( 0 Votes )
Një numër i madh i serbëve, janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, për të kundërshtuar hapjen e Zyrës së regjistrimit civil të Qeverisë së Kosovës, ku ka pasur shpërthim dhe të shtëna me armë.
Rreth orës 09.00 të së premtes është dëgjuar alarmi në pjesën e veriut, i cili shërben për serbët si sinjal që ata të tubohen në raste emergjente. Pastaj diku rreth 500 serbë janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve, në rrugën që dërgon te objekti ku duhet të përurohet Zyra për regjistrimit.
Rreth orës 9.50 është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në pjesën ku kanë qenë serbët e tubuar, ndërsa pas pak ka arrit autoambulanca nga pjesa veriore, e cila pastaj ka shkuar në drejtim të spitalit të veriut, ku besohet se mund të ketë të lënduar nga shpërthimi. Kurse më pas ka pasur edhe shtëna me armë zjarri.
Gjatë gjithë kohës situata është monitoruar nga një helikopter i KFOR-it, kurse të pranishëm kanë qenë edhe një numër i policëve të stacionit të veriut dhe pjesëtarët e KFOR-it grek.
Radenko Nrdelkoviç, kryetar i Veriut të Mitrovicës i zgjedhur nga strukturat paralele, ka thënë për Kosovapress se populli është mbledhur, sepse është kundër marrëveshjes që është arritur pa i pyetur serbët lokal dhe Beogradin zyrtarë, që të hapen zyrat, andaj një përurim i tillë është i pamundur.
“EULEX-i edhe një herë ka treguar se nuk është neutral, sepse pjesëtarët e tyre janë para zyrave që duanë të hapen, ndërsa këtu ndodhet vetëm KFOR-i grek. Jemi kundër hapjes së zyrave të Piter Faithit dhe të shtetit të ashtuquajtur të Kosovës”, ka thënë Nrdelkoviç.
Ndërkohë në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal thuhet se në kuadër të obligimeve të institucioneve te Kosovës dhe parimit të reformës së pushtetit lokal për të ofruar pushtetin sa më afër qytetarit, sot më 02 korrik 2010, Ministria e Admisnitrimt të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e
Punëve të Brendshme dhe Komunën e Mitrovicës kanë hapur Qendrën për shërbime civile në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë.
Qendra për shërbime civile, thuhet në njoftim do të ofrojë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallime, duke filluar nga shërbimet për ofrimin e dokumentacionit për të dhënat personale -certifikatat e lindjes, deri te lëshimi letërnjoftimve dhe pashaportave.
Qendra për shërbime civile udhëhiqet nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Adminstrimit të Pushtetit Lokal, dhe zyrtarë të Komunës së Mitrovicës.
Një numër i madh i serbëve, janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, për të kundërshtuar hapjen e Zyrës së regjistrimit civil të Qeverisë së Kosovës, ku ka pasur shpërthim dhe të shtëna me armë. Rreth orës 09.00 të së premtes është dëgjuar alarmi në pjesën e veriut, i cili shërben për serbët si sinjal që ata të tubohen në raste emergjente. Pastaj diku rreth 500 serbë janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve, në rrugën që dërgon te objekti ku duhet të përurohet Zyra për regjistrimit.
Rreth orës 9.50 është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në pjesën ku kanë qenë serbët e tubuar, ndërsa pas pak ka arrit autoambulanca nga pjesa veriore, e cila pastaj ka shkuar në drejtim të spitalit të veriut, ku besohet se mund të ketë të lënduar nga shpërthimi. Kurse më pas ka pasur edhe shtëna me armë zjarri.
Gjatë gjithë kohës situata është monitoruar nga një helikopter i KFOR-it, kurse të pranishëm kanë qenë edhe një numër i policëve të stacionit të veriut dhe pjesëtarët e KFOR-it grek.
Radenko Nrdelkoviç, kryetar i Veriut të Mitrovicës i zgjedhur nga strukturat paralele, ka thënë për Kosovapress se populli është mbledhur, sepse është kundër marrëveshjes që është arritur pa i pyetur serbët lokal dhe Beogradin zyrtarë, që të hapen zyrat, andaj një përurim i tillë është i pamundur.
“EULEX-i edhe një herë ka treguar se nuk është neutral, sepse pjesëtarët e tyre janë para zyrave që duanë të hapen, ndërsa këtu ndodhet vetëm KFOR-i grek. Jemi kundër hapjes së zyrave të Piter Faithit dhe të shtetit të ashtuquajtur të Kosovës”, ka thënë Nrdelkoviç.
Ndërkohë në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal thuhet se në kuadër të obligimeve të institucioneve te Kosovës dhe parimit të reformës së pushtetit lokal për të ofruar pushtetin sa më afër qytetarit, sot më 02 korrik 2010, Ministria e Admisnitrimt të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e
Punëve të Brendshme dhe Komunën e Mitrovicës kanë hapur Qendrën për shërbime civile në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë.
Qendra për shërbime civile, thuhet në njoftim do të ofrojë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallime, duke filluar nga shërbimet për ofrimin e dokumentacionit për të dhënat personale -certifikatat e lindjes, deri te lëshimi letërnjoftimve dhe pashaportave.
Qendra për shërbime civile udhëhiqet nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Adminstrimit të Pushtetit Lokal, dhe zyrtarë të Komunës së Mitrovicës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/07/2010 10:48 - Plagoset deputeti Petar Miletiq
- 02/07/2010 14:10 - Një person humb jetën e disa të tjerë lëndohen në lagjen e boshnjakëve
- 02/07/2010 11:47 - Ministri Rexhepi: Zyra në veri do vazhdojë punën
- 02/07/2010 11:44 - ICO pro bisedimeve Kosovë-Beograd, por pa prekur statusin
- 02/07/2010 11:41 - Stefanoviq i quan non-sens deklaratat e kryeministrit Thaçi
Të vjetra:
- 30/06/2010 21:44 - Bajrami: Presidentin nuk e shkarkon askush përveç Parlamentit
- 30/06/2010 15:12 - Konfiskohet armatim në Aeroportin e Prishtinës
- 30/06/2010 11:48 - Plaçkitje nën kërcënimin e armëve
- 30/06/2010 11:35 - Freedom House: Po thellohet ndarja në veri
- 30/06/2010 11:30 - Abramowitz : Kosova të përgatitet për negociata të mundshme për ndarje

