( 1 Vote )
Vota e kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pritet të jetë vendimtare në përcaktimin e opinionit që do të japë ky institucion për Kosovën. Siç mësohet nga burimet diplomatike, nga 14 gjykatës sa ka GJND-ja për çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë, 7 prej tyre tashmë kanë votuar kundër kërkesës së Serbisë. Kjo sipas evropianëve, do të thotë se Kosova është vetëm një votë larg pranimit të një përgjigjeje më të favorshme. Ndërsa në anën tjetër është po aq në rrezik, meqë vota e kryetarit të Gjykatës së Botës Hisashi Ovada vlen sa dy të tjera, dhe rezultati mund të përmbysej në favor të Serbisë. Klan Kosova mëson nga burimet e saj të afërta me procesin, se Prishtina, është e përgatitur për të gjitha opsionet që mund t’i bëjë publike gjykata. Ministri Skender Hyseni, që do të mbajë konferencë shtypi menjëherë pasi të dihet opinioni, i ka të përgatitura komentet për të gjashtë apo shtatë versionet e opinionit. Qëndrimi i tij menëjherë do t’u bëhet i ditur vendeve mike. Sipas këtyre burimeve, ka gjasa që GJND-ja të mos pëgjigjet fare në pyetjen e shtruar, me arsyetimin se ajo është tepër e ngushtë dhe në të nuk mund të jepet kurrfarë opinioni. Një opsion tjetër është se kryetari do të thotë që shpallja nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, por se pavarësia e Kosovës është realitet në terren, dhe ai do ta këshillojë asamblenë e përgjithshme ta pranojë një gjë të tillë, duke dalë kështu në favor të Prishtinës. Klan kosova mëson po ashtu se të enjten, në selinë e shefit të ICO-së, Piter Fajth, do të mblidhen përfaqësuesit e grupit Mbikëqyrës ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht edhe ata të Quintit. Në orën 7 do të lëshohet një deklaratë, një draft të së cilës e ka parë klan Kosova. Në të varësisht, prej asaj cfarë do të thotë GJND, do të mirëpritet opinioni, nëse është për t’u mirëpritur, ose do të thuhet se ISG është në dijeni të atij mendimi, në rast se ai nuk është në favor të Prishtinës. Deklarata, bën thirrje për dialog mes republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, por vetëm për cështje teknike e në asnjë mënyrë për status.
Vota e kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pritet të jetë vendimtare në përcaktimin e opinionit që do të japë ky institucion për Kosovën. Siç mësohet nga burimet diplomatike, nga 14 gjykatës sa ka GJND-ja për çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë, 7 prej tyre tashmë kanë votuar kundër kërkesës së Serbisë. Kjo sipas evropianëve, do të thotë se Kosova është vetëm një votë larg pranimit të një përgjigjeje më të favorshme. Ndërsa në anën tjetër është po aq në rrezik, meqë vota e kryetarit të Gjykatës së Botës Hisashi Ovada vlen sa dy të tjera, dhe rezultati mund të përmbysej në favor të Serbisë. Klan Kosova mëson nga burimet e saj të afërta me procesin, se Prishtina, është e përgatitur për të gjitha opsionet që mund t’i bëjë publike gjykata. Ministri Skender Hyseni, që do të mbajë konferencë shtypi menjëherë pasi të dihet opinioni, i ka të përgatitura komentet për të gjashtë apo shtatë versionet e opinionit. Qëndrimi i tij menëjherë do t’u bëhet i ditur vendeve mike. Sipas këtyre burimeve, ka gjasa që GJND-ja të mos pëgjigjet fare në pyetjen e shtruar, me arsyetimin se ajo është tepër e ngushtë dhe në të nuk mund të jepet kurrfarë opinioni. Një opsion tjetër është se kryetari do të thotë që shpallja nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, por se pavarësia e Kosovës është realitet në terren, dhe ai do ta këshillojë asamblenë e përgjithshme ta pranojë një gjë të tillë, duke dalë kështu në favor të Prishtinës. Klan kosova mëson po ashtu se të enjten, në selinë e shefit të ICO-së, Piter Fajth, do të mblidhen përfaqësuesit e grupit Mbikëqyrës ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht edhe ata të Quintit. Në orën 7 do të lëshohet një deklaratë, një draft të së cilës e ka parë klan Kosova. Në të varësisht, prej asaj cfarë do të thotë GJND, do të mirëpritet opinioni, nëse është për t’u mirëpritur, ose do të thuhet se ISG është në dijeni të atij mendimi, në rast se ai nuk është në favor të Prishtinës. Deklarata, bën thirrje për dialog mes republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, por vetëm për cështje teknike e në asnjë mënyrë për status. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 15:02 - Shtohen forcat e rendit në Mitrovicë
- 22/07/2010 13:14 - Serbia nuk pret që Gj.N.D të vendosë në favor të Kosovës
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së
Të vjetra:
- 21/07/2010 19:13 - Medllin Ollbrajt rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës
- 21/07/2010 19:08 - Serbia e quan triumf rigjykimin e Ramush Haradinajt
- 21/07/2010 19:01 - AKR optimiste për opinionin e Gj.N.D-së, keqardhës për Haradinajn
- 21/07/2010 18:52 - Ambasadori Fitou nuk pret që Gj.N.D të flasë as bardhë e as zi
- 21/07/2010 15:38 - Kryeministri Thaçi: Besoj se Haradinaj do të dalë i pafajshëm nga Haga

