( 0 Votes )
Në pritje të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Aleanca Kosova e Re edhe një herë ka ritheksuar besimin e saj se opinioni i GJND-së do të konfirmojë të drejtën e pakontestueshme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi në kuadër të kufijve të njohur te Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht nga tashmë 69 shtete. Përmes një deklarate, AKR shpreson se pas këtij opinioni, institucionet vendimmarrëse të Kosovës do të përqendrohen ne strategjinë e njohjeve dhe ngritjen e efikasitetit të shtetësisë sonë, me fokusin e veçantë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ndërkaq, lidhur me ndalimin e liderit të AAK, Ramush Haradinaj në Tribunalin e Hagës, Aleanca Kosova e Re, shprehë keqardhjen për vendimin në fjalë dhe shprehë besimin në pafajësinë e tij. “AKR beson se edhe ne ketë rast do te mbrohet lufta e drejtë e UÇK-së, që ishte brenda normave të së drejtës ndërkombëtare për një lufte çlirimtare, që nuk u drejtua kundër civileve të pafajshëm”, thuhet nga AKR. Ndër të tjera, ky subjekt politik vlerëson reagimet e përmbajtura dhe thirrjet për vetëpërmbajtje te drejtuesve të AAK-së dhe i bashkëngjitet kësaj thirrjeje me besimin e plotë se edhe kësaj radhe drejtësia do të triumfojë.
Në pritje të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Aleanca Kosova e Re edhe një herë ka ritheksuar besimin e saj se opinioni i GJND-së do të konfirmojë të drejtën e pakontestueshme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi në kuadër të kufijve të njohur te Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht nga tashmë 69 shtete. Përmes një deklarate, AKR shpreson se pas këtij opinioni, institucionet vendimmarrëse të Kosovës do të përqendrohen ne strategjinë e njohjeve dhe ngritjen e efikasitetit të shtetësisë sonë, me fokusin e veçantë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërkaq, lidhur me ndalimin e liderit të AAK, Ramush Haradinaj në Tribunalin e Hagës, Aleanca Kosova e Re, shprehë keqardhjen për vendimin në fjalë dhe shprehë besimin në pafajësinë e tij. “AKR beson se edhe ne ketë rast do te mbrohet lufta e drejtë e UÇK-së, që ishte brenda normave të së drejtës ndërkombëtare për një lufte çlirimtare, që nuk u drejtua kundër civileve të pafajshëm”, thuhet nga AKR. Ndër të tjera, ky subjekt politik vlerëson reagimet e përmbajtura dhe thirrjet për vetëpërmbajtje te drejtuesve të AAK-së dhe i bashkëngjitet kësaj thirrjeje me besimin e plotë se edhe kësaj radhe drejtësia do të triumfojë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 22/07/2010 11:14 - Kuvendi i shqetësuar për ndaljen e Haradinajt në Hagë
- 22/07/2010 11:05 - Ambasadorja de Hauvere: Beogradi të veprojë mençurisht pas mendimit të Gj.N.D-së
- 21/07/2010 19:19 - Kosova në duart e kryetarit të Gj.N.D-së Hisashi Ovada?
- 21/07/2010 19:13 - Medllin Ollbrajt rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës
- 21/07/2010 19:08 - Serbia e quan triumf rigjykimin e Ramush Haradinajt
Të vjetra:
- 21/07/2010 18:52 - Ambasadori Fitou nuk pret që Gj.N.D të flasë as bardhë e as zi
- 21/07/2010 15:38 - Kryeministri Thaçi: Besoj se Haradinaj do të dalë i pafajshëm nga Haga
- 21/07/2010 13:33 - Polici i Kosovës vret një person në tentim për t'a grabitur
- 21/07/2010 13:24 - Katër familje kërkuan të ngujohen përpara qeverisë
- 21/07/2010 12:44 - Veteranët e UÇK-së kundështojnë vendimin për rigjykimin e Haradinajt dhe Brahimajt

