( 0 Votes )
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar sot një takim me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Medllin Ollbrajt.
Në takimin miqësor me Ollbrajt, kryeministri Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për kontributin që ka luajtur ish-sekretarja Ollbrajt në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe rolin që edhe sot luan Ollbrajt në mbështetje të zhvillimeve në Republikës së Kosovës.
Nga ana e saj, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medllin Ollbrajt rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës dhe theksoi se ndihet krenare me të arriturat që ka shënuar Kosova, posaçërisht në dy vitet e pavarësisë. Kryeministri Thaçi është takuar edhe me ambasadorin Frank Uisner, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për të arriturat e deritanishme të institucioneve të Kosovës. Kryeministri Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden, ndërsa nesër do të ketë takime në Kongresin e SHBA-së.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 13:14 - Serbia nuk pret që Gj.N.D të vendosë në favor të Kosovës
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së
- 21/07/2010 19:19 - Kosova në duart e kryetarit të Gj.N.D-së Hisashi Ovada?
Të vjetra:
- 21/07/2010 19:08 - Serbia e quan triumf rigjykimin e Ramush Haradinajt
- 21/07/2010 19:01 - AKR optimiste për opinionin e Gj.N.D-së, keqardhës për Haradinajn
- 21/07/2010 18:52 - Ambasadori Fitou nuk pret që Gj.N.D të flasë as bardhë e as zi
- 21/07/2010 15:38 - Kryeministri Thaçi: Besoj se Haradinaj do të dalë i pafajshëm nga Haga
- 21/07/2010 13:33 - Polici i Kosovës vret një person në tentim për t'a grabitur