( 2 Votes )
Përderisa autoritetet vendore dhe ndërkombëtare me ngulm po tentojnë të mbyllin kampet në të cilat janë duke jetuar romët në veri, këta të fundit po i shesin banesat e reja dhe po kthehen prapë në kampe. Për këtë tregojnë vetë përfaqësuesit e romëve në këtë lagje, të cilët alarmojnë për një dukuri të tillë dhe shprehen shumë të mllefosur me pjesëtarët e komunitetit të tyre.
Qazim Gushani, përfaqësues i romëve, ka thënë për “Kosovapress” se disa familje që kanë jetuar në kampet në veri dhe kanë përfituar banesa në “Lagjen e romëve” në jug të qytetit, tash po i shesin ato dhe po kthehen prapë në kampe. Sipas tij, ata po e bëjnë këtë, duke dashur që të përfitojnë prapë nga projektet që kanë të bëjnë me rindërtimin e kësaj lagjeje në jug të Mitrovicës.
"Janë pesë raste që i kanë shitur banesat e tyre. Disa prej tyre kanë shkuar në kampe, ndërsa disa të tjerë nëpër shtetet fqinje. Kjo është një sjellje shumë e keqe e tyre", thotë Gushani.
Ai shtoi se këto banesa janë blerë nga romë që kanë ardhur nga qytete të tjera të Kosovës dhe në të shumtën e rasteve banesat janë shitur me çmime shumë të lira, 3-6 mijë euro.
Gushani thotë se është shumë i mllefosur me bashkëkombësit e tij, meqë ka vite që është duke u angazhuar për kthimin e tyre nga kampet. Sipas tij, në lagjen që po rindërtohet, në banesa dhe shtëpi private deri tani janë kthyer rreth 100 familje, ndërkohë që falënderon komunën dhe të gjitha organizatat e institucionet që po përpiqen të krijojnë kushte më të mira të jetës për këtë komunitet.
Në anën tjetër, pas alarmimit të përfaqësuesve të “Lagjes së romëve” për shitjen e banesave nga disa përfitueses të tyre në lagjen që po rindërtohet në jug të Mitrovicës, kanë ndërhyrë zyrtarët e komunës, në mënyrë që të ndërpritet kjo gjë.
Drejtori i Urbanizmit, Mehdi Bala tha se janë pajtuar që të formojnë një komision të përbashkët për të përcjellur gjendjen.
"Jemi marrë vesh që bashkë me përfaqësuesit e lagjes të formojmë një komision të përbashkët, në mënyrë që në terren të përcjellim situatën", tha ai, duke shtuar se ata nuk kanë të drejtë t’i shesin këto banesa.
Bala sqaroi se komuna është pronare e ndërtesave, ndërsa banorët janë vetëm shfrytëzues, andaj nuk kanë të drejtë t’i shesin. Sipas tij, kjo nuk do të lejohet assesi deri të mbyllen kampet në veri, meqë banorët kanë menduar që t’i shesin ato banesa që kanë marrë në shfrytëzim dhe mandej prapë të përfitojnë nga projektet e rindërtimit në këtë lagje.
Ai sqaroi se pas mbylljes së kampeve, nëse dikush nga përfituesit ka arsye dhe bën një zgjidhje tjetër banimi, atëherë mund ta shes atë, mirëpo vetëm për banorët e lagjes. Sipas tij, nuk do të lejohet transaksioni i pronës nëse ato dëshiron t’i blejë dikush nga një qytet tjetër. Me këtë janë dakorduar edhe përfaqësuesit e kësaj lagjeje, duke shpresuar se kjo dukuri do të ndërpritet përfundimisht.
Përderisa autoritetet vendore dhe ndërkombëtare me ngulm po tentojnë të mbyllin kampet në të cilat janë duke jetuar romët në veri, këta të fundit po i shesin banesat e reja dhe po kthehen prapë në kampe. Për këtë tregojnë vetë përfaqësuesit e romëve në këtë lagje, të cilët alarmojnë për një dukuri të tillë dhe shprehen shumë të mllefosur me pjesëtarët e komunitetit të tyre. Qazim Gushani, përfaqësues i romëve, ka thënë për “Kosovapress” se disa familje që kanë jetuar në kampet në veri dhe kanë përfituar banesa në “Lagjen e romëve” në jug të qytetit, tash po i shesin ato dhe po kthehen prapë në kampe. Sipas tij, ata po e bëjnë këtë, duke dashur që të përfitojnë prapë nga projektet që kanë të bëjnë me rindërtimin e kësaj lagjeje në jug të Mitrovicës.
"Janë pesë raste që i kanë shitur banesat e tyre. Disa prej tyre kanë shkuar në kampe, ndërsa disa të tjerë nëpër shtetet fqinje. Kjo është një sjellje shumë e keqe e tyre", thotë Gushani.
Ai shtoi se këto banesa janë blerë nga romë që kanë ardhur nga qytete të tjera të Kosovës dhe në të shumtën e rasteve banesat janë shitur me çmime shumë të lira, 3-6 mijë euro.
Gushani thotë se është shumë i mllefosur me bashkëkombësit e tij, meqë ka vite që është duke u angazhuar për kthimin e tyre nga kampet. Sipas tij, në lagjen që po rindërtohet, në banesa dhe shtëpi private deri tani janë kthyer rreth 100 familje, ndërkohë që falënderon komunën dhe të gjitha organizatat e institucionet që po përpiqen të krijojnë kushte më të mira të jetës për këtë komunitet.
Në anën tjetër, pas alarmimit të përfaqësuesve të “Lagjes së romëve” për shitjen e banesave nga disa përfitueses të tyre në lagjen që po rindërtohet në jug të Mitrovicës, kanë ndërhyrë zyrtarët e komunës, në mënyrë që të ndërpritet kjo gjë.
Drejtori i Urbanizmit, Mehdi Bala tha se janë pajtuar që të formojnë një komision të përbashkët për të përcjellur gjendjen.
"Jemi marrë vesh që bashkë me përfaqësuesit e lagjes të formojmë një komision të përbashkët, në mënyrë që në terren të përcjellim situatën", tha ai, duke shtuar se ata nuk kanë të drejtë t’i shesin këto banesa.
Bala sqaroi se komuna është pronare e ndërtesave, ndërsa banorët janë vetëm shfrytëzues, andaj nuk kanë të drejtë t’i shesin. Sipas tij, kjo nuk do të lejohet assesi deri të mbyllen kampet në veri, meqë banorët kanë menduar që t’i shesin ato banesa që kanë marrë në shfrytëzim dhe mandej prapë të përfitojnë nga projektet e rindërtimit në këtë lagje.
Ai sqaroi se pas mbylljes së kampeve, nëse dikush nga përfituesit ka arsye dhe bën një zgjidhje tjetër banimi, atëherë mund ta shes atë, mirëpo vetëm për banorët e lagjes. Sipas tij, nuk do të lejohet transaksioni i pronës nëse ato dëshiron t’i blejë dikush nga një qytet tjetër. Me këtë janë dakorduar edhe përfaqësuesit e kësaj lagjeje, duke shpresuar se kjo dukuri do të ndërpritet përfundimisht.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/07/2010 13:12 - 11 antarë të LDD-së në Kamenicë, kalojnë në LDK
- 16/07/2010 13:07 - Çagllavica shfaq dallimet shqiptaro-serbe
- 16/07/2010 13:02 - Kryeministri Thaçi drejt Sh.B.A-së për takime të nivelit të lartë
- 16/07/2010 12:58 - Clinton lobon për Kosovën
- 16/07/2010 11:00 - Arigona Zogaj humb betejën për azil, kthehet në Kosovë
Të vjetra:
- 15/07/2010 14:29 - Shkarkohet nga detyra Gjergj Dedaj
- 15/07/2010 13:27 - Vitali Çurkin: Dialogu do të zgjidhte çështjen e Kosovës
- 15/07/2010 13:23 - Kryeministri Thaçi optimist me mendimin e Gj.N.D-së
- 15/07/2010 10:33 - Shqiptarët në veri kërcënohen nga strukturat paralele
- 15/07/2010 10:08 - EULEX-i bastis PTK-në për korrupsion

