( 0 Votes )
Serbia nuk pret që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të vendos në favor të Kosovës. Këtë parashikim e dha Vuk Jeremiq, mëngjesin e së entjes nga Haga.
“Nuk pres që Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë të sjell një konkludim që i jep të drejtë shqiptarëve të Kosovës për secesionin, që do të bënte të pasigurt secilin kufi të botës dhe rajonit. Pres një mendim që është në raport me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.
Kryediplomati serb dha edhe një mesazh për bashkëkombësit e tij në Kosovë.
“Është mëse vendimtare që qytetarët tanë sot dhe në ditët e ardhshme të mos bien preh e provokimeve. Do të ketë përpjekje për tu destabilizuar krahina dhe territori ku ata jetojnë. Me rëndësi është që të ruhet maturia dhe qetësia, sepse kjo është një ditë e rëndësishme, por jo edhe e fundit në përpjekjet tona për luftën që kemi vendosur ta bëjmë.”
Ndërkaq nga Beogradi, Patriku Irinej seancën e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë quajti si një nga betejat më të rëndësishme në historinë serbe. Bile ftoi të gjithë besimtarët në kishë, për tu lutur për statusin e ardhshëm të Kosovës. “Dita e sotme është një ditë që duhet të sjellë zgjidhje të drejtë, për një çështje me rëndësi të madhe për popullin serb. Kjo është një përpjekje që të ruajmë atë që për shekuj të tërë i ka takuar popullit serb. E dimë se na presin edhe ditë tjera të vështira, kështu që bëj thirrje për maturi tek të gjithë serbët”, tha Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Mendimi i GJND-së për legalitetin e pavarësisë së Kosovës do të bëhet publik në orën 15.00. Ndërkohë Serbia, ka përgatitur një plan veprimi që ka për qëllim pengimin e vendeve të tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të ftojë të dyja palët për negociata. Si masë të parë, siç raportojnë mediat serbe, se në më shumë 50 vende Beogadi do të dërgojë emisarë diplomatikë të cilët, siç thuhet, do të shpjegojnë qëndrimin e Serbisë dhe nevojën që me negociata të arrihet një zgjidhje reciprokisht e pranueshme paqësore dhe e qëndrueshme.
Serbia nuk pret që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të vendos në favor të Kosovës. Këtë parashikim e dha Vuk Jeremiq, mëngjesin e së entjes nga Haga.“Nuk pres që Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë të sjell një konkludim që i jep të drejtë shqiptarëve të Kosovës për secesionin, që do të bënte të pasigurt secilin kufi të botës dhe rajonit. Pres një mendim që është në raport me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.
Kryediplomati serb dha edhe një mesazh për bashkëkombësit e tij në Kosovë.
“Është mëse vendimtare që qytetarët tanë sot dhe në ditët e ardhshme të mos bien preh e provokimeve. Do të ketë përpjekje për tu destabilizuar krahina dhe territori ku ata jetojnë. Me rëndësi është që të ruhet maturia dhe qetësia, sepse kjo është një ditë e rëndësishme, por jo edhe e fundit në përpjekjet tona për luftën që kemi vendosur ta bëjmë.”
Ndërkaq nga Beogradi, Patriku Irinej seancën e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë quajti si një nga betejat më të rëndësishme në historinë serbe. Bile ftoi të gjithë besimtarët në kishë, për tu lutur për statusin e ardhshëm të Kosovës. “Dita e sotme është një ditë që duhet të sjellë zgjidhje të drejtë, për një çështje me rëndësi të madhe për popullin serb. Kjo është një përpjekje që të ruajmë atë që për shekuj të tërë i ka takuar popullit serb. E dimë se na presin edhe ditë tjera të vështira, kështu që bëj thirrje për maturi tek të gjithë serbët”, tha Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Mendimi i GJND-së për legalitetin e pavarësisë së Kosovës do të bëhet publik në orën 15.00. Ndërkohë Serbia, ka përgatitur një plan veprimi që ka për qëllim pengimin e vendeve të tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të ftojë të dyja palët për negociata. Si masë të parë, siç raportojnë mediat serbe, se në më shumë 50 vende Beogadi do të dërgojë emisarë diplomatikë të cilët, siç thuhet, do të shpjegojnë qëndrimin e Serbisë dhe nevojën që me negociata të arrihet një zgjidhje reciprokisht e pranueshme paqësore dhe e qëndrueshme.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 19:33 - Sh.B.A-ja dhe Rusia me mendime të ndryshme për pavarësinë e Kosovës
- 22/07/2010 19:29 - NATO nuk do të tërheqë trupat e saj edhe pas mendimit të Gj.N.D-së
- 22/07/2010 19:09 - Krerët e Kosovës të lumtur me mendimin e Gj.N.D-së
- 22/07/2010 15:13 - Gj.N.D - Pavarësia e Kosovës e ligjshme
- 22/07/2010 15:02 - Shtohen forcat e rendit në Mitrovicë
Të vjetra:
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së
- 21/07/2010 19:19 - Kosova në duart e kryetarit të Gj.N.D-së Hisashi Ovada?
- 21/07/2010 19:13 - Medllin Ollbrajt rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës

