( 0 Votes )
Lajmi për rihapjen e pjesëshme të gjykimit të Ramush Haradinajt, Kryetarit të AAK-së, është një lajm shumë i keq për AAK, për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës. Ky është reagimi i AAK-së pas marrjes së vendimit.
AAK është tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit të Hagës, veçmas kur dihet që me një vendim unanim të Shkallës së Parë të këtij Tribunali, më 3 prill 2008, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.
Me tej në reagim thuhet:
“Ashtu si në marsin e vitit 2005, kur u shpall Aktakuza e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, ashtu edhe tani, në korrikun e vitit 2010, kur u mor vendimi për rihapjen e pjesësme të Gjykimit të Haradinajt, Kosova përballet me sprova të mëdha politike dhe të sigurisë.
Si AAK, jemi të bindur që proceset politike në Kosovë, veçmas ato që do të pasojnë në vijim të shpalljes që qëndrimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, këtë të enjte, me 22 korrik, do të dëmtohen thelbësisht.
Si AAK, jemi të sigurtë që si herën e parë, ashtu edhe tani, në Rigjykimin e pjesshëm që do të pasojë, shpresojmë, sa më parë që është e mundur, se Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së, do të shpallet plotësisht i pafajshëm”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet: “Gjatë gjithë këtyre viteve të rënda për të, për familjen e tij, për ne si AAK, Ramush Haradinaj është dëshmuar si njeri i fjalës, i parimeve, i respektimit të Ligjit dhe drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare. AAK fton qytetarët e Kosovës që të tregohen të matur dhe të pjekur si edhe herave të tjera, kur Kryetari i AAK-së, me shembullin e vet personal, ka treguar se si duhet të sillemi kur përballemi me sprovat e tilla. Këtë ia kemi borgj Ramush Haradinajt.
Ne si AAK, edhe kësaj radhe, shprehim bindjen tonë të palëkundur që AAK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe që Ramush Haradinaj do t’i prijë, si Kryeministër, Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Këtë ua kemi borgj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e cila erdhi vetëm pak minuta pas marrjes së vendimit të rigjykimin e liderit të partisë AAK dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Lajmi për rihapjen e pjesëshme të gjykimit të Ramush Haradinajt, Kryetarit të AAK-së, është një lajm shumë i keq për AAK, për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës. Ky është reagimi i AAK-së pas marrjes së vendimit.AAK është tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit të Hagës, veçmas kur dihet që me një vendim unanim të Shkallës së Parë të këtij Tribunali, më 3 prill 2008, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.
Me tej në reagim thuhet:
“Ashtu si në marsin e vitit 2005, kur u shpall Aktakuza e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, ashtu edhe tani, në korrikun e vitit 2010, kur u mor vendimi për rihapjen e pjesësme të Gjykimit të Haradinajt, Kosova përballet me sprova të mëdha politike dhe të sigurisë.
Si AAK, jemi të bindur që proceset politike në Kosovë, veçmas ato që do të pasojnë në vijim të shpalljes që qëndrimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, këtë të enjte, me 22 korrik, do të dëmtohen thelbësisht.
Si AAK, jemi të sigurtë që si herën e parë, ashtu edhe tani, në Rigjykimin e pjesshëm që do të pasojë, shpresojmë, sa më parë që është e mundur, se Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së, do të shpallet plotësisht i pafajshëm”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet: “Gjatë gjithë këtyre viteve të rënda për të, për familjen e tij, për ne si AAK, Ramush Haradinaj është dëshmuar si njeri i fjalës, i parimeve, i respektimit të Ligjit dhe drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare. AAK fton qytetarët e Kosovës që të tregohen të matur dhe të pjekur si edhe herave të tjera, kur Kryetari i AAK-së, me shembullin e vet personal, ka treguar se si duhet të sillemi kur përballemi me sprovat e tilla. Këtë ia kemi borgj Ramush Haradinajt.
Ne si AAK, edhe kësaj radhe, shprehim bindjen tonë të palëkundur që AAK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe që Ramush Haradinaj do t’i prijë, si Kryeministër, Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Këtë ua kemi borgj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e cila erdhi vetëm pak minuta pas marrjes së vendimit të rigjykimin e liderit të partisë AAK dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 21/07/2010 18:52 - Ambasadori Fitou nuk pret që Gj.N.D të flasë as bardhë e as zi
- 21/07/2010 15:38 - Kryeministri Thaçi: Besoj se Haradinaj do të dalë i pafajshëm nga Haga
- 21/07/2010 13:33 - Polici i Kosovës vret një person në tentim për t'a grabitur
- 21/07/2010 13:24 - Katër familje kërkuan të ngujohen përpara qeverisë
- 21/07/2010 12:44 - Veteranët e UÇK-së kundështojnë vendimin për rigjykimin e Haradinajt dhe Brahimajt
Të vjetra:
- 21/07/2010 09:58 - Dhoma e apelit: Haradinaj sërish në Gjykatën e Hagës - AAK e befasuar
- 20/07/2010 12:46 - Presidenti Sejdiu i sigurt se Gj.N.D do të shprehet pro Kosovës
- 20/07/2010 12:43 - David Filips: Kosova indentifikohet me korrupsionin
- 20/07/2010 11:16 - Ban Ki-Moon pret mendim pozitiv te GJ.N.D-së për Kosovën
- 20/07/2010 10:55 - Komsiç: Njohim tërësinë territoriale të Serbisë, pa Kosovën në të

