( 0 Votes )
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ka kundërshtuar ashpër deklaratën e fundit të zv.shefit të EULEX-it, Roj Riv, i cili tha se ky mision nuk do të dërgojë njësitë speciale në veri të Kosovës.
Përmes një reagimi OVL e UÇK-së ka vlerësuar se kjo deklaratë është nga më tendenciozet dhe më të dëmshmet që janë dëgjuar ndonjëherë nga ky mekanizëm ndërkombëtar.
“Deklarimi i hapur që njësitet e EULEX-it nuk do të dërgohen në veri të Kosovës, tregon se EULEX nuk është serioz dhe po e legjitimon një ndarje të heshtur të veriut, duke e kundërshtuar direkt integritetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe duke legalizuar strukturat ilegale të Serbisë”, thuhet në reagimin e shoqatave të luftës.
Më tej, OVL e UÇK-së thekson se nëse EULEX vazhdon të ndjek këtë politikë të dyfytyrësisë, të dëmtimit të shtetit sovran për të cilin kanë derdhur gjak me mijëra bashkëluftëtarë, atëherë do të shqyrtojnë mundësitë e veprimit konform situatës së krijuar.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ka kundërshtuar ashpër deklaratën e fundit të zv.shefit të EULEX-it, Roj Riv, i cili tha se ky mision nuk do të dërgojë njësitë speciale në veri të Kosovës. Përmes një reagimi OVL e UÇK-së ka vlerësuar se kjo deklaratë është nga më tendenciozet dhe më të dëmshmet që janë dëgjuar ndonjëherë nga ky mekanizëm ndërkombëtar.
“Deklarimi i hapur që njësitet e EULEX-it nuk do të dërgohen në veri të Kosovës, tregon se EULEX nuk është serioz dhe po e legjitimon një ndarje të heshtur të veriut, duke e kundërshtuar direkt integritetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe duke legalizuar strukturat ilegale të Serbisë”, thuhet në reagimin e shoqatave të luftës.
Më tej, OVL e UÇK-së thekson se nëse EULEX vazhdon të ndjek këtë politikë të dyfytyrësisë, të dëmtimit të shtetit sovran për të cilin kanë derdhur gjak me mijëra bashkëluftëtarë, atëherë do të shqyrtojnë mundësitë e veprimit konform situatës së krijuar.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 20/07/2010 11:16 - Ban Ki-Moon pret mendim pozitiv te GJ.N.D-së për Kosovën
- 20/07/2010 10:55 - Komsiç: Njohim tërësinë territoriale të Serbisë, pa Kosovën në të
- 20/07/2010 10:30 - Bombë në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviq
- 20/07/2010 10:27 - Vritet një banor i Fushë Kosovës
- 19/07/2010 18:01 - Shqiptarët kundështojnë ndërtimin e shtëpive të serbëve në Istog
Të vjetra:
- 19/07/2010 16:54 - Beogradi kërkon drejtësi për serbët e Rahovecit
- 19/07/2010 16:42 - Kryeministri Hashim Thaçi fillon vizitën zyrtare në Sh.B.A
- 19/07/2010 13:47 - Presidenca e Rusisë në OKB, seancë të veçantë për Kosovën
- 19/07/2010 13:40 - Maqedonia nuk ndryshon qëndrim mbi Kosovën, pavarësisht mendimit të Gj.N.D-së
- 19/07/2010 10:05 - BE diskuton më 26 korrik për Kosovën

