( 0 Votes )
Derisa në Hagë po mbahet seanca nga e cila Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të dal me opinionin e saj për pavarësinë e Kosovës, serbët në pjesën veriore kanë paralajmëruar protestë nga ora 17.30 në sheshin kryesor të quajtur “Shumadija” dhe kjo ka barë që forcat e rendit të shtojnë numrin pjesëtarëve në të gjitha mjediset e banuara me popullatë të përzier në rajonin e Mitrovicës.
Deri më tani situata në qytetin e Mitrovicës paraqitet e qetë, porse paralajmërimet për protesta kanë reflektuar edhe në rritjen e gatishmërisë nga forcat e rendit.
Përveç paralajmërimit për protesta, bëhet e ditur se nga ora 17.00 në të gjitha kishat e veriut do të mbahen lutje për paqe dhe për vendim të favorshëm për palën serbe nga gjyqi i Hagës.
Kryetari i qarkut të rajonit të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq ka thënë se bëhet fjalë për protestë të qetë dhe se tani është shumë e rëndësishme që situata të mbetet e qetë.
“Ftoj qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe të qëndrojnë të qetë, pavarësisht vendimit të gjyqit të Hagës. Të gjithë ne, si dhe shteti ynë amë, Serbia, kurrë nuk do ta pranojmë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Presim vendim të favorshëm për ne, por pavarësisht vendimit ne do të qëndrojmë dinjitoz dhe të qetë në qëndrimet tona, dhe se Beogradi, jam i sigurt së bashku me ne do të kemi planin për çdo solucion”, ka thënë Nedelkoviq.
Ndërkohë Nysret Mehmeti nga policia e Kosovës, bëri të ditur se tashmë policia ka shtuar praninë e forcave të saj në pjesën veriore dhe në të gjitha zonat e banuara me popullatë të përzier.
Ndryshe, banorët e veriut kanë thënë se presin vendimin e gjyqit, por pavarësisht kësaj, ata mendojnë se situata do të mbetet e qetë.
Derisa në Hagë po mbahet seanca nga e cila Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të dal me opinionin e saj për pavarësinë e Kosovës, serbët në pjesën veriore kanë paralajmëruar protestë nga ora 17.30 në sheshin kryesor të quajtur “Shumadija” dhe kjo ka barë që forcat e rendit të shtojnë numrin pjesëtarëve në të gjitha mjediset e banuara me popullatë të përzier në rajonin e Mitrovicës. Deri më tani situata në qytetin e Mitrovicës paraqitet e qetë, porse paralajmërimet për protesta kanë reflektuar edhe në rritjen e gatishmërisë nga forcat e rendit.
Përveç paralajmërimit për protesta, bëhet e ditur se nga ora 17.00 në të gjitha kishat e veriut do të mbahen lutje për paqe dhe për vendim të favorshëm për palën serbe nga gjyqi i Hagës.
Kryetari i qarkut të rajonit të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq ka thënë se bëhet fjalë për protestë të qetë dhe se tani është shumë e rëndësishme që situata të mbetet e qetë.
“Ftoj qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe të qëndrojnë të qetë, pavarësisht vendimit të gjyqit të Hagës. Të gjithë ne, si dhe shteti ynë amë, Serbia, kurrë nuk do ta pranojmë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Presim vendim të favorshëm për ne, por pavarësisht vendimit ne do të qëndrojmë dinjitoz dhe të qetë në qëndrimet tona, dhe se Beogradi, jam i sigurt së bashku me ne do të kemi planin për çdo solucion”, ka thënë Nedelkoviq.
Ndërkohë Nysret Mehmeti nga policia e Kosovës, bëri të ditur se tashmë policia ka shtuar praninë e forcave të saj në pjesën veriore dhe në të gjitha zonat e banuara me popullatë të përzier.
Ndryshe, banorët e veriut kanë thënë se presin vendimin e gjyqit, por pavarësisht kësaj, ata mendojnë se situata do të mbetet e qetë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 20:16 - Klinton bën thirrje për njohje të mëtejshme të Kosovës
- 22/07/2010 19:33 - Sh.B.A-ja dhe Rusia me mendime të ndryshme për pavarësinë e Kosovës
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së
- 22/07/2010 19:09 - Krerët e Kosovës të lumtur me mendimin e Gj.N.D-së
- 22/07/2010 15:13 - Gj.N.D - Pavarësia e Kosovës e ligjshme
Të vjetra:
- 22/07/2010 13:14 - Serbia nuk pret që Gj.N.D të vendosë në favor të Kosovës
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së
- 21/07/2010 19:19 - Kosova në duart e kryetarit të Gj.N.D-së Hisashi Ovada?

