( 1 Vote )
Rreth 1.500 besimtarë ortodoks nga të gjitha viset e Kosovës dhe Serbia, u mblodhën sot në mëngjes në Graçanicë për të marrë pjesë në liturgjinë e mëngjesit për nder të ditës së Shën Vitit.
Vetë kreu i kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej ka udhëhequr lutjen e mëngjesit të ditës që në serbisht njihet si Vidovdan.
Forca të shumta të policisë së Kosovës, ishin angazhuar që të sigurojnë perimetrin e Manastirit të Graçanicës. Ndërsa në vendngjarje dalloheshin flamuj të shumtë serb.
Në turmën e njerëzve të mbledhur para objektit të kultit, kishte edhe të atillë që mbanin veshur simbole të organizatës çetnike Obraz dhe fotografinë e kryetarit të radikalëve Vojisllav Sheshel. Besimtarët pas liturgjisë, u transportuan me autobus për në Gazimestan, ku shwnuan 621 vjetorin e betejës së Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, manifestimi në Gazimestan ka përfunduar në orët e para të pasdites. Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se tubimet janë përcjellë nga Policia e Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka shënuar ndonjë incident.
Për Vidovdan në Kosovë, po qëndron edhe ministri serb Goran Bogdanoviq.
Ai porositi se qëllimi i Beogradit në Kosovë, nuk është që të kërcënojë këdo, por që të kërkohet zgjidhja për një bashkëjetesë. Bogdanoviq, shtoi se qëllimi i politikës serbe është që të mbrojë atë që është e saj, dhe që t’i mundësojë ekzistencën e mëtejme të institucioneve të Serbisë në Kosovë.
Përveç këtij segmenti, Bogdanoviq tha se duhet ruajtur edhe funksionimin e mëtejmë të kishës Ortodokse serbe, e cila ruan një rol të madh në popull. Andaj, sipas tij, qeveria serbe do të bëjë përpjekje maksimale që të arrijë të ruaj unitetin mes shtetit, popullit e Kishës.
Kjo strategji, siç tha ai, paraqet një parakusht për ruajtjen e Kosovës si pjesë integrale të Serbisë.
Rreth 1.500 besimtarë ortodoks nga të gjitha viset e Kosovës dhe Serbia, u mblodhën sot në mëngjes në Graçanicë për të marrë pjesë në liturgjinë e mëngjesit për nder të ditës së Shën Vitit. Vetë kreu i kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej ka udhëhequr lutjen e mëngjesit të ditës që në serbisht njihet si Vidovdan.
Forca të shumta të policisë së Kosovës, ishin angazhuar që të sigurojnë perimetrin e Manastirit të Graçanicës. Ndërsa në vendngjarje dalloheshin flamuj të shumtë serb.
Në turmën e njerëzve të mbledhur para objektit të kultit, kishte edhe të atillë që mbanin veshur simbole të organizatës çetnike Obraz dhe fotografinë e kryetarit të radikalëve Vojisllav Sheshel. Besimtarët pas liturgjisë, u transportuan me autobus për në Gazimestan, ku shwnuan 621 vjetorin e betejës së Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, manifestimi në Gazimestan ka përfunduar në orët e para të pasdites. Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se tubimet janë përcjellë nga Policia e Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka shënuar ndonjë incident.
Për Vidovdan në Kosovë, po qëndron edhe ministri serb Goran Bogdanoviq.
Ai porositi se qëllimi i Beogradit në Kosovë, nuk është që të kërcënojë këdo, por që të kërkohet zgjidhja për një bashkëjetesë. Bogdanoviq, shtoi se qëllimi i politikës serbe është që të mbrojë atë që është e saj, dhe që t’i mundësojë ekzistencën e mëtejme të institucioneve të Serbisë në Kosovë.
Përveç këtij segmenti, Bogdanoviq tha se duhet ruajtur edhe funksionimin e mëtejmë të kishës Ortodokse serbe, e cila ruan një rol të madh në popull. Andaj, sipas tij, qeveria serbe do të bëjë përpjekje maksimale që të arrijë të ruaj unitetin mes shtetit, popullit e Kishës.
Kjo strategji, siç tha ai, paraqet një parakusht për ruajtjen e Kosovës si pjesë integrale të Serbisë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/06/2010 11:35 - Freedom House: Po thellohet ndarja në veri
- 30/06/2010 11:30 - Abramowitz : Kosova të përgatitet për negociata të mundshme për ndarje
- 29/06/2010 17:39 - Sulmohet fizikisht ministri Enver Hoxhaj brenda ministrisë
- 29/06/2010 11:41 - Shumë shpejt pritet gërmimi i varrezës masive në Rashkë
- 29/06/2010 11:35 - Rreth 35 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan testit
Të vjetra:
- 28/06/2010 15:33 - BBC: Ide shkëmbimesh territoriale mes Kosovës dhe Serbisë
- 28/06/2010 15:09 - LDD: Të ruhet me çdo kusht PTK-ja
- 28/06/2010 10:38 - EULEX-i ende me plane për arrestimin e të dyshuarve për korrupsion
- 28/06/2010 10:30 - OBRIE: Serbia të njohë Kosovën e cila mbështetet nga demokracia e botës
- 26/06/2010 19:16 - Rreth 900 motoristë nga Serbia hyjnë në Kosovë

