( 0 Votes )
Një fitore e madhe e Tribunalit të Hagës, Serbisë dhe viktimave të luftës së Kosovës. Kështu u fol të mërkurën në Beograd, pas vendimit të Gjykatës për Krime Lufte për ish Jugosllavi, që Ramush Haradinaj të gjykohet përsëri.
Presidenti serb Boris Tadiq tha se ky është një lajm i mirë për drejtësinë dhe i keq për ata që kanë bërë krime në Kosovë. I kënaqur mbeti edhe Kryeministri serb Mirko Cvetkoviq. “Më vjen mirë që Gjykata po sillet në një raport me faktet. Lirimi i Haradinajt atëbotë nuk u bë për arsye u shpall i pafajshëm, por u bë për shkak se nuk kishte dëshmi të bollshme”, ka thënë Mirko Cvetkoviq, Kryeministër i Serbisë. E prokurori për Krime Luftë në Serbi Bruno Vekariq, këtë akt, që e quajti sukses, ia veshi kolegut të tij nga kryeqyteti holandez, Serzh Bramerc. Prokurori për krime lufte në Serbi Bruno Vekariq theksoi: “Ky është një hap i madh para drejtësisë për të gjithë viktimat në Kosovë, në atë periudhë të keqe. Është edhe një hap i mirë për zbutjen e tensioneve dhe rikonsulimit, sepse të gjithë kanë ndjenjën se u është bërë një padrejtësi e madhe”
Si Vekariq mendojnë shumë qytetarë. Ata thonë se Haradinaj duhet të gjykohet. “Është shumë e natyrshme sepse ka kryer krime”, thotë një banor serb. Në këto raste nuk mungojnë skeptikët. “Unë mendoj se e gjithë kjo është e planifikuar. Rezultati i tillë dihet më parë”, ka shtuar një qytetar në Serbi. Vendimi që ish kryeministri kosovar të rigjykohet, u mor vetëm një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shpallë mendimin për pavarësinë e Kosovës.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 12:44 - Në pritje të mendimit të Gj.N.D-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së
- 21/07/2010 19:19 - Kosova në duart e kryetarit të Gj.N.D-së Hisashi Ovada?
- 21/07/2010 19:13 - Medllin Ollbrajt rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës
Të vjetra:
- 21/07/2010 19:01 - AKR optimiste për opinionin e Gj.N.D-së, keqardhës për Haradinajn
- 21/07/2010 18:52 - Ambasadori Fitou nuk pret që Gj.N.D të flasë as bardhë e as zi
- 21/07/2010 15:38 - Kryeministri Thaçi: Besoj se Haradinaj do të dalë i pafajshëm nga Haga
- 21/07/2010 13:33 - Polici i Kosovës vret një person në tentim për t'a grabitur
- 21/07/2010 13:24 - Katër familje kërkuan të ngujohen përpara qeverisë