( 0 Votes )
Zyrtarët qeveritarë bashkë me përfaqësuesit e familjeve të serbëve të rrëmbyer dhe të zhdukur në Kosovë, thanë të hënën se kaluan 12 vjet e nuk kanë parë të jenë dënuar përgjegjësit për krimet që sipas tyre ndodhën në qytezën kosovare.
Sekretarja e kësaj shoqate, Olgica Boganoviq, thotë se familjarët janë të pakënaqur me punën e organeve të drejtësisë.
“Nëse 12 vite nuk janë mjaftuar për të mbledhur dëshmitë për krimet dhe kriminelët, pyesim se edhe sa kohë do të nevojitet për të arritur një gjë të tillë?”
Kreu i komisionit qeveritar serb për të pagjeturit, Velko Odaloviq tha se kjo tragjedi është më e madhe për faktin se familjarët e din se kush është përgjegjës për këto krime.
“EULEXi dhe përgjegjësit tjerë në Kosovë nuk ndërmarrin asgjë kundër këtyre njerëzve, me gjithë faktin se ekzistojnë dëshmitarët e dëshmitë”, tha Odaloviq.
Sipas shoqatës që merret me fatin e serbëve të rrëmbyer e të zhdukur në Kosovë, në periudhën mes 11 e 22 korrikut 1998, në rajonin e Rahovecit, pjesëtarët e UCK-së kishin rrëmbyer dhe dërguar në llogore rreth 100 serbë e romë, kryesisht civilë, nga të cilët 7 ishin vrarë gjatë një sulmi ndaj tyre. Më vonë, sipas tyre ishin liruar 60 veta, ndërsa 36 të tjerë ishin vrarë.
Zyrtarët qeveritarë bashkë me përfaqësuesit e familjeve të serbëve të rrëmbyer dhe të zhdukur në Kosovë, thanë të hënën se kaluan 12 vjet e nuk kanë parë të jenë dënuar përgjegjësit për krimet që sipas tyre ndodhën në qytezën kosovare. Sekretarja e kësaj shoqate, Olgica Boganoviq, thotë se familjarët janë të pakënaqur me punën e organeve të drejtësisë.
“Nëse 12 vite nuk janë mjaftuar për të mbledhur dëshmitë për krimet dhe kriminelët, pyesim se edhe sa kohë do të nevojitet për të arritur një gjë të tillë?”
Kreu i komisionit qeveritar serb për të pagjeturit, Velko Odaloviq tha se kjo tragjedi është më e madhe për faktin se familjarët e din se kush është përgjegjës për këto krime.
“EULEXi dhe përgjegjësit tjerë në Kosovë nuk ndërmarrin asgjë kundër këtyre njerëzve, me gjithë faktin se ekzistojnë dëshmitarët e dëshmitë”, tha Odaloviq.
Sipas shoqatës që merret me fatin e serbëve të rrëmbyer e të zhdukur në Kosovë, në periudhën mes 11 e 22 korrikut 1998, në rajonin e Rahovecit, pjesëtarët e UCK-së kishin rrëmbyer dhe dërguar në llogore rreth 100 serbë e romë, kryesisht civilë, nga të cilët 7 ishin vrarë gjatë një sulmi ndaj tyre. Më vonë, sipas tyre ishin liruar 60 veta, ndërsa 36 të tjerë ishin vrarë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 20/07/2010 10:55 - Komsiç: Njohim tërësinë territoriale të Serbisë, pa Kosovën në të
- 20/07/2010 10:30 - Bombë në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviq
- 20/07/2010 10:27 - Vritet një banor i Fushë Kosovës
- 19/07/2010 18:01 - Shqiptarët kundështojnë ndërtimin e shtëpive të serbëve në Istog
- 19/07/2010 17:34 - OVL e UÇK-së: EULEX ndjek politikën e dyfytyrësisë
Të vjetra:
- 19/07/2010 16:42 - Kryeministri Hashim Thaçi fillon vizitën zyrtare në Sh.B.A
- 19/07/2010 13:47 - Presidenca e Rusisë në OKB, seancë të veçantë për Kosovën
- 19/07/2010 13:40 - Maqedonia nuk ndryshon qëndrim mbi Kosovën, pavarësisht mendimit të Gj.N.D-së
- 19/07/2010 10:05 - BE diskuton më 26 korrik për Kosovën
- 19/07/2010 10:00 - Në Partesh u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve

