraqitjes së tij para mediave, ka thënë se “dita e sotme është ditë e bekume për Kosovën”.
“Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përgjigja më e mirë që i është dhënë botës për të drejtën e Kosovës si shtet legjitim dhe legal, si shtet i konsoliduar dhe funksional”, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke theksuar se kjo është një përgjigje e drejtë historike ndërkombëtare ndaj padrejtësive historike që janë bërë ndaj Kosovës.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, nga Uashingtoni, kryeministri Thaçi ka falënderuar gjithë mbështetësit e Kosovës, ndërkaq ka theksuar se opinioni i GJND-së paraqet një ditë historike për Republikën e Kosovës.
“Sot Kosova funksionon, do të funksionojë si shtet njëherë e përgjithmonë, sepse e ka edhe bekimin e të drejtës ndërkombëtare, e ka pasur edhe më herët, por sot është rikonfirmuar. Kështu që kjo është një fitore historike për Kosovën dhe rajonin, e në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë me punën tonë për një vend të mundësive të barabarta për të gjithë dhe për integrim në NATO, OKB dhe strukturat tjera euroatlantike”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se Kosova e ka ndërtuar bazën e saj legale dhe legjitime, ngase drejtuesit e institucioneve të saj kanë qenë të bindur për të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.
Me këtë rast, ai u ka dërguar mesazh gjithë qytetarëve të Kosovës për festë dinjitoze të këtij vendimi, ndërkaq ka thënë se askush nuk duhet të ndjehet si humbës, por të gjithë duhet ta ndjejnë këtë opinion si diçka që forcon shtetin.
Kreu i ekzekutivit të vendit, e ka konsideruar vendimin e sotëm si një sukses që duhet t’i dedikohet popullit të Kosovës dhe gjithë atyre njerëzve që kanë punuar dhe janë sakrifikuar në periudha të ndryshme për shtetin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shprehur mirënjohjen për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shpallja e pavarësisë pasqyronte vullnetin e popullit të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë, në të mirë të të dy popujve.
I pari i Kuvendit falënderoi të gjitha shtetet që kanë përkrahur Republikës e Kosovës në të gjitha proceset politike, dhe sidomos në kontributin e tyre pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në veçanti ato që kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
“Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare rikonfirmon edhe një here se deklarata e datës 17 shkurt 2008 që shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran ishte një akt i udhëheqësve të popullit që pasqyronin vullnetin e popullit të Kosovës dhe që i përgjigjej thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj.
Ai po ashtu shprehi gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë.
“Shprehim gatishmërinë tonë të sinqertë për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë në të mirë të të dy popujve tanë dhe të stabilitetit dhe prosperitetit politik, social dhe ekonomik të rajonit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi bëri thirrje edhe shteteve që nuk e kanë njohur akoma Republikën e Kosovës që ta njohin atë, duke shprehur bindjen që këto shtete do të gjejnë tek Republika e Kosovës një partner të sigurt dhe të denjë të familjes së shteteve paqedashëse në botë.
Ndryshe, Krasniqi paralajmëroi se mëngjesin e së premtes do të bisedojnë me grupet parlamentare dhe do të vendosin që nesër, ose të hënën, Kuvendi të zyrtarizojë mendimin këshillëdhënës së GJND-së, duke bërë edhe një deklaratë për këtë çështja.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 23/07/2010 10:28 - Arrestohet guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi
- 22/07/2010 21:44 - Spanja përgëzon arritjen e Kosovës por e heshtur për njohje
- 22/07/2010 20:16 - Klinton bën thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës
- 22/07/2010 19:33 - Sh.B.A-ja dhe Rusia me mendime të ndryshme për pavarësinë e Kosovës
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së
Të vjetra:
- 22/07/2010 15:13 - Gj.N.D - Pavarësia e Kosovës e ligjshme
- 22/07/2010 15:02 - Shtohen forcat e rendit në Mitrovicë
- 22/07/2010 13:14 - Serbia nuk pret që Gj.N.D të vendosë në favor të Kosovës
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë

