( 0 Votes )
(UPDATED)
Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka caktuar Fahredin Gashit, një muaj paraburgim shtëpiak, ka bërë të ditur avokati Bajram Tmava.
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të mërkurën në mëngjes u mbajt seanca e parë për Fahredin Gashin, i cili dje është arrestuar nga policia e EULEX-it në lidhje me hetimet për rastin “Bllaca”.
Avokati mbrojtës, Bajram Tmava ka thënë për Kosovapress se në orën 8.30 të ditës së mërkurë është mbajtur seanca e parë dëgjimore dhe se pas pushimit pritet të merret një vendim.
Tmava konfirmoi edhe një herë që klienti i tij nuk ka pranuar akuzat siç thotë ai të ngritura nga një njeri “psikopat”.
Ndryshe, policia e EULEX-it të martën në Prishtinë ka arrestuar Fahredin Gashi në lidhje me hetimet që Zyra e Prokurorit Special është duke u zhvilluar për rastin “Bllaca”.
(UPDATED)Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka caktuar Fahredin Gashit, një muaj paraburgim shtëpiak, ka bërë të ditur avokati Bajram Tmava.
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të mërkurën në mëngjes u mbajt seanca e parë për Fahredin Gashin, i cili dje është arrestuar nga policia e EULEX-it në lidhje me hetimet për rastin “Bllaca”.
Avokati mbrojtës, Bajram Tmava ka thënë për Kosovapress se në orën 8.30 të ditës së mërkurë është mbajtur seanca e parë dëgjimore dhe se pas pushimit pritet të merret një vendim.
Tmava konfirmoi edhe një herë që klienti i tij nuk ka pranuar akuzat siç thotë ai të ngritura nga një njeri “psikopat”.
Ndryshe, policia e EULEX-it të martën në Prishtinë ka arrestuar Fahredin Gashi në lidhje me hetimet që Zyra e Prokurorit Special është duke u zhvilluar për rastin “Bllaca”.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 15/07/2010 10:08 - EULEX-i bastis PTK-në për korrupsion
- 14/07/2010 19:32 - Dënohet me katër vite burg gjyqtari Elez Hoxha
- 14/07/2010 19:09 - Ilir Tolaj lirohet me kusht, gjyqi ndaj tij vazhdon
- 14/07/2010 15:43 - Gj.N.D me mendim përfundimtar për Kosovën më 22 korrik
- 14/07/2010 14:21 - Inicohet hartimi i projektligjit anti-mafia
Të vjetra:
- 14/07/2010 12:36 - Presidenti Sejdiu: Faktet në Gj.N.D të parrëzueshme
- 14/07/2010 11:42 - Vritet në rrethana ende të paqarta një serb në Leposaviq
- 14/07/2010 10:28 - Varadi: Përgjigjie e qartë e Gj.N.D-së më së largu më 27 korrik
- 14/07/2010 10:22 - Ministri Hyseni pret njohje nga 35 vende pas vendimit të Gj.N.D-së
- 14/07/2010 10:16 - Ambasadori Teral me tone kritikuese ndaj Serbisë

