( 0 Votes )
Njësitë Speciale Operative të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, kanë arritur të premten të identifikojnë dhe parandalojnë një kontrabadim me derivate, me ç’rast janë sekuestruar rreth 2 mijë litra të derivate të naftës.
Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Besim Hoti tha se rreth mesditës njësitet speciale operative të policisë e kanë identifikuar një automjet të dyshuar të tipit “Volkswagen kombi”, ngjyrë e kuqe dhe me targa të huaja suedeze.
“Automjeti i dyshuar për kontrabandë me derivate, është vërejtur nga njësitë speciale operative, pasi zyrtarët policor paraprakisht posedonin të dhëna të mjaftueshme për qarkullim të automjetit të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me derivate”, ka thënë ai.
Sipas tij, në momentin kur zyrtarët policor kanë filluar ndjekjen e automjetit të dyshuar, në ndihmë të të njëjtit i kanë ardhur edhe dy automjete civile, një “Golf 2” ngjyrë e kuqe dhe një “Opel Kadet” ngjyrë e zezë, me targa “KS”, të cilët kanë tentuar të bllokojnë rrugën automjeteve policore.
Përkudnër shumë përpjekjeve për të ikur, Hoti thotë se ngasësi është ndaluar nga njësitë speciale ndërsa i njëjti në momentin e ballafaqimit me policinë, nga dora ka lëshuar një radio lidhje, me të cilën besohej të komunikonte me të dyshuarit e tjerë në bashkëveprim.
“Në automjetin “kombi transportues”, policia ka identifikuar sasi të derivateve të naftës të mbushura në bidonë të plastikës. Gjithsej, 96 bidon, secila prej tyre me sasi 20 deri 22 litërshe, të mbushura me derivate të naftës janë regjistruar dhe sekuestruar për procedurë të mëtejme nga zyrtarët e doganave. Janë regjistruar gjithsej; rreth 2 mijë litra të derivateve të naftës, të sekuestruara si mall i kontrabanduar”, bëri të ditur Hoti.
Ndërkaq, automjeti, me targa të huaja, me regjistrim të skaduar dhe pa sigurim, së bashku me mallin e dyshuar të kontrabanduar, janë deponuar në terminalin doganor të Mitrovicës, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave hetimore.
Zëdhënësi Hoti tha se Policia ka regjistruar rastin si vepër penale “kontrabandë me mallra”, ndërsa prokurori publik është informuar për të gjitha veprimet e ndërmarra të policisë dhe se njësitet operative tashmë janë në kërkim të dy personave të dyshuar e të arratisur menjëherë pas rastit të regjistruar.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 17/07/2010 18:06 - Tadiq: Me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës
- 17/07/2010 10:50 - BE thirrje Kosovës për dialog me Serbinë pas Gj.N.D-së?
- 17/07/2010 10:30 - Kryeministri Cvetkoviq: Presim që Gj.N.D të shpallë pavarësinë ilegale
- 17/07/2010 10:26 - Ambasadori Fitou: Statusi dhe kufinjtë e Kosovës, të panegociueshëm
- 16/07/2010 16:13 - Dogana shënon shifër rekord të taksave nga importi i mallrave
Të vjetra:
- 16/07/2010 13:49 - Refuzohet ekstradimi i Bajram Asllanit nga Sh.B.A-ja
- 16/07/2010 13:12 - 11 antarë të LDD-së në Kamenicë, kalojnë në LDK
- 16/07/2010 13:07 - Çagllavica shfaq dallimet shqiptaro-serbe
- 16/07/2010 13:02 - Kryeministri Thaçi drejt Sh.B.A-së për takime të nivelit të lartë
- 16/07/2010 12:58 - Clinton lobon për Kosovën