( 0 Votes )
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu tha pavarësia e Kosovës, është vullnet i pakthyeshëm.
Duke folur për vendimin e GJND-së, ai tha se nuk dëshiron ta paragjykojë, megjithatë sipas tij faktet që i ka ofruar Kosova në këtë institucion ndërkombëtar, nuk mund t’i rrëzojë askush.
Sejdiu, po ashtu foli edhe për hapjen e gjykatave në veri,duke thënë se është interes i të gjithëve, funksionimi i drejtësisë në vend. Këto komente, Sejdiu i bëri pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa. Sejdiu, tha se është për një zgjidhje të drejtë të Pallatit të Rinisë, e kjo zgjidhje sipas tij, u takon deputetëve.
Ndërkohë, kreu i Prishtinës Isa Mustafa, tha se Ligji për Prishtinën, nuk është vetëm në interes të qytetarëve të kryeqytetit, por sipas tij, ky ligj është në interes edhe të institucioneve qendrore. Ndryshe, presidenti Sejdiu vizitën në komunën e Prishtinës e realizoi në kuadër të turneut që do ta ketë nëpër qytete të Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu tha pavarësia e Kosovës, është vullnet i pakthyeshëm. Duke folur për vendimin e GJND-së, ai tha se nuk dëshiron ta paragjykojë, megjithatë sipas tij faktet që i ka ofruar Kosova në këtë institucion ndërkombëtar, nuk mund t’i rrëzojë askush.
Sejdiu, po ashtu foli edhe për hapjen e gjykatave në veri,duke thënë se është interes i të gjithëve, funksionimi i drejtësisë në vend. Këto komente, Sejdiu i bëri pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa. Sejdiu, tha se është për një zgjidhje të drejtë të Pallatit të Rinisë, e kjo zgjidhje sipas tij, u takon deputetëve.
Ndërkohë, kreu i Prishtinës Isa Mustafa, tha se Ligji për Prishtinën, nuk është vetëm në interes të qytetarëve të kryeqytetit, por sipas tij, ky ligj është në interes edhe të institucioneve qendrore. Ndryshe, presidenti Sejdiu vizitën në komunën e Prishtinës e realizoi në kuadër të turneut që do ta ketë nëpër qytete të Kosovës
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/07/2010 19:32 - Dënohet me katër vite burg gjyqtari Elez Hoxha
- 14/07/2010 19:09 - Ilir Tolaj lirohet me kusht, gjyqi ndaj tij vazhdon
- 14/07/2010 15:43 - Gj.N.D me mendim përfundimtar për Kosovën më 22 korrik
- 14/07/2010 14:21 - Inicohet hartimi i projektligjit anti-mafia
- 14/07/2010 12:46 - Fahredin Gashi përballet me gjyqin
Të vjetra:
- 14/07/2010 11:42 - Vritet në rrethana ende të paqarta një serb në Leposaviq
- 14/07/2010 10:28 - Varadi: Përgjigjie e qartë e Gj.N.D-së më së largu më 27 korrik
- 14/07/2010 10:22 - Ministri Hyseni pret njohje nga 35 vende pas vendimit të Gj.N.D-së
- 14/07/2010 10:16 - Ambasadori Teral me tone kritikuese ndaj Serbisë
- 14/07/2010 09:56 - Kaos trafiku në hyrje të Pejës

