( 2 Votes )
(UPDATED)
Zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi ka thënë për Klan Kosovën se misioni evropian ka bastisur tetë lokacione të cilat lidhen me hetimet që kanë të bëjnë me kontrollin e PTK-së.
Kontrollet janë bërë në tre objekte në Prishtinë dhe pesë në Pejë, ku përfshihen shtëpitë e përfaqësuesve të kompanive Z-Mobile, Dardafon dhe Devolli Company.
Një ndër shtëpitë e bastisura nga EULEX-i është edhe ajo e drejtorit të PTK-së Shyqri Haxha.
Arsyeja e bastisjes sipas zëdhënësit është transferimi i licencës së rrjetit virtual Dardafon dhe Z-Mobile.
Sipas një komunikate të EULEX-it të lëshuar pak orë pas bastisjes, thuhet se këto kontrolle janë të ndërlidhura me një hetim tjetër të dytë për korrupsion. Nuk është bërë e qartë se për çfarë hetimit të dytë bëhet fjalë.
Në njoftimin e EULEX-it thuhet se bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it. Këto hetime në vijim janë duke u bërë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në aksion po marrin pjesë Njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, 13 vetura të misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX u ndodhën në oborrin e ndërtesës së Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Policia ka hyrë në ambientet e PTK-së, të paarmatosur, ndërsa një pjesë e policëve të tjerë po qëndrojnë në hapësirën jashtë të mbuluar me maska. Rreth orës 10.30 është parë të hyjë në godinën e PTK-së edhe drejtori Shyqri Haxha. Sipas gazetarit të Klan Kosovës i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, puna në këtë institucion po vazhdon normalisht si nga punëtorët ashtu edhe nga klientët.
E Shyqyri Haxha, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se nuk ka bërë asnjë faj. Madje, shefi i Postës dhe Telekomit tha se po bashkëpunon me EULEX-in për të ndriçuar rastet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit.
Ndërkohë, edhe kompania “Devolli – Grup” në kuadër të së cilës funksionon edhe operatori “Z Mobile”, konfirmoi sot kontrollin e EULEX-it, i cili si u tha ishte i pa-paralajmëruar.
Nëpërmjet një kumtese për medie, të nënshkruar nga drejtori gjeneral, Ismet Bojku, kjo kompani pohoi se u ka mundësuar këtyre përfaqësuesve të EULEX-it qasje të lirë për kontroll, duke iu përgjigjur kërkesave të parashtruara prej tyre.
Devolli Grup, shprehet e gatshme të jetë krejtësisht transparente, sa herë i kërkohet nga EULEX-i
(UPDATED)Zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi ka thënë për Klan Kosovën se misioni evropian ka bastisur tetë lokacione të cilat lidhen me hetimet që kanë të bëjnë me kontrollin e PTK-së.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/07/2010 10:32 - Romët në Mitrovicë shesin banesat dhe u rikthehen kampeve
- 15/07/2010 14:29 - Shkarkohet nga detyra Gjergj Dedaj
- 15/07/2010 13:27 - Vitali Çurkin: Dialogu do të zgjidhte çështjen e Kosovës
- 15/07/2010 13:23 - Kryeministri Thaçi optimist me mendimin e Gj.N.D-së
- 15/07/2010 10:33 - Shqiptarët në veri kërcënohen nga strukturat paralele
Të vjetra:
- 14/07/2010 19:32 - Dënohet me katër vite burg gjyqtari Elez Hoxha
- 14/07/2010 19:09 - Ilir Tolaj lirohet me kusht, gjyqi ndaj tij vazhdon
- 14/07/2010 15:43 - Gj.N.D me mendim përfundimtar për Kosovën më 22 korrik
- 14/07/2010 14:21 - Inicohet hartimi i projektligjit anti-mafia
- 14/07/2010 12:46 - Fahredin Gashi përballet me gjyqin