( 0 Votes )
Kryeministri Hashim Thaçi ka iniciuar në mbledhjen e rregullt të Qeverisë nxjerrjen e Ligjit anti-mafia, me qëllim të parandalimit të krimit të organizuar dhe trafikimit të pasurisë.
Thaçi ka shtuar që hartimi i këtij projektligji të bëhet në kuadër të angazhimeve të Qeverisë për implementimin e plotë të kritereve demokratike si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur të gjitha sfidat që dalin në raport me angazhimet e Qeverisë për raportin e progresit që pritet të dalë në vjeshtë.
“Ky ligj do të përcaktojë procedurat, kompetencat dhe kriteret për zbatimin e masave parandaluese kundër personave që janë subjekt i këtij ligji, si të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe trafikim. Pastaj qëllimi i këtij ligji do të jetë parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes konfiskimit të pasurisë së personave të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale”, ka thënë Thaçi.
Sipas kryeministrit Thaçi, ky ligj do të punohet nga ekspertë vendore dhe në harmoni të plotë me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe në konsultim me ekspertë të Komisionit Evropian.
Ky reagim i Thaçit ka ardhur pas informatës së ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, i cili veç tjerash ka bërë thirrje që të paguhen tatimet.
“Po e marr me mend se edhe në media është bërë me dije se këshilltari Ilir Tolaj është arrestuar. Këtë informatë e kam marrë zyrtarisht nga prokuroria e EULEX-it. Desha t’iu informoj dhe t’i thërras kolegët e tjerë që të paguani tatimet”, ka thënë Bukoshi.
Zyrtarët e Qeverisë nuk kanë dashur të komentojnë arrestimin e Tolajt, por kanë thënë se kjo është çështje e drejtësisë dhe se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është që në asnjë mënyrë politika të mos përfshihet në punën e drejtësisë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka iniciuar në mbledhjen e rregullt të Qeverisë nxjerrjen e Ligjit anti-mafia, me qëllim të parandalimit të krimit të organizuar dhe trafikimit të pasurisë.Thaçi ka shtuar që hartimi i këtij projektligji të bëhet në kuadër të angazhimeve të Qeverisë për implementimin e plotë të kritereve demokratike si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur të gjitha sfidat që dalin në raport me angazhimet e Qeverisë për raportin e progresit që pritet të dalë në vjeshtë.
“Ky ligj do të përcaktojë procedurat, kompetencat dhe kriteret për zbatimin e masave parandaluese kundër personave që janë subjekt i këtij ligji, si të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe trafikim. Pastaj qëllimi i këtij ligji do të jetë parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes konfiskimit të pasurisë së personave të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale”, ka thënë Thaçi.
Sipas kryeministrit Thaçi, ky ligj do të punohet nga ekspertë vendore dhe në harmoni të plotë me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe në konsultim me ekspertë të Komisionit Evropian.
Ky reagim i Thaçit ka ardhur pas informatës së ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, i cili veç tjerash ka bërë thirrje që të paguhen tatimet.
“Po e marr me mend se edhe në media është bërë me dije se këshilltari Ilir Tolaj është arrestuar. Këtë informatë e kam marrë zyrtarisht nga prokuroria e EULEX-it. Desha t’iu informoj dhe t’i thërras kolegët e tjerë që të paguani tatimet”, ka thënë Bukoshi.
Zyrtarët e Qeverisë nuk kanë dashur të komentojnë arrestimin e Tolajt, por kanë thënë se kjo është çështje e drejtësisë dhe se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është që në asnjë mënyrë politika të mos përfshihet në punën e drejtësisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 15/07/2010 10:33 - Shqiptarët në veri kërcënohen nga strukturat paralele
- 15/07/2010 10:08 - EULEX-i bastis PTK-në për korrupsion
- 14/07/2010 19:32 - Dënohet me katër vite burg gjyqtari Elez Hoxha
- 14/07/2010 19:09 - Ilir Tolaj lirohet me kusht, gjyqi ndaj tij vazhdon
- 14/07/2010 15:43 - Gj.N.D me mendim përfundimtar për Kosovën më 22 korrik
Të vjetra:
- 14/07/2010 12:46 - Fahredin Gashi përballet me gjyqin
- 14/07/2010 12:36 - Presidenti Sejdiu: Faktet në Gj.N.D të parrëzueshme
- 14/07/2010 11:42 - Vritet në rrethana ende të paqarta një serb në Leposaviq
- 14/07/2010 10:28 - Varadi: Përgjigjie e qartë e Gj.N.D-së më së largu më 27 korrik
- 14/07/2010 10:22 - Ministri Hyseni pret njohje nga 35 vende pas vendimit të Gj.N.D-së

