( 0 Votes )
Njeriu i dytë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, deklaroi se opinioni i GJND-së do ta forcojë legjitimitetin demokratik të qëndrimeve dhe vendimeve të popullit të Kosovës.
Në një intervistë për gazetën Express, ai nuk e përjashtoi mundësinë që opinioni të jetë neutral, por shtoi se ngjyrimin do t’ia japin interpretimet nga juristët, politikanët e qytetarët nga të dyja palët.
Zëvendëskryeministri Kuçi, shprehu bindjen e plotë që ky mendim ka efekt juridik, por shumë më shumë do të ketë efekt politik.
Sipas tij, interpretimit do t’i jepet shtytje e madhe politike për shkak të vetë përmbajtjes së tij. Por, natyrisht që ka nevojë që ai interpretim të jetë i drejtë, adekuat dhe në përputhje të plotë edhe me synimet e atij mendimi që ka dhënë vetë GJND’ja, tha Kuçi.
Ai bëri të ditur se kosovarët bashkë me ndërkombëtarë po punojnë që ta bëjnë një sqarim të plotë dhe ta krijojnë një përshtypje që mendimi i Gjykatës të jetë i pranueshëm dhe që pavarësia e Kosovës të jetë e pakthyeshme.
Njeriu i dytë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, deklaroi se opinioni i GJND-së do ta forcojë legjitimitetin demokratik të qëndrimeve dhe vendimeve të popullit të Kosovës.Në një intervistë për gazetën Express, ai nuk e përjashtoi mundësinë që opinioni të jetë neutral, por shtoi se ngjyrimin do t’ia japin interpretimet nga juristët, politikanët e qytetarët nga të dyja palët.
Zëvendëskryeministri Kuçi, shprehu bindjen e plotë që ky mendim ka efekt juridik, por shumë më shumë do të ketë efekt politik.
Sipas tij, interpretimit do t’i jepet shtytje e madhe politike për shkak të vetë përmbajtjes së tij. Por, natyrisht që ka nevojë që ai interpretim të jetë i drejtë, adekuat dhe në përputhje të plotë edhe me synimet e atij mendimi që ka dhënë vetë GJND’ja, tha Kuçi.
Ai bëri të ditur se kosovarët bashkë me ndërkombëtarë po punojnë që ta bëjnë një sqarim të plotë dhe ta krijojnë një përshtypje që mendimi i Gjykatës të jetë i pranueshëm dhe që pavarësia e Kosovës të jetë e pakthyeshme.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/06/2010 19:16 - Rreth 900 motoristë nga Serbia hyjnë në Kosovë
- 26/06/2010 17:21 - Presidentët e rajonit kërkojnë krijimin e minishengenit
- 26/06/2010 14:47 - Presidenti Sejdiu: Fajin për veriun e kemi të gjithë
- 26/06/2010 14:10 - Samiti i Prizrenit mbledh presidentët rajonalë
- 26/06/2010 12:22 - LDD kritikon sistemin arsimor në Kosovë
Të vjetra:
- 26/06/2010 10:49 - Joseph Daul: Kosova është pjesë e bisedimeve të BE-së
- 25/06/2010 17:39 - OVL e UÇK-së kërkon largimin e EULEX-it
- 25/06/2010 14:25 - Ministri Rexhepi: Askush nuk do të hyjë në Kosovë pa u legjitimuar
- 25/06/2010 13:13 - Në Prevallë të Prizrenit nis sot samiti tre ditor i katër presidentëve rajonalë
- 25/06/2010 12:37 - Opozita e cilëson të dështuar qeverinë për hyrjen e gardës së "Car Llazarit"

