( 0 Votes )
Sipas një njoftimi të zyrës për media të kryeministrisë thuhet se në ditën e parë të vizitës, kryeministri Thaçi është pritur në Bankën Botërore nga Zëvendëspresidenti për Evropë dhe Azinë Qëndrore i Bankës Botërore, Philippe Le Houerou.
Në takim është diskutuar për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, për rolin dhe mbështetjen e Bankës Botërore në zhvillimin e kapaciteteve ekonomike, që do të ndikojnë në forcimin e ekonomisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se kryeministri Thaçi ka vlerësuar hapat që janë ndërmarrë me koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, hidrocentralit të Zhurit, si dhe projektin e madh të ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdarë.
Kryeministri Thaçi në takim me Zëvendëspresidenti e Bankës Botërore, Philippe Le Houerou vlerësoi lartë mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës në kuadër të procesit shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, që është parakusht i domodoshëm për integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike.
Nga ana e tij, zëvendëspresidenti për Evropë dhe Azinë Qëndrore i Bankës Botërore, Philippe Le Houerou shprehu konsidetatat më të larta për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për punën dhe përkushtimin që ka treguar Qeveria e Republikës së Kosovës në avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë.
Philippe Le Houerou theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë të përkrahë në mënyrë të vazhdueshme Kosovën në kuadër të këtyre proceseve.
Po sot pasdite, sipas kohës amerikane, në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë takime me drejtorin menaxhues të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn dhe me drejtorin ekzekutiv, Arrigo Sadun.
Në mbrëmje, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me ambasadorin Morton Abramowitz.
Të martën, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime në Departmentin e Shtetit, ndërsa në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë ligjëratën me temën “Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh”.
Të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kryeministri Thaçi do të pritet nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden, ndërsa të enjten do të zhvillojë takime në Kongresin e SHBA-ve.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 20/07/2010 10:30 - Bombë në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviq
- 20/07/2010 10:27 - Vritet një banor i Fushë Kosovës
- 19/07/2010 18:01 - Shqiptarët kundështojnë ndërtimin e shtëpive të serbëve në Istog
- 19/07/2010 17:34 - OVL e UÇK-së: EULEX ndjek politikën e dyfytyrësisë
- 19/07/2010 16:54 - Beogradi kërkon drejtësi për serbët e Rahovecit
Të vjetra:
- 19/07/2010 13:47 - Presidenca e Rusisë në OKB, seancë të veçantë për Kosovën
- 19/07/2010 13:40 - Maqedonia nuk ndryshon qëndrim mbi Kosovën, pavarësisht mendimit të Gj.N.D-së
- 19/07/2010 10:05 - BE diskuton më 26 korrik për Kosovën
- 19/07/2010 10:00 - Në Partesh u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve
- 19/07/2010 09:49 - Presidenti Josipovic: Kroacia nuk do të përzihet në çështjen e Kosovës