( 0 Votes )
Presindeti malazez Filip Vujanoviq dhe ai maqedonas George Ivanov, do të jenë të parët që vijnë në takimin e liderëve. Me ta kryetari Fatmir Sejdiu do të darkojë në hotelin Sharr.
E Bamir Topi i Shqipërisë, arrin të shtunën në mëngjes, në ditën kur mbahen takimet zyrtare. Takimet bilaterale fillojnë paradite, ndërkaq pas drekës mbahet takimi i përbashkët i liderëve. Kryetari serb, nuk është ftuar në këtë samit, ndërsa Beogradi zyrtar reagoi për këtë çështje.
Sipas sekretarit shtetëror të Serbisë për Kosovën, Olliver Ivanoviq, një konferencë e tillë pa presidentin serb Boris Tadiq humb peshën.
Presidenca e Kosovës thotë të jetë e gatshme të organizojë minisamitin e liderëve të rajonit, ku të ftuar janë Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ai i Maqedonisë Georgi Ivanov dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ndërkohë nuk është i ftuar presidenti serb Boris Tadiq.
Në një deklaratë të mëparshme të presidentit Sejdiu, është theksuar se kjo është bërë për shkak se nuk mund të ftohet dikush i cili vazhdimisht është kundër pavarësisë së Kosovës.
Sipas zyrës për informim në presidencës së Kosovës temë kryesore do të jetë bashkëpunimi ndërajonal dhe takimi do të mbahet në Prevallë të Prizrenit prej 25 deri me 27 qershor.
Presindeti malazez Filip Vujanoviq dhe ai maqedonas George Ivanov, do të jenë të parët që vijnë në takimin e liderëve. Me ta kryetari Fatmir Sejdiu do të darkojë në hotelin Sharr. E Bamir Topi i Shqipërisë, arrin të shtunën në mëngjes, në ditën kur mbahen takimet zyrtare. Takimet bilaterale fillojnë paradite, ndërkaq pas drekës mbahet takimi i përbashkët i liderëve. Kryetari serb, nuk është ftuar në këtë samit, ndërsa Beogradi zyrtar reagoi për këtë çështje.
Sipas sekretarit shtetëror të Serbisë për Kosovën, Olliver Ivanoviq, një konferencë e tillë pa presidentin serb Boris Tadiq humb peshën.
Presidenca e Kosovës thotë të jetë e gatshme të organizojë minisamitin e liderëve të rajonit, ku të ftuar janë Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ai i Maqedonisë Georgi Ivanov dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ndërkohë nuk është i ftuar presidenti serb Boris Tadiq.
Në një deklaratë të mëparshme të presidentit Sejdiu, është theksuar se kjo është bërë për shkak se nuk mund të ftohet dikush i cili vazhdimisht është kundër pavarësisë së Kosovës.
Sipas zyrës për informim në presidencës së Kosovës temë kryesore do të jetë bashkëpunimi ndërajonal dhe takimi do të mbahet në Prevallë të Prizrenit prej 25 deri me 27 qershor.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 26/06/2010 12:22 - LDD kritikon sistemin arsimor në Kosovë
- 26/06/2010 11:10 - Zv/kryeministri Kuçi: Mendimi i Gj.N.D-së do të forcojë legjitimitetin e Kosovës
- 26/06/2010 10:49 - Joseph Daul: Kosova është pjesë e bisedimeve të BE-së
- 25/06/2010 17:39 - OVL e UÇK-së kërkon largimin e EULEX-it
- 25/06/2010 14:25 - Ministri Rexhepi: Askush nuk do të hyjë në Kosovë pa u legjitimuar
Të vjetra:
- 25/06/2010 12:37 - Opozita e cilëson të dështuar qeverinë për hyrjen e gardës së "Car Llazarit"
- 25/06/2010 11:38 - Suspendohet me pagesë Ali Sadriaj
- 25/06/2010 11:05 - Miratohet ligji për deputetët
- 25/06/2010 10:18 - Ambasadorja Warlick: Ndarja e Kosovës do të destabilizonte rajonin
- 24/06/2010 14:36 - Kosova e gatshme të presë liderët rajonalë në minisamit

