( 0 Votes )
Në Turqi janë duke u mbajtur dy samite, ku janë të ftuar presidentët dhe kryeministrat e Evropës Juglindore.
Nga Stambolli, presidenti serb Boris Tadiq, ka porosit se nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se për këtë pyetje populli serb është njëzëri.
Komenti i kreut të shtetit serb u bë sot në takimin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore.
Mes tjerash, ai ka thënë se BE-ja duhet t’i pranojë në gjirin e saj të gjitha vendet e rajonit, dhe t’u ndihmojë atyre sinqerisht që ta arrijnë këtë qëllim.
Përveç Tadiqit, në këtë samit po marrin pjesën edhe kryetarët ose kryeministrat e 10 vendeve të rajonit, por atje mungojnë vetëm udhëheqësit e Kosovës.
Nuk janë të pranishëm as presidenti Sejdiu e as kryeministri Thaçi.
Pala kosovare ndërkaq po përfaqësohet si UNMIK/Kosovo, dhe ka kërkuar që kjo gjë të ndërrohet. Kjo kërkesë duket se ka hasur në mirëkuptimin e Turqisë, si kryesuese e radhës e këtij këshilli.
Deklarata finale e samitit, thotë se në samit duhet të përfshihet edhe Kosova dhe të pranohet si palë e barabartë e rajonit.
Në Turqi janë duke u mbajtur dy samite, ku janë të ftuar presidentët dhe kryeministrat e Evropës Juglindore. Nga Stambolli, presidenti serb Boris Tadiq, ka porosit se nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se për këtë pyetje populli serb është njëzëri.
Komenti i kreut të shtetit serb u bë sot në takimin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore.
Mes tjerash, ai ka thënë se BE-ja duhet t’i pranojë në gjirin e saj të gjitha vendet e rajonit, dhe t’u ndihmojë atyre sinqerisht që ta arrijnë këtë qëllim.
Përveç Tadiqit, në këtë samit po marrin pjesën edhe kryetarët ose kryeministrat e 10 vendeve të rajonit, por atje mungojnë vetëm udhëheqësit e Kosovës.
Nuk janë të pranishëm as presidenti Sejdiu e as kryeministri Thaçi.
Pala kosovare ndërkaq po përfaqësohet si UNMIK/Kosovo, dhe ka kërkuar që kjo gjë të ndërrohet. Kjo kërkesë duket se ka hasur në mirëkuptimin e Turqisë, si kryesuese e radhës e këtij këshilli.
Deklarata finale e samitit, thotë se në samit duhet të përfshihet edhe Kosova dhe të pranohet si palë e barabartë e rajonit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 24/06/2010 12:38 - Plagosen tre persona në Skënderaj
- 24/06/2010 11:28 - Arrestohet një shqiptar dhe një sllovene të kërkuar nga interpoli slloven dhe gjerman
- 24/06/2010 11:21 - Ministri Hoxhaj: Kushtetuta nuk është e paqartë për mbajtjen e shamive
- 24/06/2010 11:18 - Dell: Të krijohen kushte më të volitshme për investime
- 23/06/2010 17:30 - PE: Të njihet Kosova nga të gjitha vendet e BE-së
Të vjetra:
- 23/06/2010 14:08 - Ivanoviq: Kosovën e Serbinë i presin bisedime të vështira
- 23/06/2010 11:59 - Rexhepi kthen Rrustemin e dorëhequr
- 23/06/2010 11:02 - Ahtisari: Pavarësia e Kosovës nuk zhbëhet edhe pas opinionit të Gj.N.D-së
- 23/06/2010 10:10 - Bukoshi nuk heq dorë nga shkarkimi i Ali Sadrisë
- 22/06/2010 19:58 - Kosova mungon në dy samite në Turqi, Qeveria e painformuar

