( 0 Votes )
Autoritetet në Beograd presin që qëndrimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë në favor të tyre.
Kryeministri serb Mirko Cvetkoviq, në një intervistë për AFP-në, tha se Serbia pret që opinioni i GJND-së të jetë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë ilegale.
Pas kësaj ai pret që të pasoi edhe fillimi i bisedimeve të reja, pasi që, sipas Cvetkociqit, vetëm me dialog mund të tejkalohet situata e tashme e rëndë në Kosovë.
Ndërkohë ekspertja për Ballkanin Perëndimor, Xhudi Bat në një artikull të saj për fondin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dialogut të politikës së Jashtme, FRIDE, ka vlerësuar se mendimi i GJND-së nuk do të mund t'a zgjidhë qartë çështjen politike të pavarësisë së Kosovës dhe do të ketë efekt praktik mjaftë të vogël në statusin e shtetit të ri.
Sipas saj, ekzistimi i shteteve është fakt, e jo çështje e drejtësisë, dhe e drejta ndërkombëtare ka shumë pak për të thënë për mënyrën se si krijohen shtetet. “Shteti i Kosovës pa dyshim se ekziston si fakt, qoftë edhe nëse shpallja e pavarësisë, sipas gjykatës, mund të ketë qenë e paligjshme”, ka thënë Bat.
Në këtë artikull, ekspertja shpreh bindjen se qoftë edhe nëse mendimi i GJND-së është negativ, Kosova do të pranojë edhe një valë të re njohjesh.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, zyrtarisht njoftoi se më 22 korrik do të japë mendimin e vet këshillëdhënës lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilin e ka kërkuar Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me nismën e Serbisë.
Autoritetet në Beograd presin që qëndrimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë në favor të tyre.Kryeministri serb Mirko Cvetkoviq, në një intervistë për AFP-në, tha se Serbia pret që opinioni i GJND-së të jetë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë ilegale.
Pas kësaj ai pret që të pasoi edhe fillimi i bisedimeve të reja, pasi që, sipas Cvetkociqit, vetëm me dialog mund të tejkalohet situata e tashme e rëndë në Kosovë.
Ndërkohë ekspertja për Ballkanin Perëndimor, Xhudi Bat në një artikull të saj për fondin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dialogut të politikës së Jashtme, FRIDE, ka vlerësuar se mendimi i GJND-së nuk do të mund t'a zgjidhë qartë çështjen politike të pavarësisë së Kosovës dhe do të ketë efekt praktik mjaftë të vogël në statusin e shtetit të ri.
Sipas saj, ekzistimi i shteteve është fakt, e jo çështje e drejtësisë, dhe e drejta ndërkombëtare ka shumë pak për të thënë për mënyrën se si krijohen shtetet. “Shteti i Kosovës pa dyshim se ekziston si fakt, qoftë edhe nëse shpallja e pavarësisë, sipas gjykatës, mund të ketë qenë e paligjshme”, ka thënë Bat.
Në këtë artikull, ekspertja shpreh bindjen se qoftë edhe nëse mendimi i GJND-së është negativ, Kosova do të pranojë edhe një valë të re njohjesh.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, zyrtarisht njoftoi se më 22 korrik do të japë mendimin e vet këshillëdhënës lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilin e ka kërkuar Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me nismën e Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/07/2010 09:49 - Presidenti Josipovic: Kroacia nuk do të përzihet në çështjen e Kosovës
- 19/07/2010 09:46 - Agani kërkon takimin e liderëve shqiptarë në rajon
- 19/07/2010 09:43 - Montgomery: Ndarja e Kosovës, zgjidhja më e mirë
- 17/07/2010 18:06 - Tadiq: Me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës
- 17/07/2010 10:50 - BE thirrje Kosovës për dialog me Serbinë pas Gj.N.D-së?
Të vjetra:
- 17/07/2010 10:26 - Ambasadori Fitou: Statusi dhe kufinjtë e Kosovës, të panegociueshëm
- 16/07/2010 16:13 - Dogana shënon shifër rekord të taksave nga importi i mallrave
- 16/07/2010 15:58 - Sekuestrohen rreth 2 mijë litra naftë në Mitrovicë
- 16/07/2010 13:49 - Refuzohet ekstradimi i Bajram Asllanit nga Sh.B.A-ja
- 16/07/2010 13:12 - 11 antarë të LDD-së në Kamenicë, kalojnë në LDK

