( 2 Votes )
Një person ka humbur jetën në incidentin e ndodhur në mëngjesin e së premtes në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin ndërsa Agjencia serbe e lajmeve Tanjug bën të ditur se personi i vdekur është mjeku i spitalit në veri të Mitrovicës, Mesud Xhekoviq.
Ndërkohë rreth 10 persona thuhet të jetën lënduar në shpërthimin që ndodhi në lagjen e Boshnjakëve derisa mediet serbe flasin për një shifër deri në 12 të lënduar.
Incidenti ndodhi pasi qindra serbë u mblodhën që në mëngjes për të kundërshtuar hapjen e Zyrës së regjistrimit civil të Qeverisë së Kosovës, në këtë lagje shumetnike në pjesën veriore. Pas shpërthimit, që besohet të ketë goditur disa protestues, janë dëgjuar edhe të shtëna. Në zyrën e hapur u pozicionuan forca të policisë kosovare, të EULEX-it si dhe trupa të KFOR-it. Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se puna e zyrës do të vazhdojë pavarësisht cdo lloj presioni. Të plagosurit sipas ministrit janë 5 serbë dhe 1 boshnjak ndërkohë ka shtuar se shpërthimi nuk ka ndodhur afër zyrës që ka hapur qeveria por nga pakujdesia që kanë pasur të plagosurit derisa po mbanin municion. Ndërkohë edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dënuar shpërthimin e së premtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë. Ai ka thënë se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Presidenti Sejdiu kërkon nga institucionet përgjegjëse, vendase dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.
Sipas një kumtese të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që e hapi këtë zyrë në bashkëpunim me ministrinë e brendshme, qëllimi i saj është lëshimi i dokumenteve për qytetarët e interesuar, ndërsa do të jetë hapi i parë praktik i qeverisë së Kosovës në integrimin e asaj pjese të vendit.
Një person ka humbur jetën në incidentin e ndodhur në mëngjesin e së premtes në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin ndërsa Agjencia serbe e lajmeve Tanjug bën të ditur se personi i vdekur është mjeku i spitalit në veri të Mitrovicës, Mesud Xhekoviq.Ndërkohë rreth 10 persona thuhet të jetën lënduar në shpërthimin që ndodhi në lagjen e Boshnjakëve derisa mediet serbe flasin për një shifër deri në 12 të lënduar.
Incidenti ndodhi pasi qindra serbë u mblodhën që në mëngjes për të kundërshtuar hapjen e Zyrës së regjistrimit civil të Qeverisë së Kosovës, në këtë lagje shumetnike në pjesën veriore. Pas shpërthimit, që besohet të ketë goditur disa protestues, janë dëgjuar edhe të shtëna. Në zyrën e hapur u pozicionuan forca të policisë kosovare, të EULEX-it si dhe trupa të KFOR-it. Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se puna e zyrës do të vazhdojë pavarësisht cdo lloj presioni. Të plagosurit sipas ministrit janë 5 serbë dhe 1 boshnjak ndërkohë ka shtuar se shpërthimi nuk ka ndodhur afër zyrës që ka hapur qeveria por nga pakujdesia që kanë pasur të plagosurit derisa po mbanin municion. Ndërkohë edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dënuar shpërthimin e së premtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë. Ai ka thënë se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Presidenti Sejdiu kërkon nga institucionet përgjegjëse, vendase dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.
Sipas një kumtese të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që e hapi këtë zyrë në bashkëpunim me ministrinë e brendshme, qëllimi i saj është lëshimi i dokumenteve për qytetarët e interesuar, ndërsa do të jetë hapi i parë praktik i qeverisë së Kosovës në integrimin e asaj pjese të vendit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/07/2010 15:09 - Stavridis në Kosovë
- 05/07/2010 14:59 - Angazhimi i Miletiq nuk u pëlque atyre që nuk u përshtatet rendi dhe ligji, thotë presidenti
- 05/07/2010 14:22 - Qeveria: Sulmi ndaj Miletiq, sulm ndaj votës së lirë
- 05/07/2010 14:07 - EULEX-i dënon sulmin ndaj Miletiqit
- 05/07/2010 10:48 - Plagoset deputeti Petar Miletiq
Të vjetra:
- 02/07/2010 11:47 - Ministri Rexhepi: Zyra në veri do vazhdojë punën
- 02/07/2010 11:44 - ICO pro bisedimeve Kosovë-Beograd, por pa prekur statusin
- 02/07/2010 11:41 - Stefanoviq i quan non-sens deklaratat e kryeministrit Thaçi
- 02/07/2010 10:49 - Serbët kundërshtojnë hapjen e Zyrës së regjistrimit civil
- 30/06/2010 21:44 - Bajrami: Presidentin nuk e shkarkon askush përveç Parlamentit

