( 0 Votes )
Gjykata e Hagës do të rikthejë sërisht çështjen e Ramush Haradinajt. Vendimi është marrë sot nga dhoma e apelit. Në momentin e vendimit Haradinaj është parë të ishte emocionalisht i ftohtë kur gjyqtari urdhëroi rigjykimin.
Lajmi ka befasuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila nëpërmjet përfaqësuesit të saj Besnik Tahiri ka thënë për Klan Kosovën se AAK është në komunikim me ekipin mbrojtës për këtë vendim.
Në një komunikatë për media AAK ka bërë të ditur se Koordinatori i Ekipit të Mbrojtjes në Procesin e Ramush Haradinaj Michael O’Reilly, citon klientin e tij të ketë thënë se sot çështje më me rëndësi është opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës. Haradinaj gjatë transferimit të tij për në Hagë ka thënë se zhvillimet e fundit rreth rastit të tij duhet të shihen në një kontekst më të gjerë.
“Kosova ka bërë progres të madh, dhe ne duhet të vazhdojmë të besojmë në institucionet ndërkombëtare përkundër prapakthimeve të përkohshme”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj është arrestuar të martën nga policia e EULEX-it dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, në Hagë.
Dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi ka urdhëruar të ndalen në paraburgim edhe Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Aktakuza fillestare kundër Haradinajt dhe dy të bashkakuzuarve, u publikua më 4 maj 2005, ndërsa që të tre të akuzuarit janë dorëzuar në Gjykatën e Hagës më 9 mars 2005.
Haradinaj dhe Balaj në prill të vitit 2008 janë shpallur të pafajshëm nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërkaq Lahi Brahimaj është dënuar më 6 vjet burgim. Padia pohon se UÇK ka persekutuar dhe grabitur civilë të cilët kishin lidhje me forcat serbe në zonën e Dukagfjinit në 1998 dhe haradinaj, Balaj dhe Brahimaj ishin përgjegjës për krime dhe kishin për qëllim të konsolidonin kontrollin e UÇK-së përmes dëbimit të civilëve.
Më 3 prill të 2008, dhoma e gjykimit gjeti se nuk kishte prova të mjaftueshme për përfshirjen e një grupi kriminal i cili kryente terror dhe krime kundër njerëzimit. Haradinaj dhe Balaj u shfaqësuan nga të gjitha akuzat e padisë. Brahimaj u gjet fajtor për dhunim të ligjit të luftës dhe një numri të torturave dhe trajtimit mizor.
Gjykata e Hagës do të rikthejë sërisht çështjen e Ramush Haradinajt. Vendimi është marrë sot nga dhoma e apelit. Në momentin e vendimit Haradinaj është parë të ishte emocionalisht i ftohtë kur gjyqtari urdhëroi rigjykimin. Lajmi ka befasuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila nëpërmjet përfaqësuesit të saj Besnik Tahiri ka thënë për Klan Kosovën se AAK është në komunikim me ekipin mbrojtës për këtë vendim.
Në një komunikatë për media AAK ka bërë të ditur se Koordinatori i Ekipit të Mbrojtjes në Procesin e Ramush Haradinaj Michael O’Reilly, citon klientin e tij të ketë thënë se sot çështje më me rëndësi është opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës. Haradinaj gjatë transferimit të tij për në Hagë ka thënë se zhvillimet e fundit rreth rastit të tij duhet të shihen në një kontekst më të gjerë.
“Kosova ka bërë progres të madh, dhe ne duhet të vazhdojmë të besojmë në institucionet ndërkombëtare përkundër prapakthimeve të përkohshme”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj është arrestuar të martën nga policia e EULEX-it dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, në Hagë.
Dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi ka urdhëruar të ndalen në paraburgim edhe Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Aktakuza fillestare kundër Haradinajt dhe dy të bashkakuzuarve, u publikua më 4 maj 2005, ndërsa që të tre të akuzuarit janë dorëzuar në Gjykatën e Hagës më 9 mars 2005.
Haradinaj dhe Balaj në prill të vitit 2008 janë shpallur të pafajshëm nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërkaq Lahi Brahimaj është dënuar më 6 vjet burgim. Padia pohon se UÇK ka persekutuar dhe grabitur civilë të cilët kishin lidhje me forcat serbe në zonën e Dukagfjinit në 1998 dhe haradinaj, Balaj dhe Brahimaj ishin përgjegjës për krime dhe kishin për qëllim të konsolidonin kontrollin e UÇK-së përmes dëbimit të civilëve.
Më 3 prill të 2008, dhoma e gjykimit gjeti se nuk kishte prova të mjaftueshme për përfshirjen e një grupi kriminal i cili kryente terror dhe krime kundër njerëzimit. Haradinaj dhe Balaj u shfaqësuan nga të gjitha akuzat e padisë. Brahimaj u gjet fajtor për dhunim të ligjit të luftës dhe një numri të torturave dhe trajtimit mizor.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 21/07/2010 15:38 - Kryeministri Thaçi: Besoj se Haradinaj do të dalë i pafajshëm nga Haga
- 21/07/2010 13:33 - Polici i Kosovës vret një person në tentim për t'a grabitur
- 21/07/2010 13:24 - Katër familje kërkuan të ngujohen përpara qeverisë
- 21/07/2010 12:44 - Veteranët e UÇK-së kundështojnë vendimin për rigjykimin e Haradinajt dhe Brahimajt
- 21/07/2010 11:44 - AAK e bindur se lideri i saj është i pafajshëm, fton qytetarët të përmbahen
Të vjetra:
- 20/07/2010 12:46 - Presidenti Sejdiu i sigurt se Gj.N.D do të shprehet pro Kosovës
- 20/07/2010 12:43 - David Filips: Kosova indentifikohet me korrupsionin
- 20/07/2010 11:16 - Ban Ki-Moon pret mendim pozitiv te GJ.N.D-së për Kosovën
- 20/07/2010 10:55 - Komsiç: Njohim tërësinë territoriale të Serbisë, pa Kosovën në të
- 20/07/2010 10:30 - Bombë në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviq

