( 0 Votes )
Kuvendi i Kosovës ka shprehur shqetësimin për ndaljen e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në rigjykim në Hagë, ndërkohë që ka shprehur besimin e plotë në drejtësinë e Tribunalit të Hagës dhe në pafajësinë e Haradinajt.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit shqiptar, ka qenë e imponuar, ka qenë luftë e lavdishme për paqe dhe prosperitet për gjithë qytetarët e Kosovës.
“Një lajm i tillë ka shqetësuar gjithë opinionin, veç tjerash edhe për faktin se ai është bërë në prag të një vendimi të madh që është pritur nga gjithë qytetarët dhe forcat politike dhe nga institucionet e Kosovës, sikur se edhe Kuvendi. Prandaj ky rast është i dhimbshëm, është shqetësues dhe nuk duhet politizohet për ta akuzuar këtë apo atë. Ne edhe në të kaluarën jemi përmbajtur në gjykime të tilla. Edhe kësaj radhe drejtësia do të triumfojë dhe ne kemi besim në drejtësinë ndërkombëtare dhe presim të dalë e vërteta në shesh dhe Haradinaj t’i kthehet edhe familjes edhe politikës në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka kërkuar nga institucionet e vendit të bëjnë të gjitha veprimet zyrtare që Haradinaj të kthehet i pafajshëm në Kosovë, ta vazhdojë punën e tij, ndërkohë që ka shprehur bindjen e thellë për pafajësinë e tij.
Duke shprehur indinjatën e thellë për vendimin e tribunalit, Isufi ka thënë se qëndrimi i Haradinajt në Hagë i ka konvenuar dikujt.
Kurse deputetja tjetër e AAK-së, Melihate Tërmkolli ka shkuar më larg, duke paragjykuar se dikush po i gëzohet mbajtjes së Haradinajt në Hagë.
“Për rigjykimin e Haradinajt në këtë kohë po shihet shumë qartë se është e interesuar Serbia. Nuk duhet të gëzohet askush për këtë. Po vjen koha e Ramush Haradinajt dhe ai si kryeministër i Kosovës do të ketë shumë punë për ta ndërtuar vendin, të cilin po e shkatërrojnë kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu. Haradinaj po sakrifikon, sepse sakrifikojë dhe luftoi ai dhe familja e tij. Ai po paguan sepse punoi me presidentin Rugova, ai po paguan sepse nuk u bë hajni i Kosovës”, ka thënë Tërmkolli.
Edhe deputeti i PDK-së, Rexhep Hoti ka kërkuar nga institucionet që të ofrojnë gjithë ndihmën dhe garancionet e nevojshme në mënyrë që Haradinaj dhe të tjerët të mbrohen në kushte dhe rrethana normale.
Ndërkohë, deputetët kanë ngritur edhe çështje tjera, sikur që është procesi i privatizimit dhe problemet e fundit në PTK.
Deputetja e LDD-së, Besa Gaxherri ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendit të stopojnë privatizimin dhe ta monitorojnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit për punën që po bën.
Kurse Driton Tali ka kërkuar që të sqarohet deklarata e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha, i cili është ankuar se ka presion politik për punësime në postë.
Kryeparlamentari Krasniqi ka siguruar se as ai dhe as anëtarët e kryesisë nuk kanë telefonuar ndonjëherë për të punësuar dikë në PTK.
“Unë ju garantoi si kryetar i Kuvendit se asnjë rast, asnjë telefonatë askujt nuk ia kam bërë për punësim dhe konsideroj se edhe anëtarët e kryesisë kanë ndjek këtë rrugë. Ai është ankuar në ndonjë deputet, po në deputet, jo në organet drejtuese të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Krasniqi.
Ky i fundit është përballur edhe në këtë seancë me kritika të ligjvënësve, të cilët edhe këtë radhë kanë thënë se kryeparlamentari po sillet me metoda staliniste, por Krasniqi ka kërkuar nga ta që të kenë më shumë kulturë dhe të respektojnë rendin e ditës.
Ndryshe, në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka për shqyrtim të dytë Projektligjin për gjykatat, Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjin për Avokatin e Popullit, Projektligjin për grevat, Projektligjin për miniera dhe minerale dhe Projektligjin për inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese.
Kuvendi i Kosovës ka shprehur shqetësimin për ndaljen e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në rigjykim në Hagë, ndërkohë që ka shprehur besimin e plotë në drejtësinë e Tribunalit të Hagës dhe në pafajësinë e Haradinajt. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit shqiptar, ka qenë e imponuar, ka qenë luftë e lavdishme për paqe dhe prosperitet për gjithë qytetarët e Kosovës.
“Një lajm i tillë ka shqetësuar gjithë opinionin, veç tjerash edhe për faktin se ai është bërë në prag të një vendimi të madh që është pritur nga gjithë qytetarët dhe forcat politike dhe nga institucionet e Kosovës, sikur se edhe Kuvendi. Prandaj ky rast është i dhimbshëm, është shqetësues dhe nuk duhet politizohet për ta akuzuar këtë apo atë. Ne edhe në të kaluarën jemi përmbajtur në gjykime të tilla. Edhe kësaj radhe drejtësia do të triumfojë dhe ne kemi besim në drejtësinë ndërkombëtare dhe presim të dalë e vërteta në shesh dhe Haradinaj t’i kthehet edhe familjes edhe politikës në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka kërkuar nga institucionet e vendit të bëjnë të gjitha veprimet zyrtare që Haradinaj të kthehet i pafajshëm në Kosovë, ta vazhdojë punën e tij, ndërkohë që ka shprehur bindjen e thellë për pafajësinë e tij.
Duke shprehur indinjatën e thellë për vendimin e tribunalit, Isufi ka thënë se qëndrimi i Haradinajt në Hagë i ka konvenuar dikujt.
Kurse deputetja tjetër e AAK-së, Melihate Tërmkolli ka shkuar më larg, duke paragjykuar se dikush po i gëzohet mbajtjes së Haradinajt në Hagë.
“Për rigjykimin e Haradinajt në këtë kohë po shihet shumë qartë se është e interesuar Serbia. Nuk duhet të gëzohet askush për këtë. Po vjen koha e Ramush Haradinajt dhe ai si kryeministër i Kosovës do të ketë shumë punë për ta ndërtuar vendin, të cilin po e shkatërrojnë kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu. Haradinaj po sakrifikon, sepse sakrifikojë dhe luftoi ai dhe familja e tij. Ai po paguan sepse punoi me presidentin Rugova, ai po paguan sepse nuk u bë hajni i Kosovës”, ka thënë Tërmkolli.
Edhe deputeti i PDK-së, Rexhep Hoti ka kërkuar nga institucionet që të ofrojnë gjithë ndihmën dhe garancionet e nevojshme në mënyrë që Haradinaj dhe të tjerët të mbrohen në kushte dhe rrethana normale.
Ndërkohë, deputetët kanë ngritur edhe çështje tjera, sikur që është procesi i privatizimit dhe problemet e fundit në PTK.
Deputetja e LDD-së, Besa Gaxherri ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendit të stopojnë privatizimin dhe ta monitorojnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit për punën që po bën.
Kurse Driton Tali ka kërkuar që të sqarohet deklarata e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha, i cili është ankuar se ka presion politik për punësime në postë.
Kryeparlamentari Krasniqi ka siguruar se as ai dhe as anëtarët e kryesisë nuk kanë telefonuar ndonjëherë për të punësuar dikë në PTK.
“Unë ju garantoi si kryetar i Kuvendit se asnjë rast, asnjë telefonatë askujt nuk ia kam bërë për punësim dhe konsideroj se edhe anëtarët e kryesisë kanë ndjek këtë rrugë. Ai është ankuar në ndonjë deputet, po në deputet, jo në organet drejtuese të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Krasniqi.
Ky i fundit është përballur edhe në këtë seancë me kritika të ligjvënësve, të cilët edhe këtë radhë kanë thënë se kryeparlamentari po sillet me metoda staliniste, por Krasniqi ka kërkuar nga ta që të kenë më shumë kulturë dhe të respektojnë rendin e ditës.
Ndryshe, në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka për shqyrtim të dytë Projektligjin për gjykatat, Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligjin për Avokatin e Popullit, Projektligjin për grevat, Projektligjin për miniera dhe minerale dhe Projektligjin për inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 19:09 - Krerët e Kosovës të lumtur me mendimin e Gj.N.D-së
- 22/07/2010 15:13 - Gj.N.D - Pavarësia e Kosovës e ligjshme
- 22/07/2010 15:02 - Shtohen forcat e rendit në Mitrovicë
- 22/07/2010 13:14 - Serbia nuk pret që Gj.N.D të vendosë në favor të Kosovës
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
Të vjetra:
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së
- 21/07/2010 19:19 - Kosova në duart e kryetarit të Gj.N.D-së Hisashi Ovada?
- 21/07/2010 19:13 - Medllin Ollbrajt rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës
- 21/07/2010 19:08 - Serbia e quan triumf rigjykimin e Ramush Haradinajt
- 21/07/2010 19:01 - AKR optimiste për opinionin e Gj.N.D-së, keqardhës për Haradinajn

