( 0 Votes )
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se lajmi për rigjykimin e Ramush Haradinajt ka qenë i papritur, por e ka shprehur besimin e tij se sikurse herën e parë edhe tani Haradinaj do të dal i pafajshëm nga ky gjykim i Tribunalit të Hagës.
Shefi i Qeverisë së Kosovës, ka bërë këtë deklaratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke qëndruar për një vizitë zyrtare atje.
Ai ka thënë se lajmi për rigjykimin e Ramush Haradinajt ka qenë i papritur, porse ka shprehur besimin se sikurse herën e parë edhe tani do të dëshmohet pafajësia e Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së.
“Lajmi për rigjykimin e zotëri Haradinajt ka qenë i papritur. Si kryeministër i Kosovës kam besim se ashtu siç ka dal i pafajshëm në gjykimin e parë, Haradinaj do të dal i pafajshëm edhe në gjykimin e dytë. Ne kemi besim te organet e drejtësisë dhe këtë Kosova e ka dëshmuar herët, por kemi besim edhe në pafajësinë e zotëri Haradinaj”, ka thënë Thaçi.
Në këtë rast, kryeministri e ka kujtuar faktin se Kosova në luftën e saj çlirimtare e ka fituar mbështetjen e të gjithë faktorit ndërkombëtar dhe botës demokratike, si të Uashingtonit, Brukselit dhe vendeve të NATO-s.
Edhe Qeveria e Kosovës ka reaguar të mërkurën ku thuhet se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellur me vëmendje procesin gjyqësor të shkallës së dytë dhe shpreh brengosje për procesin e rigjykimit ndaj Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, mirëpo është e bindur se Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur i pafajshëm.
“Qeveria Kosovës rithekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit, dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës”, thuhet më tej në deklaratë.
Aty theksohet se institucionet, qytetarët e Kosovës dhe vete Haradinaj kanë dhënë provat e bashkëpunimit dhe të besimit në drejtësinë ndërkombëtare, një gjë e cila sipas deklaratës së Qeverisë po rikonfirmohet edhe në rastin aktual.
“Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje qytetarëve që të kenë besim në drejtësinë ndërkombëtare, duke shprehur besimin e plotë se të bashkuar do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat para nesh, për çka qeveria jep garancione të duhura”, përfundon deklarata e dërguar disa orë pas marrjes së vendimit të dhomës së apelit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se lajmi për rigjykimin e Ramush Haradinajt ka qenë i papritur, por e ka shprehur besimin e tij se sikurse herën e parë edhe tani Haradinaj do të dal i pafajshëm nga ky gjykim i Tribunalit të Hagës. Shefi i Qeverisë së Kosovës, ka bërë këtë deklaratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke qëndruar për një vizitë zyrtare atje.
Ai ka thënë se lajmi për rigjykimin e Ramush Haradinajt ka qenë i papritur, porse ka shprehur besimin se sikurse herën e parë edhe tani do të dëshmohet pafajësia e Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së.
“Lajmi për rigjykimin e zotëri Haradinajt ka qenë i papritur. Si kryeministër i Kosovës kam besim se ashtu siç ka dal i pafajshëm në gjykimin e parë, Haradinaj do të dal i pafajshëm edhe në gjykimin e dytë. Ne kemi besim te organet e drejtësisë dhe këtë Kosova e ka dëshmuar herët, por kemi besim edhe në pafajësinë e zotëri Haradinaj”, ka thënë Thaçi.
Në këtë rast, kryeministri e ka kujtuar faktin se Kosova në luftën e saj çlirimtare e ka fituar mbështetjen e të gjithë faktorit ndërkombëtar dhe botës demokratike, si të Uashingtonit, Brukselit dhe vendeve të NATO-s.
Edhe Qeveria e Kosovës ka reaguar të mërkurën ku thuhet se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellur me vëmendje procesin gjyqësor të shkallës së dytë dhe shpreh brengosje për procesin e rigjykimit ndaj Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, mirëpo është e bindur se Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur i pafajshëm.
“Qeveria Kosovës rithekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit, dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës”, thuhet më tej në deklaratë.
Aty theksohet se institucionet, qytetarët e Kosovës dhe vete Haradinaj kanë dhënë provat e bashkëpunimit dhe të besimit në drejtësinë ndërkombëtare, një gjë e cila sipas deklaratës së Qeverisë po rikonfirmohet edhe në rastin aktual.
“Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje qytetarëve që të kenë besim në drejtësinë ndërkombëtare, duke shprehur besimin e plotë se të bashkuar do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat para nesh, për çka qeveria jep garancione të duhura”, përfundon deklarata e dërguar disa orë pas marrjes së vendimit të dhomës së apelit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 21/07/2010 19:19 - Kosova në duart e kryetarit të Gj.N.D-së Hisashi Ovada?
- 21/07/2010 19:13 - Medllin Ollbrajt rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës
- 21/07/2010 19:08 - Serbia e quan triumf rigjykimin e Ramush Haradinajt
- 21/07/2010 19:01 - AKR optimiste për opinionin e Gj.N.D-së, keqardhës për Haradinajn
- 21/07/2010 18:52 - Ambasadori Fitou nuk pret që Gj.N.D të flasë as bardhë e as zi
Të vjetra:
- 21/07/2010 13:33 - Polici i Kosovës vret një person në tentim për t'a grabitur
- 21/07/2010 13:24 - Katër familje kërkuan të ngujohen përpara qeverisë
- 21/07/2010 12:44 - Veteranët e UÇK-së kundështojnë vendimin për rigjykimin e Haradinajt dhe Brahimajt
- 21/07/2010 11:44 - AAK e bindur se lideri i saj është i pafajshëm, fton qytetarët të përmbahen
- 21/07/2010 09:58 - Dhoma e apelit: Haradinaj sërish në Gjykatën e Hagës - AAK e befasuar

