( 0 Votes )
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq, është plagosur sot në mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës, nga persona të panjohur.
Sulmi ndaj tij ndodhi rreth orës 8, në korridorin e ndërtesës ku banon në rrugën “Filip Vishnjiq”.
Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti i tha Klan Kosovës, se katër plumba janë shkrepur në drejtim të tij, ndërsa njëri e ka qëlluar nën gju.
Ai po trajtohet në spitalin në veri të Mitrovicës.
Miletiq është deputet nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, dhe është kryesues i Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Sulmi ndaj tij, vjen pak ditë pas trazirave të organizuara nga serbët, në të cilat humbi jetën një qytetar i përkatësisë boshnjake dhe janë lënduar 10 serbë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq, është plagosur sot në mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës, nga persona të panjohur.Sulmi ndaj tij ndodhi rreth orës 8, në korridorin e ndërtesës ku banon në rrugën “Filip Vishnjiq”.
Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti i tha Klan Kosovës, se katër plumba janë shkrepur në drejtim të tij, ndërsa njëri e ka qëlluar nën gju.
Ai po trajtohet në spitalin në veri të Mitrovicës.
Miletiq është deputet nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, dhe është kryesues i Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Sulmi ndaj tij, vjen pak ditë pas trazirave të organizuara nga serbët, në të cilat humbi jetën një qytetar i përkatësisë boshnjake dhe janë lënduar 10 serbë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/07/2010 15:33 - Të ndarë, ish punëtorët shënojnë 20 vjetorin e okupimit të RTP-së
- 05/07/2010 15:09 - Stavridis në Kosovë
- 05/07/2010 14:59 - Angazhimi i Miletiq nuk u pëlque atyre që nuk u përshtatet rendi dhe ligji, thotë presidenti
- 05/07/2010 14:22 - Qeveria: Sulmi ndaj Miletiq, sulm ndaj votës së lirë
- 05/07/2010 14:07 - EULEX-i dënon sulmin ndaj Miletiqit
Të vjetra:
- 02/07/2010 14:10 - Një person humb jetën e disa të tjerë lëndohen në lagjen e boshnjakëve
- 02/07/2010 11:47 - Ministri Rexhepi: Zyra në veri do vazhdojë punën
- 02/07/2010 11:44 - ICO pro bisedimeve Kosovë-Beograd, por pa prekur statusin
- 02/07/2010 11:41 - Stefanoviq i quan non-sens deklaratat e kryeministrit Thaçi
- 02/07/2010 10:49 - Serbët kundërshtojnë hapjen e Zyrës së regjistrimit civil

