( 0 Votes )
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar që askush nuk do të mund të hyjë në Kosovë pa u legjitimuar më parë.
Këtë deklaratë e ka dhënë sot në lidhje me me hyrjen me dhunë të rreth 30 serbëve brenda territorit të Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinje, duke mos u ndalur në paralajmërimin e policies.
Kjo është çështje e definuar edhe me EULEX-in, ka shtuar ministry Rexhepi. “Ajo ka qenë një hyrje e dhunshme. Ne i kemi definuar çështjet me EULEX-in është një përgjegjësi e përbashkët, por që në hyrjen 1 dhe 31 është një kompetencë ekzekutive dhe EULEX-in, kjo s’do të thotë që Policia kufitare e Kosovës nuk ka kompetenca, po numerikisht është më i vogël dhe ka raste kur policët nga komuniteti serb nuk e kryejnë në mënyrë profesionale punën e tyre”, ka thënë ai.
Ministri Rexhepi ka paralajmëruar për të gjithë serbët, të cilët do të vijnë në Kosovë për festën e Vidovdanit më 28 qershor se nuk do të mund të futen në Kosovë pa u legjitimuar.
“Ata nuk kanë dashtë me u ndalë që të legjitimohen ne kemi reaguar menjëherë dhe i kemi informua strukturat tona të policisë edhe të EULEX-it, edhe është kërkuar që ata të legjitimohen. Nëse ka arsye të arrestohen në kilometrin e katërt nga hyrja 1, janë legjitimuar janë marrë masat dhe kemi dashur të ju japim mesazhin që për festën e Vidovdanit më 28 qershor nuk do të tolerohet askush pa u legjitimuar ata që vijnë për celebrim ose për çështje tjera nuk do të ndalohen po jo me ikonografi provokuese, jo me forma të ndryshme të provokimit”, ka thënë ministri Rexhepi.
Gjatë ditës së enjte disa serbë kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën këmbë në drejtim të Albanikut dhe Mitrovicës. Hyrjen e tyre pa përfillur urdhrat e policisë kufitar, ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi e ka quajtur të dhunshme.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/06/2010 14:10 - Samiti i Prizrenit mbledh presidentët rajonalë
- 26/06/2010 12:22 - LDD kritikon sistemin arsimor në Kosovë
- 26/06/2010 11:10 - Zv/kryeministri Kuçi: Mendimi i Gj.N.D-së do të forcojë legjitimitetin e Kosovës
- 26/06/2010 10:49 - Joseph Daul: Kosova është pjesë e bisedimeve të BE-së
- 25/06/2010 17:39 - OVL e UÇK-së kërkon largimin e EULEX-it
Të vjetra:
- 25/06/2010 13:13 - Në Prevallë të Prizrenit nis sot samiti tre ditor i katër presidentëve rajonalë
- 25/06/2010 12:37 - Opozita e cilëson të dështuar qeverinë për hyrjen e gardës së "Car Llazarit"
- 25/06/2010 11:38 - Suspendohet me pagesë Ali Sadriaj
- 25/06/2010 11:05 - Miratohet ligji për deputetët
- 25/06/2010 10:18 - Ambasadorja Warlick: Ndarja e Kosovës do të destabilizonte rajonin