( 0 Votes )
Është miratuar në Kuvendin e Kosovës Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve i cili përcakton se deputeti pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit në një mandat e ka ushtruar më gjatë se sa gjysma e kohëzgjatjes së mandatit të përcaktuar me ligj dhe e ka mbushur moshën 50 vjeçare.
Në një prej pikave të këtij ligji thuhet se deputeti që i plotëson kushtet e caktuara realizon pensionin suplementar në lartësi prej 50% të pagës bazë të deputetit.
Deputeti që ka shërbyer në dy mandate realizon pensionin suplementar në vlerë prej 60% të pagës bazë dhe ai që ka shërbyer në tri e më shumë mandate në lartësi prej 70% të pagës bazë.
Ndryshe dihet që paga e një deputeti është mbi 1400 euro, që llogaritet të jetë paga më e lartë krahasuar me rajonin. Ligji ka shkuar në zyrën e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për t’u nënshkruar, ndërsa shoqëria civile i ka kërkuar presidentit që të mos e nënshkruajë këtë ligj.
Është miratuar në Kuvendin e Kosovës Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve i cili përcakton se deputeti pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit në një mandat e ka ushtruar më gjatë se sa gjysma e kohëzgjatjes së mandatit të përcaktuar me ligj dhe e ka mbushur moshën 50 vjeçare. Në një prej pikave të këtij ligji thuhet se deputeti që i plotëson kushtet e caktuara realizon pensionin suplementar në lartësi prej 50% të pagës bazë të deputetit.
Deputeti që ka shërbyer në dy mandate realizon pensionin suplementar në vlerë prej 60% të pagës bazë dhe ai që ka shërbyer në tri e më shumë mandate në lartësi prej 70% të pagës bazë.
Ndryshe dihet që paga e një deputeti është mbi 1400 euro, që llogaritet të jetë paga më e lartë krahasuar me rajonin. Ligji ka shkuar në zyrën e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për t’u nënshkruar, ndërsa shoqëria civile i ka kërkuar presidentit që të mos e nënshkruajë këtë ligj.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 25/06/2010 17:39 - OVL e UÇK-së kërkon largimin e EULEX-it
- 25/06/2010 14:25 - Ministri Rexhepi: Askush nuk do të hyjë në Kosovë pa u legjitimuar
- 25/06/2010 13:13 - Në Prevallë të Prizrenit nis sot samiti tre ditor i katër presidentëve rajonalë
- 25/06/2010 12:37 - Opozita e cilëson të dështuar qeverinë për hyrjen e gardës së "Car Llazarit"
- 25/06/2010 11:38 - Suspendohet me pagesë Ali Sadriaj
Të vjetra:
- 25/06/2010 10:18 - Ambasadorja Warlick: Ndarja e Kosovës do të destabilizonte rajonin
- 24/06/2010 14:36 - Kosova e gatshme të presë liderët rajonalë në minisamit
- 24/06/2010 13:26 - Serbia zemërohet me buletinin e FIFA-s, Kosova s'është në hartë
- 24/06/2010 12:38 - Plagosen tre persona në Skënderaj
- 24/06/2010 11:28 - Arrestohet një shqiptar dhe një sllovene të kërkuar nga interpoli slloven dhe gjerman

