( 0 Votes )
Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic, ka porositur presidentin e Serbisë, Boris Tadiç se e njeh tërësinë territoriale të Serbisë pa Republikën e Kosovës.
Ai ka kërkuar nga Tadiç dhe ai i Kroacisë, Ivo Josipovic që të mos merren me Bosnjen dhe Hercegovinën, por siç ka thënë ai “t’i shikojnë punët e veta”.
Agjencia “Telegraf” njofton se anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i ka bërë këto komente pas takimit që patën të hënën në Beograd.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra në Republikën Serbe. Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nebojsa Radomanovic, ka deklaruar se Sarajeva nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës pavarësisht se çfarë mendon Komsic apo anëtari tjetër i Presidencës që përfaqëson njësinë boshnjake të kësaj federate.
Radomanovic ka deklaruar se për njohjen e Kosovës është e nevojshme të kenë një qëndrim të tria njesitë që përbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën (Kroate, Boshnjake dhe Serbe.
Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic, ka porositur presidentin e Serbisë, Boris Tadiç se e njeh tërësinë territoriale të Serbisë pa Republikën e Kosovës. Ai ka kërkuar nga Tadiç dhe ai i Kroacisë, Ivo Josipovic që të mos merren me Bosnjen dhe Hercegovinën, por siç ka thënë ai “t’i shikojnë punët e veta”.
Agjencia “Telegraf” njofton se anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i ka bërë këto komente pas takimit që patën të hënën në Beograd.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra në Republikën Serbe. Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nebojsa Radomanovic, ka deklaruar se Sarajeva nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës pavarësisht se çfarë mendon Komsic apo anëtari tjetër i Presidencës që përfaqëson njësinë boshnjake të kësaj federate.
Radomanovic ka deklaruar se për njohjen e Kosovës është e nevojshme të kenë një qëndrim të tria njesitë që përbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën (Kroate, Boshnjake dhe Serbe.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 21/07/2010 11:44 - AAK e bindur se lideri i saj është i pafajshëm, fton qytetarët të përmbahen
- 21/07/2010 09:58 - Dhoma e apelit: Haradinaj sërish në Gjykatën e Hagës - AAK e befasuar
- 20/07/2010 12:46 - Presidenti Sejdiu i sigurt se Gj.N.D do të shprehet pro Kosovës
- 20/07/2010 12:43 - David Filips: Kosova indentifikohet me korrupsionin
- 20/07/2010 11:16 - Ban Ki-Moon pret mendim pozitiv te GJ.N.D-së për Kosovën
Të vjetra:
- 20/07/2010 10:30 - Bombë në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviq
- 20/07/2010 10:27 - Vritet një banor i Fushë Kosovës
- 19/07/2010 18:01 - Shqiptarët kundështojnë ndërtimin e shtëpive të serbëve në Istog
- 19/07/2010 17:34 - OVL e UÇK-së: EULEX ndjek politikën e dyfytyrësisë
- 19/07/2010 16:54 - Beogradi kërkon drejtësi për serbët e Rahovecit

