( 0 Votes )
Parlamenti po del më i mirë se Këshilli i Evropës.
Të dyja miratuan nga një rezolutë për Kosovën.
Komiteti për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian e bëri një gjë të tillë në të mirë të shtetit të ri.
Rezoluta e Këshillit foli për Kosovën si territor që administrohet nga rezoluta 1244.
Në dokumentin e parlamentarëve thuhet që Serbia duhet “të veprojë në mënyrë pragmatike ndaj statusit të Kosovës”.
Megjithatë, ky organizëm i BE-së, e kupton se “pranimi i Kosovës, tash për tash, nuk është mundësi e pranuar politike për udhëheqjen në Beograd”.
Rezoluta e votuar të merkurën, nga Komiteti për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian, ishte prezantuar vetëm një ditë me parë nga raportuesja për Kosovën e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek.
Ky komitet, për herë të parë miratoi amendamentin, në të cilin thuhet se “do ta kishte përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”.
Këtë amendament, që u miratua me 31 vota për dhe 27 kundër, e propozoi deputetja nga Belgjika, Anemi Nejts-Ejtebruk.
Është miratuar edhe plotësimi i rezolutës, ku thuhet se “merret në dijeni se shumica e fqinjëve e kanë pranuar Kosovën”.
Deputetja austriake dhe nismëtarja e kësaj rezolute, Ulrike Lunaçek, këtë e cilësoi, në masë të caktuar, si njohje të pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian.
Parlamenti po del më i mirë se Këshilli i Evropës.Të dyja miratuan nga një rezolutë për Kosovën.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/06/2010 13:26 - Serbia zemërohet me buletinin e FIFA-s, Kosova s'është në hartë
- 24/06/2010 12:38 - Plagosen tre persona në Skënderaj
- 24/06/2010 11:28 - Arrestohet një shqiptar dhe një sllovene të kërkuar nga interpoli slloven dhe gjerman
- 24/06/2010 11:21 - Ministri Hoxhaj: Kushtetuta nuk është e paqartë për mbajtjen e shamive
- 24/06/2010 11:18 - Dell: Të krijohen kushte më të volitshme për investime
Të vjetra:
- 23/06/2010 14:20 - Tadiq: Populli serb është i njëzëshëm për statusin e Kosovës
- 23/06/2010 14:08 - Ivanoviq: Kosovën e Serbinë i presin bisedime të vështira
- 23/06/2010 11:59 - Rexhepi kthen Rrustemin e dorëhequr
- 23/06/2010 11:02 - Ahtisari: Pavarësia e Kosovës nuk zhbëhet edhe pas opinionit të Gj.N.D-së
- 23/06/2010 10:10 - Bukoshi nuk heq dorë nga shkarkimi i Ali Sadrisë