( 0 Votes )
Një ide për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar të qarkullojë në qarqet politike në Beograd, si një prej, siç cilësohet, kompromiseve të mundshme mes të dyja palëve.
BBC mëson se ka ide që vlerësojnë se ndarja e veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, dhe shkëmbimi me territorin e komunës së Preshevës në jug të Serbisë, e banuar me shumicë shqiptare, do të mund të zgjidhte problemin mes dy vendeve.
Propozimet për Kosovën, vijnë në periudhën kur pritet dhënia e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për ligjshmërinë e pavarësisë dhe pritjes së fillimit të bisedimeve mes palëve pas këtij vendimi.
Ekzistenca e idesë për shkëmbim territoresh nuk është mohuar as nga organizata ndërkombëtare me ndikim, por ato kanë kanë thënë se ajo është më e vështirë të arrihet se sa, siç thuhet, "mendojnë disa vëzhgues në Beograd".
Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, i tha BBC-së se idetë për shkëmbim territoresh tashmë po qarkullojnë, por ato, sipas tij, kanë pak gjasa që të realizohen.
Ai tha se mund të ketë edhe zgjidhje alternative për veriun e Kosovës dhe për Luginën e Preshevës, përveç ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.
Një ide për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar të qarkullojë në qarqet politike në Beograd, si një prej, siç cilësohet, kompromiseve të mundshme mes të dyja palëve.BBC mëson se ka ide që vlerësojnë se ndarja e veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, dhe shkëmbimi me territorin e komunës së Preshevës në jug të Serbisë, e banuar me shumicë shqiptare, do të mund të zgjidhte problemin mes dy vendeve.
Propozimet për Kosovën, vijnë në periudhën kur pritet dhënia e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për ligjshmërinë e pavarësisë dhe pritjes së fillimit të bisedimeve mes palëve pas këtij vendimi.
Ekzistenca e idesë për shkëmbim territoresh nuk është mohuar as nga organizata ndërkombëtare me ndikim, por ato kanë kanë thënë se ajo është më e vështirë të arrihet se sa, siç thuhet, "mendojnë disa vëzhgues në Beograd".
Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, i tha BBC-së se idetë për shkëmbim territoresh tashmë po qarkullojnë, por ato, sipas tij, kanë pak gjasa që të realizohen.
Ai tha se mund të ketë edhe zgjidhje alternative për veriun e Kosovës dhe për Luginën e Preshevës, përveç ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/06/2010 11:30 - Abramowitz : Kosova të përgatitet për negociata të mundshme për ndarje
- 29/06/2010 17:39 - Sulmohet fizikisht ministri Enver Hoxhaj brenda ministrisë
- 29/06/2010 11:41 - Shumë shpejt pritet gërmimi i varrezës masive në Rashkë
- 29/06/2010 11:35 - Rreth 35 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan testit
- 28/06/2010 16:02 - Përfundon e qetë festa serbe e Vidovdanit
Të vjetra:
- 28/06/2010 15:09 - LDD: Të ruhet me çdo kusht PTK-ja
- 28/06/2010 10:38 - EULEX-i ende me plane për arrestimin e të dyshuarve për korrupsion
- 28/06/2010 10:30 - OBRIE: Serbia të njohë Kosovën e cila mbështetet nga demokracia e botës
- 26/06/2010 19:16 - Rreth 900 motoristë nga Serbia hyjnë në Kosovë
- 26/06/2010 17:21 - Presidentët e rajonit kërkojnë krijimin e minishengenit

