( 0 Votes )
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk presin që Serbia ta njohë Kosovën.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik, në një intervistë për të përditshmen “Vecernje Novosti”.
Ajo thotë se shteti i saj do që Serbia të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Prishtinën, SHBA-në, BE-në dhe aktorët tjerë kryesorë ndërkombëtarë dhe të kërkojnë zgjidhje pragmatike të cilat do të përmirësojnë jetën e serbëve dhe shqiptarëve.
Uorlik tha se vendi i saj nuk e mbështetë idenë për ndarjen e Kosovës e as që e konsiderojnë atë të jetë një zgjidhje reale.
Sipas saj, kjo do të rrënonte stabilitetin në rajon. Secilën ditë që Serbia e kalon duke folur për rimëkëmbjen e negociatave për status ose ndarje të Kosovës është një ditë e humbur në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk presin që Serbia ta njohë Kosovën. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik, në një intervistë për të përditshmen “Vecernje Novosti”.
Ajo thotë se shteti i saj do që Serbia të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Prishtinën, SHBA-në, BE-në dhe aktorët tjerë kryesorë ndërkombëtarë dhe të kërkojnë zgjidhje pragmatike të cilat do të përmirësojnë jetën e serbëve dhe shqiptarëve.
Uorlik tha se vendi i saj nuk e mbështetë idenë për ndarjen e Kosovës e as që e konsiderojnë atë të jetë një zgjidhje reale.
Sipas saj, kjo do të rrënonte stabilitetin në rajon. Secilën ditë që Serbia e kalon duke folur për rimëkëmbjen e negociatave për status ose ndarje të Kosovës është një ditë e humbur në rrugën drejt integrimeve evropiane.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 25/06/2010 14:25 - Ministri Rexhepi: Askush nuk do të hyjë në Kosovë pa u legjitimuar
- 25/06/2010 13:13 - Në Prevallë të Prizrenit nis sot samiti tre ditor i katër presidentëve rajonalë
- 25/06/2010 12:37 - Opozita e cilëson të dështuar qeverinë për hyrjen e gardës së "Car Llazarit"
- 25/06/2010 11:38 - Suspendohet me pagesë Ali Sadriaj
- 25/06/2010 11:05 - Miratohet ligji për deputetët
Të vjetra:
- 24/06/2010 14:36 - Kosova e gatshme të presë liderët rajonalë në minisamit
- 24/06/2010 13:26 - Serbia zemërohet me buletinin e FIFA-s, Kosova s'është në hartë
- 24/06/2010 12:38 - Plagosen tre persona në Skënderaj
- 24/06/2010 11:28 - Arrestohet një shqiptar dhe një sllovene të kërkuar nga interpoli slloven dhe gjerman
- 24/06/2010 11:21 - Ministri Hoxhaj: Kushtetuta nuk është e paqartë për mbajtjen e shamive

