( 0 Votes )
Strukturat paralele serbe të dirigjuara nga Qeveria e Serbisë, vazhdojnë format e presionit të tyre ndaj popullatës në pjesën veriore të Mitrovicës, madje edhe ndaj qytetarëve serbë, duke mos i lejuar e kërcënuar ata që mos t’i shesin pronat e tyre, sidomos për shqiptarët.
Banorët shqiptarë të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës, tregojnë se ka shumë serbë që janë të interesuar t`i shesin pronat e tyre, por ata nuk guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë nga kërcënimi i strukturave paralele.
Njëri nga banorët në Lagjen e Boshnjakëve, Adem Mripa thotë për Kosovapress se derisa strukturat paralele serbe vazhdojnë të mbushin lagjet me ardhacakë nëpër pronat e blera nga shqiptarët, këto struktura nuk lejojnë dhe kërcënojnë qytetarët serbë që të mos i shesin pronat e tyre, sidomos për shqiptarët.
“Ka disa raste kur banorët serbë më kanë thënë se janë të interesuar t`i shesin pronat, por nuk kanë ofertues dhe nuk ka kush t’ua blejë pronat. Po ashtu ata pohojnë se janë të kërcënuar që mos të shesin pronat për shqiptarët”, tha Mripa.
Sipas tij, strukturat paralele serbe kanë punuar me ngulm për spastrim etnik në këtë mjedis prej përfundimit të luftës dhe se tani ka ndryshuar gjendja nëpër lokalitetet ku shqiptarët kanë qenë shumicë.
“Këtu strukturat paralele serbe kanë ndërtuar rreth 10 objekte të larta, ku kanë futur banorë që s`kanë jetuar më parë në Mitrovicë, pastaj ardhacakë që kanë sjellë nga pjesë të ndryshme të Serbisë”, është shprehur Mripa.
Për shitjen e pronave dhe të banesave nga serbët autoktonë flasin edhe banorët e lagjeve të tjera të veriut.
Gëzim Pllana nga zona e “Tre Rrokaqiejt”, tregon se shumë kohë më parë ka dëgjuar për një numër banesash të serbëve të cilat janë në shitje, por nuk janë blerë nga askush.
Pllana ka tërhequr vëmendjen për një vetëdijesim të përgjithshëm kombëtar, sepse siç tha ai përderisa banesat dhe pronat që shiten nga serbët nuk blihen nga askush, për fat të keq, disa banorë shqiptarë në veri, pikërisht në këtë kohë i kanë shitur pronat e tyre.
Strukturat paralele serbe të dirigjuara nga Qeveria e Serbisë, vazhdojnë format e presionit të tyre ndaj popullatës në pjesën veriore të Mitrovicës, madje edhe ndaj qytetarëve serbë, duke mos i lejuar e kërcënuar ata që mos t’i shesin pronat e tyre, sidomos për shqiptarët. Banorët shqiptarë të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës, tregojnë se ka shumë serbë që janë të interesuar t`i shesin pronat e tyre, por ata nuk guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë nga kërcënimi i strukturave paralele.
Njëri nga banorët në Lagjen e Boshnjakëve, Adem Mripa thotë për Kosovapress se derisa strukturat paralele serbe vazhdojnë të mbushin lagjet me ardhacakë nëpër pronat e blera nga shqiptarët, këto struktura nuk lejojnë dhe kërcënojnë qytetarët serbë që të mos i shesin pronat e tyre, sidomos për shqiptarët.
“Ka disa raste kur banorët serbë më kanë thënë se janë të interesuar t`i shesin pronat, por nuk kanë ofertues dhe nuk ka kush t’ua blejë pronat. Po ashtu ata pohojnë se janë të kërcënuar që mos të shesin pronat për shqiptarët”, tha Mripa.
Sipas tij, strukturat paralele serbe kanë punuar me ngulm për spastrim etnik në këtë mjedis prej përfundimit të luftës dhe se tani ka ndryshuar gjendja nëpër lokalitetet ku shqiptarët kanë qenë shumicë.
“Këtu strukturat paralele serbe kanë ndërtuar rreth 10 objekte të larta, ku kanë futur banorë që s`kanë jetuar më parë në Mitrovicë, pastaj ardhacakë që kanë sjellë nga pjesë të ndryshme të Serbisë”, është shprehur Mripa.
Për shitjen e pronave dhe të banesave nga serbët autoktonë flasin edhe banorët e lagjeve të tjera të veriut.
Gëzim Pllana nga zona e “Tre Rrokaqiejt”, tregon se shumë kohë më parë ka dëgjuar për një numër banesash të serbëve të cilat janë në shitje, por nuk janë blerë nga askush.
Pllana ka tërhequr vëmendjen për një vetëdijesim të përgjithshëm kombëtar, sepse siç tha ai përderisa banesat dhe pronat që shiten nga serbët nuk blihen nga askush, për fat të keq, disa banorë shqiptarë në veri, pikërisht në këtë kohë i kanë shitur pronat e tyre.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/07/2010 11:00 - Arigona Zogaj humb betejën për azil, kthehet në Kosovë
- 16/07/2010 10:32 - Romët në Mitrovicë shesin banesat dhe u rikthehen kampeve
- 15/07/2010 14:29 - Shkarkohet nga detyra Gjergj Dedaj
- 15/07/2010 13:27 - Vitali Çurkin: Dialogu do të zgjidhte çështjen e Kosovës
- 15/07/2010 13:23 - Kryeministri Thaçi optimist me mendimin e Gj.N.D-së
Të vjetra:
- 15/07/2010 10:08 - EULEX-i bastis PTK-në për korrupsion
- 14/07/2010 19:32 - Dënohet me katër vite burg gjyqtari Elez Hoxha
- 14/07/2010 19:09 - Ilir Tolaj lirohet me kusht, gjyqi ndaj tij vazhdon
- 14/07/2010 15:43 - Gj.N.D me mendim përfundimtar për Kosovën më 22 korrik
- 14/07/2010 14:21 - Inicohet hartimi i projektligjit anti-mafia

