( 2 Votes )
Tre persona janë plagosur sot me armë zjarri brenda Kuvendit komunal të Skënderajt, ka bërë të ditur policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, ndërsa dyshohet se incidenti është shkaktuar si pasojë e një konflikti pronësor.
Zëdhënësi Besim Hoti tha se tre të plagosurit janë nga fshati Polac i komunës së Skënderajt: Isuf Hoti, Adnan Koca dhe Fadil Xani.
"Në bazë të hetimeve preliminare të policisë në këtë rast, besohet se së paku dy persona të dyshuar, të armatosur, kanë shtënë drejt viktimave të tyre pas një përleshjeje fizike brenda ndërtesës së kuvendit komunal", thuhet në njoftimin e policisë.
Pas ndihmës së ofruar në Shtëpinë e Shëndetit të qytetit, janë transportuar në repartin e emergjencës në QKUK në Prishtinë.
Sipas mjekëve kujdestarë dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e dy lokacioneve, shtëpive private, në fshatin Klinë të Skenderajt, në kërkim të dyshuarve të këtij rasti.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 25/06/2010 11:38 - Suspendohet me pagesë Ali Sadriaj
- 25/06/2010 11:05 - Miratohet ligji për deputetët
- 25/06/2010 10:18 - Ambasadorja Warlick: Ndarja e Kosovës do të destabilizonte rajonin
- 24/06/2010 14:36 - Kosova e gatshme të presë liderët rajonalë në minisamit
- 24/06/2010 13:26 - Serbia zemërohet me buletinin e FIFA-s, Kosova s'është në hartë
Të vjetra:
- 24/06/2010 11:28 - Arrestohet një shqiptar dhe një sllovene të kërkuar nga interpoli slloven dhe gjerman
- 24/06/2010 11:21 - Ministri Hoxhaj: Kushtetuta nuk është e paqartë për mbajtjen e shamive
- 24/06/2010 11:18 - Dell: Të krijohen kushte më të volitshme për investime
- 23/06/2010 17:30 - PE: Të njihet Kosova nga të gjitha vendet e BE-së
- 23/06/2010 14:20 - Tadiq: Populli serb është i njëzëshëm për statusin e Kosovës