( 3 Votes )
“Gjykata ka arritur në përfundimin se adoptimi i deklaratës së pavarësisë së kosovës të datës 17. shkurt. Të vitit 2008 nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të këshillit të Sigurimit”, kjo ishte deklarata e kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada.
Kjo ishte përgjigjia që populli i Kosovës kërkontë prej më shumë se gjysëm viti, derisa shteti serb këtë e quante cenim të integritetit territorial.
Pala kosovare e udhëhequr nga kryediplomati i saj Skënder Hyseni dukej e qetë, derisa kundërshtari politik i tij Vuk Jeremiq, kokulur dëgjoi zërin e drëjtësisë së botës. Dukej të ishte casti i duhur për të shkruar me germa të mëdha këtë moment tjetër historik për Kosovën. Pala serbe, u shfaq e shpërqëndruar. Mirëpo krahas kësaj trupi gjykues në mënyrë unanime dha mendimin. Me 10 vota pro dhe 4 kundër të gjykatësve pavarësia e Kosovës tashmë është legjitime. Gjykatësi Owada, për gati 90 minuta arsyetoi vendimin. Sipas tij Asambleja e Përgjithshme do të marrë përgjigjen e një pyetje e cila sipas tij nuk kishte kontekst politik. “Ligji ndërkombëtar nuk rregullon aktin e deklaratës së pavarësisë e cila duhet të shihet si akt politik, por vetëm si një rregullore të brendshme kushtetuese e një vendi”, tha Owada. Korniza kushtetuese e Kosovës paraqet një karakter ndërkombëtar ligjor dhe juridik, është shprehur Ovada. Seanca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për dhënien e mendimit për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ka filluar në orën 15.00. Kryetari i gjykatës Osashi Ovada ka thënë se Gjykata nuk ka të drejtë të japë një vendim që ka të bëjë me një pyetje politike dhe për këtë sipas tij është bërë kujdes nga Asambleja e Përgjithshme që pyetja të jetë e qartë dhe e drejtpërdrejtë - Nëse shpallja e pavarësisë është e ligjshme apo jo? “Gjykata ka juridiksionin që të japë mendim këshilldhëns, por nuk do të thotë që është e detyruar që ta ushtrojë këtë juridiksion. Gjykata është treguar e kujdesshme”, ka thënë Ovada. Sipas tij, mendimi nuk do t’i jepet shteteve respektive por organit që kërkon përgjigje, pikërisht Asamblesë së Përgjithshme. “Gjykata e ka bërë të qartë se i takon organit që e ka dërguar pyetjen të marrë një vendim e jo gjykatës”, ka thënë Ovanda në fjalimin e tij të gjatë të mbajtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Gjykata nuk mund ta ndryshojë vlerësimin ndaj palës kërkuese, përvec nëse nuk ka baza për të ndryshuar vlerësimin”, ka theksuar ai. Çështja e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës iu parashtrua GJND-së nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në tetor të vitit 2008 me iniciativën e Serbisë.
“Gjykata ka arritur në përfundimin se adoptimi i deklaratës së pavarësisë së kosovës të datës 17. shkurt. Të vitit 2008 nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të këshillit të Sigurimit”, kjo ishte deklarata e kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada. Kjo ishte përgjigjia që populli i Kosovës kërkontë prej më shumë se gjysëm viti, derisa shteti serb këtë e quante cenim të integritetit territorial.
Pala kosovare e udhëhequr nga kryediplomati i saj Skënder Hyseni dukej e qetë, derisa kundërshtari politik i tij Vuk Jeremiq, kokulur dëgjoi zërin e drëjtësisë së botës. Dukej të ishte casti i duhur për të shkruar me germa të mëdha këtë moment tjetër historik për Kosovën. Pala serbe, u shfaq e shpërqëndruar. Mirëpo krahas kësaj trupi gjykues në mënyrë unanime dha mendimin. Me 10 vota pro dhe 4 kundër të gjykatësve pavarësia e Kosovës tashmë është legjitime. Gjykatësi Owada, për gati 90 minuta arsyetoi vendimin. Sipas tij Asambleja e Përgjithshme do të marrë përgjigjen e një pyetje e cila sipas tij nuk kishte kontekst politik. “Ligji ndërkombëtar nuk rregullon aktin e deklaratës së pavarësisë e cila duhet të shihet si akt politik, por vetëm si një rregullore të brendshme kushtetuese e një vendi”, tha Owada. Korniza kushtetuese e Kosovës paraqet një karakter ndërkombëtar ligjor dhe juridik, është shprehur Ovada. Seanca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për dhënien e mendimit për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ka filluar në orën 15.00. Kryetari i gjykatës Osashi Ovada ka thënë se Gjykata nuk ka të drejtë të japë një vendim që ka të bëjë me një pyetje politike dhe për këtë sipas tij është bërë kujdes nga Asambleja e Përgjithshme që pyetja të jetë e qartë dhe e drejtpërdrejtë - Nëse shpallja e pavarësisë është e ligjshme apo jo? “Gjykata ka juridiksionin që të japë mendim këshilldhëns, por nuk do të thotë që është e detyruar që ta ushtrojë këtë juridiksion. Gjykata është treguar e kujdesshme”, ka thënë Ovada. Sipas tij, mendimi nuk do t’i jepet shteteve respektive por organit që kërkon përgjigje, pikërisht Asamblesë së Përgjithshme. “Gjykata e ka bërë të qartë se i takon organit që e ka dërguar pyetjen të marrë një vendim e jo gjykatës”, ka thënë Ovanda në fjalimin e tij të gjatë të mbajtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Gjykata nuk mund ta ndryshojë vlerësimin ndaj palës kërkuese, përvec nëse nuk ka baza për të ndryshuar vlerësimin”, ka theksuar ai. Çështja e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës iu parashtrua GJND-së nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në tetor të vitit 2008 me iniciativën e Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 21:44 - Spanja përgëzon arritjen e Kosovës por e heshtur për njohje
- 22/07/2010 20:16 - Klinton bën thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës
- 22/07/2010 19:33 - Sh.B.A-ja dhe Rusia me mendime të ndryshme për pavarësinë e Kosovës
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së
- 22/07/2010 19:09 - Krerët e Kosovës të lumtur me mendimin e Gj.N.D-së
Të vjetra:
- 22/07/2010 15:02 - Shtohen forcat e rendit në Mitrovicë
- 22/07/2010 13:14 - Serbia nuk pret që Gj.N.D të vendosë në favor të Kosovës
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së

