( 1 Vote )
E shkarkon vetëm trupi që e ka zgjedhur.
Presidentin e Kosovës, mund ta heq nga posti vetëm parlamenti dhe atë me 2/3 e votave të ligjvënësve.
Kështu e interpretoi kushetutën në Zona B, Arsim Bajrami, njëri nga hartuesit e saj.
Janë tre çështje që mund ta largojnë presidentin, krimi i rëndë, sëmundja dhe vendimi i Gjykatës Kushtetues nëse konstaton se ka shkelje të rëndë, por kjo sërisht i mbetet parlamentit të vendosë për vazhdimin ose jo të mandatit, i cili edhe e ka zgjedhur, ka thënë Bajrami.
Ndërkohë, sipas burimeve të Klan Kosovës tre deputet të komunitetit serb kanë tërhequr nënshkrimet e tyre nga lista e lista 30 anëtarshe që i është dërguar gjykatës kushtetuese për fillimin e çështjes së presidentit. Naim Rrustemi, deputeti që ka ndërmarrë këtë nismë, mohon jetë në dijeni për dicka të tillë
E Bajrami që është profesori i së drejtës kushetuese, tha se kjo gjykatë trajton vetëm rastet të cilat janë të rënda. Por a konsiderohet si më pak i rëndë, rasti aq shumë i debatuar i presidentit Sejdiu?
"Është problem të dihet se sa është e rëndë, këtë do e vendosë vetëm Gjykata Kushtetuese", ka shtuar Bajrami.
Presidenti Sejdiu po ballafaqohet me presione të vazhdueshme për dorëheqje nga posti që nga momenti i zgjedhjes së tij në krye të shtetit. Shumë organizma politike dhe jopolitike e quajnë qëndrimin e tij në dy poste si kryetar shteti dhe i LDK-së si antikushtetuese.
E shkarkon vetëm trupi që e ka zgjedhur.Presidentin e Kosovës, mund ta heq nga posti vetëm parlamenti dhe atë me 2/3 e votave të ligjvënësve.
Kështu e interpretoi kushetutën në Zona B, Arsim Bajrami, njëri nga hartuesit e saj.
Janë tre çështje që mund ta largojnë presidentin, krimi i rëndë, sëmundja dhe vendimi i Gjykatës Kushtetues nëse konstaton se ka shkelje të rëndë, por kjo sërisht i mbetet parlamentit të vendosë për vazhdimin ose jo të mandatit, i cili edhe e ka zgjedhur, ka thënë Bajrami.
Ndërkohë, sipas burimeve të Klan Kosovës tre deputet të komunitetit serb kanë tërhequr nënshkrimet e tyre nga lista e lista 30 anëtarshe që i është dërguar gjykatës kushtetuese për fillimin e çështjes së presidentit. Naim Rrustemi, deputeti që ka ndërmarrë këtë nismë, mohon jetë në dijeni për dicka të tillë
E Bajrami që është profesori i së drejtës kushetuese, tha se kjo gjykatë trajton vetëm rastet të cilat janë të rënda. Por a konsiderohet si më pak i rëndë, rasti aq shumë i debatuar i presidentit Sejdiu?
"Është problem të dihet se sa është e rëndë, këtë do e vendosë vetëm Gjykata Kushtetuese", ka shtuar Bajrami.
Presidenti Sejdiu po ballafaqohet me presione të vazhdueshme për dorëheqje nga posti që nga momenti i zgjedhjes së tij në krye të shtetit. Shumë organizma politike dhe jopolitike e quajnë qëndrimin e tij në dy poste si kryetar shteti dhe i LDK-së si antikushtetuese.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/07/2010 14:10 - Një person humb jetën e disa të tjerë lëndohen në lagjen e boshnjakëve
- 02/07/2010 11:47 - Ministri Rexhepi: Zyra në veri do vazhdojë punën
- 02/07/2010 11:44 - ICO pro bisedimeve Kosovë-Beograd, por pa prekur statusin
- 02/07/2010 11:41 - Stefanoviq i quan non-sens deklaratat e kryeministrit Thaçi
- 02/07/2010 10:49 - Serbët kundërshtojnë hapjen e Zyrës së regjistrimit civil
Të vjetra:
- 30/06/2010 15:12 - Konfiskohet armatim në Aeroportin e Prishtinës
- 30/06/2010 11:48 - Plaçkitje nën kërcënimin e armëve
- 30/06/2010 11:35 - Freedom House: Po thellohet ndarja në veri
- 30/06/2010 11:30 - Abramowitz : Kosova të përgatitet për negociata të mundshme për ndarje
- 29/06/2010 17:39 - Sulmohet fizikisht ministri Enver Hoxhaj brenda ministrisë

