( 1 Vote )
Për veriun, i cili vazhdon të mbetet pikë reference për bisedimet e ardhshme, u fol edhe në Çagllavicë. Zyrtarët të Kosovës e Serbisë, në këtë takim joformal sërish shfaqën dallimet e tyre.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuqi ka kërkuar nga Beogradi që të ndalin presionin ndaj serbëve të Kosovës dhe t’i lënë të lirë të integrohen në shoqërinë kosovare.
Sipas tij, aty ku nuk ka presion nga Beogradi është vërejtur pjesëmarrja e qytetarëve serb në institucionet e Kosovës.
Ndërkohë, Kuçi ka thënë se Prishtina zyrtare do të vazhdojë shtrirjen e autoritetit në veri pavarësisht tendencës së Beogradit dhe serbëve lokal për të pamundësuar një gjë të tillë.
Oliver Ivanoviq tha se kosovarët duhet ta heqin nga koka se Serbia ndonjëherë do të njeh pavarësinë e Kosovës. Për serbët, siç tha ai, Kosova nuk është e pavarur dhe nuk ka kush t’i bind serbët se ata kanë humbur Kosovën.
Panelistë ishin edhe përfaqësues të EULEX-it të cilët paralajmëruan se shumë shpejt do të ketë arrestime. Kështu tha sot zëvendësi i shefit të EULEX-it, Roy Reeve, gjatë një debati në qendrën mediale në Çagllavicë. Hetimet që po vazhdojnë në Kosovë, siç tha Reeve, shumë shpejt do të rezultojnë me arrestime.
Për veriun, i cili vazhdon të mbetet pikë reference për bisedimet e ardhshme, u fol edhe në Çagllavicë. Zyrtarët të Kosovës e Serbisë, në këtë takim joformal sërish shfaqën dallimet e tyre. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuqi ka kërkuar nga Beogradi që të ndalin presionin ndaj serbëve të Kosovës dhe t’i lënë të lirë të integrohen në shoqërinë kosovare.
Sipas tij, aty ku nuk ka presion nga Beogradi është vërejtur pjesëmarrja e qytetarëve serb në institucionet e Kosovës.
Ndërkohë, Kuçi ka thënë se Prishtina zyrtare do të vazhdojë shtrirjen e autoritetit në veri pavarësisht tendencës së Beogradit dhe serbëve lokal për të pamundësuar një gjë të tillë.
Oliver Ivanoviq tha se kosovarët duhet ta heqin nga koka se Serbia ndonjëherë do të njeh pavarësinë e Kosovës. Për serbët, siç tha ai, Kosova nuk është e pavarur dhe nuk ka kush t’i bind serbët se ata kanë humbur Kosovën.
Panelistë ishin edhe përfaqësues të EULEX-it të cilët paralajmëruan se shumë shpejt do të ketë arrestime. Kështu tha sot zëvendësi i shefit të EULEX-it, Roy Reeve, gjatë një debati në qendrën mediale në Çagllavicë. Hetimet që po vazhdojnë në Kosovë, siç tha Reeve, shumë shpejt do të rezultojnë me arrestime.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 17/07/2010 10:26 - Ambasadori Fitou: Statusi dhe kufinjtë e Kosovës, të panegociueshëm
- 16/07/2010 16:13 - Dogana shënon shifër rekord të taksave nga importi i mallrave
- 16/07/2010 15:58 - Sekuestrohen rreth 2 mijë litra naftë në Mitrovicë
- 16/07/2010 13:49 - Refuzohet ekstradimi i Bajram Asllanit nga Sh.B.A-ja
- 16/07/2010 13:12 - 11 antarë të LDD-së në Kamenicë, kalojnë në LDK
Të vjetra:
- 16/07/2010 13:02 - Kryeministri Thaçi drejt Sh.B.A-së për takime të nivelit të lartë
- 16/07/2010 12:58 - Clinton lobon për Kosovën
- 16/07/2010 11:00 - Arigona Zogaj humb betejën për azil, kthehet në Kosovë
- 16/07/2010 10:32 - Romët në Mitrovicë shesin banesat dhe u rikthehen kampeve
- 15/07/2010 14:29 - Shkarkohet nga detyra Gjergj Dedaj

