( 0 Votes )
Ndryshimi i kufijve dhe statusi janë të panegociueshme.
Kështu tha ambasadori francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou, duke paralajmëruar një fazë të re për Kosovën - atë të dialogut me Serbinë.
Në një intervistë për të përditshmen Koha Ditore, ambasadori francez thekson se Prishtina e Beogradi kanë një listë të gjatë temash për të cilat do të mund të bisedonin si për ekonominë, doganat, ujin, rrymën etj.
Fitou sqaroi se nuk ka kërkuar autonomi të veçantë për veriun e Mitrovicës, siç është përfolur ditë më parë deklarata e tij.
Sipas tij, shprehja e përdorur nga ai nuk është përkthyer mirë as në gjuhën angleze, as në gjuhën shqipe. Përfaqësuesi francez në Kosovë tha se në atë deklaratë ka menduar për decentralizim e jo për diçka tjetër. Sa i përket vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, pesë ditë para shpalljes, ambasadori francez shpreh besimin se ai do të jetë në favor të kosovarëve.
Ndryshimi i kufijve dhe statusi janë të panegociueshme. Kështu tha ambasadori francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou, duke paralajmëruar një fazë të re për Kosovën - atë të dialogut me Serbinë.
Në një intervistë për të përditshmen Koha Ditore, ambasadori francez thekson se Prishtina e Beogradi kanë një listë të gjatë temash për të cilat do të mund të bisedonin si për ekonominë, doganat, ujin, rrymën etj.
Fitou sqaroi se nuk ka kërkuar autonomi të veçantë për veriun e Mitrovicës, siç është përfolur ditë më parë deklarata e tij.
Sipas tij, shprehja e përdorur nga ai nuk është përkthyer mirë as në gjuhën angleze, as në gjuhën shqipe. Përfaqësuesi francez në Kosovë tha se në atë deklaratë ka menduar për decentralizim e jo për diçka tjetër. Sa i përket vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, pesë ditë para shpalljes, ambasadori francez shpreh besimin se ai do të jetë në favor të kosovarëve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 19/07/2010 09:46 - Agani kërkon takimin e liderëve shqiptarë në rajon
- 19/07/2010 09:43 - Montgomery: Ndarja e Kosovës, zgjidhja më e mirë
- 17/07/2010 18:06 - Tadiq: Me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës
- 17/07/2010 10:50 - BE thirrje Kosovës për dialog me Serbinë pas Gj.N.D-së?
- 17/07/2010 10:30 - Kryeministri Cvetkoviq: Presim që Gj.N.D të shpallë pavarësinë ilegale
Të vjetra:
- 16/07/2010 16:13 - Dogana shënon shifër rekord të taksave nga importi i mallrave
- 16/07/2010 15:58 - Sekuestrohen rreth 2 mijë litra naftë në Mitrovicë
- 16/07/2010 13:49 - Refuzohet ekstradimi i Bajram Asllanit nga Sh.B.A-ja
- 16/07/2010 13:12 - 11 antarë të LDD-së në Kamenicë, kalojnë në LDK
- 16/07/2010 13:07 - Çagllavica shfaq dallimet shqiptaro-serbe

