( 0 Votes )
Një polic i Kosovës vrau pasditen e së martës, rreth orës 17.00 një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur te antena në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Në një njoftim të policisë thuhet se gjatë procesit hetimor është zbuluar identiteti i personit të maskuar. Ai është B.S i moshës 35 vjeçare nga Fushë Kosova. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë. Sipas policisë, rasti ndodhi kur polici, identiteti i të cilit nuk u bë publik, kishte shkuar në rroba civile dhe me makinë private në Germi. Aty, polici u ndal nga një person i maskuar dhe i armatosur, i cili i kërkoi të hollat dhe telefonin. Sipas policisë, përveç kësaj, efektivi i tyre është sulmuar fizikisht nga i maskuari dhe i janë shkaktuar plagë. Më pas personi i armatosur ka dashur të largohet, por në ndërkohë zyrtari policor i ka kërkuar të ndalohet dhe të zbatojë urdhrat policore. Një gjë të tillë sipas policisë nuk e ka bërë i maskuari dhe polici ka shkrepur armën e tij zyrtare duke e lënë të vdekur. Ekzaminimi i vendit të ngjarjes për vrasjen e djeshme në Gërmi nga njësitet hetuese të Policisë së Kosovës, kanë vazhduar deri rreth orës 11.00 të ditës së mërkurë. Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Qarkut, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit policor si vazhdimësi e procedurave të rregullta hetimore.
Një polic i Kosovës vrau pasditen e së martës, rreth orës 17.00 një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur te antena në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Në një njoftim të policisë thuhet se gjatë procesit hetimor është zbuluar identiteti i personit të maskuar. Ai është B.S i moshës 35 vjeçare nga Fushë Kosova. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë. Sipas policisë, rasti ndodhi kur polici, identiteti i të cilit nuk u bë publik, kishte shkuar në rroba civile dhe me makinë private në Germi. Aty, polici u ndal nga një person i maskuar dhe i armatosur, i cili i kërkoi të hollat dhe telefonin. Sipas policisë, përveç kësaj, efektivi i tyre është sulmuar fizikisht nga i maskuari dhe i janë shkaktuar plagë. Më pas personi i armatosur ka dashur të largohet, por në ndërkohë zyrtari policor i ka kërkuar të ndalohet dhe të zbatojë urdhrat policore. Një gjë të tillë sipas policisë nuk e ka bërë i maskuari dhe polici ka shkrepur armën e tij zyrtare duke e lënë të vdekur. Ekzaminimi i vendit të ngjarjes për vrasjen e djeshme në Gërmi nga njësitet hetuese të Policisë së Kosovës, kanë vazhduar deri rreth orës 11.00 të ditës së mërkurë. Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Qarkut, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit policor si vazhdimësi e procedurave të rregullta hetimore. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 21/07/2010 19:13 - Medllin Ollbrajt rikonfirmon mbështetjen për Republikën e Kosovës
- 21/07/2010 19:08 - Serbia e quan triumf rigjykimin e Ramush Haradinajt
- 21/07/2010 19:01 - AKR optimiste për opinionin e Gj.N.D-së, keqardhës për Haradinajn
- 21/07/2010 18:52 - Ambasadori Fitou nuk pret që Gj.N.D të flasë as bardhë e as zi
- 21/07/2010 15:38 - Kryeministri Thaçi: Besoj se Haradinaj do të dalë i pafajshëm nga Haga
Të vjetra:
- 21/07/2010 13:24 - Katër familje kërkuan të ngujohen përpara qeverisë
- 21/07/2010 12:44 - Veteranët e UÇK-së kundështojnë vendimin për rigjykimin e Haradinajt dhe Brahimajt
- 21/07/2010 11:44 - AAK e bindur se lideri i saj është i pafajshëm, fton qytetarët të përmbahen
- 21/07/2010 09:58 - Dhoma e apelit: Haradinaj sërish në Gjykatën e Hagës - AAK e befasuar
- 20/07/2010 12:46 - Presidenti Sejdiu i sigurt se Gj.N.D do të shprehet pro Kosovës

